Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dita e parë e shkollës, nxënësit do njihen me rregullat, ndalohet celulari dhe ushqimi i pashëndetshëm

08:07 / August 28, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 68be8099191bf 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Viti i ri shkollor do të nisë më 14 shtator me disa ndryshime. Ministria e Arsimit ka miratuar udhëzuesin, ku i jepet një fokus i veçantë ditës së parë në institucionet arsimore, jo për mësim, por do të shërbejë për orientimin e nxënësve me rregulloren dhe normat e sjelljes.

Në çdo klasë, nxënësit do të njihen me rregullat e sigurisë, kodin e veshjes në shkollë, ndalimin e përdorimit të telefonit celular, moslejimin e ushqimeve të pashëndetshme, respektimin e njëri-tjetrit dhe bashkëjetesës në komunitetin shkollor.

“Informimi dhe orientimi i nxënësve realizohet nga të gjithë anëtarët e stafit të institucionit arsimor, përfshirë mësuesit e të gjitha lëndëve, mësuesit kujdestarë, shërbimin psiko-social, oficerët e sigurisë dhe punonjësit e tjerë të institucionit. Çdo anëtar i stafit kontribuon në përforcimin e njohjes, kuptimit dhe zbatimit të rregullave nga nxënësit”, thuhet në udhëzues.

Në udhëzim është shtuar edhe një nen i ri për vlerësimin dhe menaxhimin e riskut në shkolla. Zyrat vendore arsimore kanë për detyrë të caktojnë koordinatorët e riskut dhe të hartojnë regjistrat e riskut, ku do të klasifikohen shkollat sipas shkallëve të rrezikut.

Vlerësimi do të bëhet përmes dëshmive, anketave, si dhe vëzhgimeve fizikisht për çdo institucion. Më tej, drejtuesit e shkollave duhet të marrin masa për reduktimin dhe eliminimin e risqeve dhe të koordinohen me bashkinë, policinë dhe shërbimet shëndetësore për risqet jashtë kompetencës së shkollave.

Me prioritet edhe këtë vit, në udhëzim vlerësohet parandalimi i dhunës, bullizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, ku theksohet si element i ri i shkruar vendosja e një bashkëpunimi të ngushtë mes stafit, komunitetit dhe prindërve.

celulari dita e pare e shkolles nxenesit rregulla ushqim i shendetshem
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump nënshkruan urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

08:12 / August 28, 2026

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026

Nepal/ Mbi 100 punëtorë të bllokuar në tunel, nis operacioni i kërkim-shpëtimit pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve/ Shkon mbi 470 numri i viktimave

08:00 / August 28, 2026

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.