Author: tirana

Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar retorikën ndaj Iranit, duke e cilësuar vendin si një “komb të dështuar” dhe duke sulmuar drejtuesit e tij pas përshkallëzimit të ri ushtarak mes dy vendeve. Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump tha se lidershipi iranian është në “rrëmujë totale” dhe se, sipas tij, nuk është në gjendje ta përfaqësojë siç duhet vendin. Deklarata e presidentit amerikan vjen pasi SHBA-ja dhe Irani shkëmbyen sulme gjatë natës. Forcat amerikane goditën objektiva iraniane në ishullin Larak, ndërsa Irani u kundërpërgjigj me sulme me raketa ndaj bazave amerikane në Jordani. Përshkallëzimi i…

Read More

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) janë pajtuar që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president të Kosovës. Marrëveshja u njoftua nga kreu i LDK-së, Lumir Abidxhiku, pas takimit të sotëm me kreun e LVV-së, Albin Kurti. “Nga data 9 korrik kemi nisur dhe zhvilluar diskutimet. Kemi qenë të vendosur të gjejmë zgjidhje për të ecur përpara dhe të evitojmë zgjedhjet. Bisedimet nuk ishin të lehta, por ishin shteruese. Kemi pasur bisedime të vazhdueshme. Kemi qenë të përkushtuar për një emër konsensual. Janë përmendur shumë emra që kanë dhënë kontribut dhe që kanë vlera demokratike e qytetare. Gjatë diskutimeve…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se ka nisur zbatimi i projektit për forcimin e sigurisë në shkolla përmes përdorimit të kamerave inteligjente. Sipas tij, tashmë 20 shkolla në Tiranë janë pajisur me kamera inteligjente, të cilat do të shërbejnë si një mjet shtesë për drejtuesit e institucioneve arsimore, punonjësit e sigurisë dhe prindërit. “Kur një tragjedi e tmerrshme në një shkollë të Tiranës mbajti frymën e mbarë Shqipërisë, kamerat nuk na ndihmuan dot mjaftueshëm për të kuptuar dinamikën e asaj ngjarjeje. Atëherë unë bëra një zotim; do të sjellim Shqipërinë në nivelin më të lartë të teknologjisë për…

Read More

Takimet e fundit mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë shtuar pritshmëritë për arritjen e një marrëveshjeje lidhur me zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Dy liderët u takuan sërish të shtunën në mbrëmje, por pas përfundimit të takimit nuk dhanë detaje dhe nuk bënë deklarata për mediat. Ndërkohë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, është shprehur optimiste se negociatat mes palëve mund të përfundojnë me një rezultat pozitiv. Sipas mediave në Prishtinë, Haxhiu ka bërë thirrje që një marrëveshje të arrihet sa më shpejt, duke e konsideruar zgjedhjen e presidentit si një…

Read More

Pas një sërë takimesh me drejtues politikë, ministra e të deleguar në Tiranë, tashmë është radha e grupit parlamentar socialist të ulet në tryezë me kryeministrin dhe njëkohësisht drejtuesin e partisë, Edi Rama. Mbledhja është njoftuar për tu mbajtur ditën e enjte në orën 10:00 te Pallati i Brigadave. Ashtu si dhe në takimet e tjera, në fokus do të jetë dokumenti “Besa”, baza e një qasjeje të re qeverisëse për pjesën e mbetur të mandatit. Axhenda e ngjeshur e Ramës ka nisur që prej 23 dhe 24 gushtit në Pogradec, ku thirri në mbledhje drejtuesit politikë të qarqeve dhe…

Read More

Rreth 17 mijë tekste janë shpërndarë për diasporën në prag të nisjes së vitit të ri shkollor. Përmes një videomesazhi, ministri i jashtësm Ferit Hoxha tha se tekstet janë shpërndarë për 15 shtete në Europë, po ashtu edhe në SHBA dhe në Kanada. “Përpara nisjes në një aktivitet ndërkombëtar, dua të them dy fjalë për librat për vitin shkollor 2026–2027 në Diasporë. Janë parashikuar mbi 5700 paketa mësimore, ose rreth 17 mijë tekste, për 15 shtete në Evropë, si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada. Bëhet fjalë për tekstet e përbashkëta “Gjuha shqipe” dhe “kultura shqiptare”…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Marleen Monster, me rastin e prezantimit të Letrave Kredenciale. Presidenti Begaj rikonfirmoi angazhimin e fortë të Shqipërisë për thellimin e marrëdhënieve me Holandën, si një partner i rëndësishëm evropian dhe aleat i besueshëm brenda NATO-s. Në takim u theksua se marrëdhëniet politike midis dy vendeve janë të shkëlqyera dhe, gjithashtu, marrëdhëniet ekonomike janë në nivele të larta. Kreu i Shtetit falënderoi Mbretërinë e Holandës për ndihmën që i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në fushat e mbrojtjes, rendit, shtetit të së…

Read More

Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 09:00 në territorin e vendit janë raportuar 31 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 5 nën mbikëqyrje. Për përballimin e situatës janë angazhuar në total 319 forca operacionale dhe 24 automjete zjarrfikëse, ndërsa në mbështetje të operacioneve janë angazhuar 80 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Situata më problematike vijon në zonën e Dajtit, në drejtim të Qafë-Priskës, përballë Farkës, ku zjarri mbetet aktiv. Sot operacioni vijon me 15 forca zjarrfikëse, 9 forca të AdZM dhe 20 efektivë të FA. Nuk raportohet rrezik për…

Read More

Një 37-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës, ku po dërgohej për trajtim më të specializuar mjekësor. Gruaja ishte paraqitur fillimisht në Spitalin e Pogradecit për shkak të problemeve shëndetësore. Pas ekzaminimeve dhe konsultave, mjekët vendosën transferimin e saj drejt kryeqytetit. Gjatë transportit, në afërsi të Elbasanit, gjendja shëndetësore e 37-vjeçares është përkeqësuar, ndërsa ajo ka humbur jetën. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se gruaja mund të ketë pësuar hemorragji të brendshme, megjithatë shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar zyrtarisht. Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga veprimet procedurale dhe ekspertiza mjeko-ligjore.

Read More

Mbetet ende mister identiteti i kufomës së gjetur në Seman, verifikimet nëpërmjet analizës së ADN-së për disa raste të humburish. Identifikimi i trupit të dekompozuar që u gjet në grykëderdhjen e Semanit të premten, nuk është bërë i mundur nga ekspertiza paraprake në morgun e Fierit. Për këtë arsye është dërguar për analiza të mëtejshme trupi i viktimës në Institutin e Mjekësisë Ligjore ku veç analizave për të përcaktuar moshën, shkakun dhe kohën saktë te vdekjes do të kryhet edhe analizë ADN-je. Nëpërmjet kësaj analize pritet të përcaktohen karakteristikat trupore të kufomës si pesha dhe gjatësia por edhe krahasimi me…

Read More

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotme në aksin rrugor Gosë-Vilbashtovë. Në informacionin paraprak të dhënë nga policia, sqarohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:05 teksa një automjet është përplasur me një motor. Për pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit. Sakaq, hetimet po vijojnë për dokumentin e plotë të rrethanave të rastit. “Rreth orës 09:05, në aksin rrugor Gose–Vilbashtovë, Kavajë, një automjet me drejtues shtetasin C. N. është përplasur me një motomjet. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi L. A., 49 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje…

Read More

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, është paraqitur sërish në ambientet e SPAK, disa javë pasi iu komunikua se ishte person nën hetim për pastrim parash. Igli Tare është rikthyer sërish në Prokurorinë e Posaçme. Ish-drejtori sportiv i Lazios dhe Milanit në Itali është paraqitur këtë të hënë në SPAK, në kuadër të hetimeve që e kanë vendosur atë nën akuzën e pastrimit të parave. Tare ishte thirrur edhe disa kohë më parë në Prokurorinë e Posaçme, ku pas një seance të gjatë marrjeje në pyetje, që zgjati rreth 5 orë e gjysmë, u largua pa bërë deklarata për mediat.

Read More