Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Përgatitje qesharake për triumfalizëm

10:48 / August 29, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0 Mero Baze 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Genc Pollo ishte përpjekur të bënte humor. Ngaqë është një sport që s’e ka ushtruar kurrë, natyrisht është keq në këtë drejtim. Kish marrë një foto të ambasadores Yuri Kim dhe kish tentuar të prodhonte një meme, sikur ajo po priste në aeroport në New York Sali Berishën, që ka nisur fushatën e dytë të përgatitjeve për marrjen e vizës, pas përpjekjes së tij të parë për të marrë vizë mjekësore si i sëmurë me prostatë speciale. Tani po përpiqet të marrë vizë për një mbledhje republikanësh ndërkombëtarë në SHBA, duke qenë se është lider i pazëvendësueshëm i së djathtës botërore, duke qëndruar 36 vjet kryetar partie.

Ana komike e gjithë kësaj përgatitjeje për triumfalizëm është se Sali Berisha është shpallur “non grata” nga SHBA-të dhe vazhdon të jetë “non grata”. Nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimin zyrtar të SHBA-ve ndaj tij. Brenda këtij sanksioni të përjetshëm ka vetëm një lehtësi, që ti mund të shkosh në SHBA me vizë speciale nëse vuan nga një sëmundje që mund të shërohet vetëm në SHBA, nëse ftohesh në OKB, duke qenë se ajo ka ekstraterritorialitet brenda SHBA-ve, apo nëse ftohesh në ndonjë ngjarje ndërkombëtare për arsye të rëndësisë që ke si politikan në vendin tënd.

Berisha ka provuar sëmundjen, por me sa duket nuk ia kanë quajtur. I kanë thënë që prostata mjekohet dhe në Evropë. Tani po tenton të bëhet republikan si Fatmir Mediu. Ndoshta ka shans ta provojë dhe atë punën e ftesës nga OKB, siç e bënte Fidel Castro, se ai e përdorte atë klauzolë.

Kjo as ia heq “non grata”-n, as e bën atë lider të pranueshëm për SHBA dhe Britaninë e Madhe, dy vendet që e kanë shpallur ligjërisht “non grata”. Por e bën vizitor disa ditor në SHBA, ku mund të takojë Hilmi Bershën nga Vatra dhe ate tropojanin qe ka paguar 6 milione diolalre per vizen. 

Por nëse një ditë do t’i jepej mundësia ta lexojë dosjen e tij në Uashington dhe arsyet përse është shpallur “non grata”, shumica e faqeve janë të mbushura nga denoncimet e Genc Pollos. Ai e ka denoncuar për krizën greke më 1995, për zgjedhjet më 1996, për lidhjet islamike në vitet 1994-1998, lidhjet me Al Qaedën, pajisjen me pasaporta shqiptare të disa prej krerëve të Al Qaedës që vepronin kryesisht në Bosnjë, për përfshirjen në skemat piramidale dhe transferimin e parave të familjes së tij në SHBA (këtë e ka dhe deklaratë publike në vitin 2000) etj.

Memia më e bukur do të ishte sikur zonja Yuri Kim ta priste Berishën në Departament të Shtetit, duke i treguar dosjen dhe në faqen e parë të shfaqej firma e Genc Pollos. Pastaj fantazia për diçiturë mund të lihej e lirë dhe mund të shpjegohej dhe më qartë pse Genc Pollo tani bën sikur gëzohet nëse merr Berisha vizë për SHBA.

Berisha e ka fituar betejën me shpalljen “non grata” në partinë e tij dhe tek elektorati i tij. Ai ka arritur ta injorojë sulmin amerikan ndaj tij, duke prodhuar një parti antiamerikane në Shqipëri që mes SHBA-ve dhe tij ka zgjedhur Berishën. Kështu që nuk i bën më dëm të qenit “non grata” tek partia e tij. Dhe ai pushtetin e do vetëm mbi partinë e tij. Pushtet në Shqipëri nuk merr më.

Kujdesi i Genc Pollos për të nisur përgatitjet për triumfin e marrjes së vizës nga Berisha, duke e trajtuar atë si një emigrant me “expuls”, është një fyerje tinëzare për Berishën, nga një njeri që ka bërë boll për të qenë në atë pozitë që është sot Berisha, së paku në raport me SHBA. Dhe ne të tjerët kemi ndihmuar, por kurrë s’ia kemi arritur dot atij.

Mero Baze oponion pergatitje qesharake triumfalizem
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Metamorfoza agresive e burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese

17:00 / August 28, 2026

Republikat e pavarura të Republikës së Shqipërisë

09:40 / August 27, 2026

Drejtësia duhet të jetë shërbim, jo vetëm gjykim

16:18 / August 26, 2026

Dobët në internet, fort në terren…

17:56 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.