Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Krimi i rëndë në Kosovë/ Dyshohet se 25-vjeçarja shtatzënë u qëllua nga bashkëshorti, në spital mbërriti pa shenja jete

10:55 / August 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
26 vjecarja sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në Kërvasari të Malishevës, ku një 25-vjeçare humbi jetën, ndërsa bashkëshorti i saj 26-vjeçar mbeti i plagosur rëndë.

Sipas informacioneve të raportuara nga mediat në Kosovë, dyshohet se bashkëshorti ka qëlluar me armë zjarri gruan e tij. Ajo u plagos rëndë dhe, pavarësisht transportimit për në spital, nuk mundi të mbijetojë.

Policia e Kosovës konfirmoi se zyrtarët policorë mbërritën në vendngjarje pas raportimit për të shtëna me armë zjarri. Në një dhomë gjumi, efektivët gjetën çiftin të plagosur.

Të dy u transportuan drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor. Sipas njoftimit të QKUK-së, rreth orës 00:15 të 24 gushtit, në Qendrën Emergjente u pranuan dy persona nga rajoni i Malishevës.

“Njëra prej personave të pranuar, femër, 25-vjeçare, ka arritur në Qendrën Emergjente pa shenja jete, me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Sipas raportimeve, 25-vjeçarja ishte shtatzënë. Ajo nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj, 26 vjeç, u dërgua në spital me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe vijon të marrë trajtim mjekësor. Gjendja e tij shëndetësore raportohet si shumë e rëndë.

Në vendngjarje, Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Për rastin është angazhuar edhe prokurori i shtetit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar motivin.

Rasti po hetohet si “vrasje e rëndë”, ndërsa autoritetet pritet të japin informacione të tjera në vijim, në varësi të zhvillimit të hetimeve.

Ngjarja ka tronditur komunitetin në Malishevë, ndërsa rrethanat e plota dhe ajo që ka ndodhur brenda banesës mbeten ende objekt hetimi nga autoritetet.

bashkeshorti krim ne kosove vritet 25 vjevarja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026

Ukraina shënon 35-vjetorin e pavarësisë mes luftës dhe thirrjeve për më shumë mbështetje

10:32 / August 24, 2026

Aksident me Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy të lënduar

10:01 / August 24, 2026

BE miraton 6.1 miliardë euro për Ukrainën, në fokus mbrojtja ajrore, raketat dhe municionet

09:52 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.