Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se ka urdhëruar Forcat e Armatosura të Ukrainës të rrisin ndjeshëm sulmet me dronë me rreze të gjatë veprimi ndaj objektivave në Rusi. Sipas Zelenskyt, objektivi është që numri i sulmeve me dronë të arrijë në 1,000 në ditë, nga rreth 300 që kryhen aktualisht. “Duhet të ketë më shumë: ekziston një qëllim specifik dhe ne do ta përmbushim këtë detyrë”, tha presidenti ukrainas. Në të njëjtën kohë, sulmet ukrainase ndaj infrastrukturës energjetike ruse kanë shkaktuar probleme në sektorin e karburanteve. Prodhimi i benzinës në Rusi ra në rreth 70% të niveleve të kërkesës…
Author: tirana
Rënia e një akullnaje, që shkaktoi rrëshqitje masive dhe përmbytje përgjatë kufirit mes Nepalit dhe Tibetit, po shihet nga ekspertët si një “kambanë alarmi” për rritjen e paqëndrueshmërisë së zonave malore për shkak të ndryshimeve klimatike. Një analizë e publikuar nga revista shkencore Nature, duke iu referuar ekspertëve ndërkombëtarë, thekson se ngrohja globale mund të favorizojë rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet katastrofike në zonat me lartësi të mëdha. Shkalla e plotë e viktimave dhe dëmeve të shkaktuara nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e menjëhershme përgjatë sistemit të lumit Bhotekoshi ende nuk është përcaktuar. Zona është e banuar nga dhjetëra…
Kapiteneria e Portit të Durrësit ka ndaluar më 28 gusht 2026 hyrjen në radën e portit të anijes “HANUMAN”, e identifikuar nga inteligjenca ushtarake ukrainase si pjesë e të ashtuquajturës “flotë hije” ruse. Anija, me numër IMO 9295048 dhe me flamur të Sierra Leones, rezulton në databazën e GUR-it, Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës, si një prej mjeteve detare të përdorura për transportin e naftës dhe produkteve të naftës ruse. Sipas të dhënave të publikuara nga GUR dhe të përditësuara më 10 qershor 2026, “HANUMAN” është përfshirë në listën e “shadow fleet” për shkak të dyshimeve se ka transportuar produkte energjetike…
Një ditë pas mbledhjes me ministrat dhe drejtuesit politikë, kryeministri Edi Rama zhvillon sot takimin me të deleguarit politikë dhe deputetët e qarkut të Tiranës. Në fokus të diskutimeve pritet të jetë zbatimi në terren i dokumenteve “Besa” dhe “Prania Besnike”, si dhe organizimi i punës në kryeqytet. Në mbledhjen e djeshme, Rama u ka kërkuar drejtuesve politikë në qarqe të jenë në krye të këtij procesi dhe të kenë një prani më të madhe në zonat e tyre elektorale. Bashkë me strukturat e Partisë Socialiste, deputetët dhe kryetarët e bashkive, ata do të hartojnë një axhendë takimesh me qytetarët…
Dashi – Një ditë që ju shtyn të merrni iniciativa dhe të mos e lini asgjë për më vonë. Në punë mund të shfaqen mundësi të reja, ndërsa në dashuri një bisedë e sinqertë mund të afrojë më shumë çiftet. Beqarët mund të kenë një njohje interesante. Kujdes me shpenzimet e panevojshme. Demi – Do të ndiheni më të qetë dhe më të sigurt në vendimet tuaja. Puna kërkon përqendrim, por përpjekjet tuaja do të japin rezultat. Në marrëdhëniet sentimentale, shmangni kokëfortësinë dhe dëgjoni më shumë partnerin. Një lajm i mirë financiar mund t’ju gëzojë. Binjakët – Komunikimi do të jetë pika juaj më e fortë…
Edhe gjatë ditës së shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, ndërsa vranësira të pakta deri mesatare do të shfaqen përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje, kryesisht në orët e mesditës. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët, si dhe shtrëngata afatshkurtra në zonat malore, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Moti parashikohet i kthjellët, ndërsa vranësira të pakta deri mesatare do të shfaqen përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje, kryesisht në orët e mesditës. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht…
Një 56-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë aksidentale në fshatin Shosh të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, në një zonë pyjore, ku dyshohet se 56-vjeçari, teksa po priste ose mblidhte dru, është goditur aksidentalisht nga një pemë. Si pasojë e plagëve të marra, ai ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilluan sot një takim me drejtuesit vendorë të Policisë së Shtetit dhe të strukturave të Policisë Kufitare, me fokus forcimin e standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve dhe rritjen e besimit të publikut te Policia. Gjatë takimit, ministri vuri theksin te nevoja që çdo strukturë policore, në çdo nivel, të jetë e orientuar drejt qytetarit dhe të garantojë një shërbim profesional, etik, të shpejtë dhe në përputhje të plotë me ligjin. “Perceptimi dhe besimi i qytetarëve ndërtohen çdo ditë, mbi bazën e…
Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 20:00, në territorin e vendit janë raportuar 8 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive, 2 janë nën mbikëqyrje dhe 1 është shuar plotësisht. Për menaxhimin e situatës janë angazhuar struktura operacionale vendore dhe qendrore, përfshirë MZSH, Forcat e Armatosura, ADZM/AZM, shërbimin pyjor, Policinë e Shtetit, strukturat bashkiake dhe vullnetarë. Në mbështetje të operacioneve tokësore janë aktivizuar 2 helikopterë të Forcave të Armatosura. Në Malin e Dajtit, pas riaktivizimit të 3 vatrave, janë angazhuar 20 forca zjarrfikëse dhe të AZM-së, të mbështetura nga 1 helikopter i FA. Ndërhyrja ka vijuar në…
Tre anëtarë të së njëjtës familje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai) janë shoqëruar nga policia, pasi tentuan të futnin sende të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Veprave Penale për gra në Pojskë të Pogradecit.Rasti u zbulua një ditë më parë, kur familjarët kishin shkuar për të vizituar të afërmen e tyre, e cila po vuan dënimin për veprën penale të mashtrimit në këtë burg. Gjatë kontrollit të çantave me rroba që ata kishin sjellë për të dënuarën, punonjësit e burgut zbuluan se ata kishin fshahur një thikë dhe një telefon celular. Familja rumune kishte mbërritur në Shqipëri vetëm…
Një person ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Klos, pasi dyshohet se është hedhur nga Ura e Vashës, në rrethana ende të paqarta. Burime pranë Policisë bëjnë me dije se viktima dyshohet të jetë banues në Zall-Bastar të Tiranës. Dritan Lila, rreth 35 vjeç, nga Zall-Bastari, është personi që humbi jetën pasi u hodh nga Ura e Vashës. Lila ishte i martuar dhe baba i një fëmije. Mësohet se, pak para ngjarjes, ai i kishte dërguar një mesazh bashkëshortes së tij, duke i njoftuar për qëllimin për t’u hedhur nga ura. Bashkëshortja ka njoftuar menjëherë Policinë dhe familjarët, ndërsa…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që parashikon riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, mes tensioneve tregtare me Kanadanë, duke deklaruar se ndryshimi do të hyjë në fuqi menjëherë. “Do ta ndryshojmë emrin e Liqenit Ontario, me efekt të menjëhershëm, në Liqeni Amerika”, tha Trump në Zyrën Ovale përpara se të nënshkruante urdhrin ekzekutiv. Nënshkrimi vjen teksa marrëdhëniet mes Kanadasë dhe SHBA-së janë përkeqësuar pas dështimit të negociatave tregtare dhe vendosjes nga Washingtoni të tarifave të reja ndaj mallrave kanadeze, ndaj të cilave Otava u kundërpërgjigj menjëherë. Urdhri udhëzon sekretarin e brendshëm, Doug Burgum dhe Departamentin…