Këtë të enjte në Monaco duke nisur nga ora 18:00 do të mbahet shorti i fazës së ligës për sezonin 2026-27 në Champions League, kompeticionit më të vlefshëm për klube në Evropë.
Të mërkurën u ndanë katër biletat e fundit për këtë turne, ndërsa është mësuar panorama e plotë e 36 skuadrave të kualifikuara dhe ndarja e tyre në katër vazo. Në secilën vazo do të jenë nëntë skuadra, teksa ndarja është sipas koeficientëve të secilës skuadër dhe rezultatet e tyre në historinë e garave evropiane.
Për të tretin vit radhazi, Champions League do të garojë në fazën e ligës me formatin e ri, 36 skuadra dhe një renditje e përgjithshme. Secila nga 36 ekipet do të luajë 8 ndeshje kundër rivalëve të ndryshëm, 4 në shtëpi dhe 4 jashtë fushe.
Tetë skuadrat e para në renditje do të kualifikohen direkt në 1/8-at, ndërsa ekipet nga vendi i 9 deri në të 24-tin do të luajnë në play-off për një vend në fazën me eliminim direkt. Skuadrat nga vendi i 25-të e deri në të 36-in eliminohen nga gara.
Shorti – Ndeshjet do të përcaktohen nga ‘superkompjuteri’ i cili merr të dhënat nga ndarja në vazo dhe përzgjedhja e goglave që do të bëhet manualisht gjatë shortit.
Ndeshjet e para të fazës së ligës për sezonin e ri 2026-27 do të zhvillohen nga 8 deri në 10 shtator 2026.
Më poshtë 36 skuadrat që do marrin pjesë këtë sezon në fazën e ligës së Champions dhe ndarja në vazo:
Vazoja 1:
PSG
Bayern Munich
Real Madrid
Liverpool
Inter
Manchester City
Arsenal
Barcelona
Atletico Madrid
Vazoja 2:
Borussia Dortmund
Roma
Sporting Lisbone
Aston Villa
Porto
Manchester United
Club Brugge
Real Betis
PSV
Vazoja 3:
Feyenoord
Lille
Bodø/Glimt
Napoli
RB Leipzig
Villarreal
Fenerbahce
Shakhtar Donetsk
Galatasaray
Vazoja 4:
Slavia e Pragës
Slovan Bratislava
Stuttgart
AEK Athinë
LASK Linz
Como
Lens
Viking
Sabah Baku

