Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të mërkurë ministrat, zëvendësministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri politik. Mbledhja e qeverisë është parashikuar të zhvillohet në orën 11:30, ndërsa në orën 13:00, në Vilën e Kuqe në Tiranë, do të mblidhen zëvendësministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve. Në qendër të diskutimeve pritet të jenë porositë e kryeministrit për zbatimin e dy dokumenteve strategjike të Partisë Socialiste, “Besa” dhe “Prania Besnike”, të cilat synojnë një komunikim më të drejtpërdrejtë me qytetarët. “Prania Besnike” fokusohet te prania e vazhdueshme e përfaqësuesve politikë në terren, ndërsa “Besa”…
Author: tirana
Një zëvendëspresidente e Bank of America është vrarë me thikë në Times Square, në New York, në një sulm që autoritetet e kanë cilësuar si të rastësishëm dhe të paprovokuar. Ngjarja ndodhi të hënën rreth orës 16:24, sipas orës lokale, në zonën pranë West 42nd Street dhe Seventh Avenue, në zemër të Manhattanit. Viktima është identifikuar si Erin Piacenti, 32 vjeçe, konfirmoi Policia e New York-ut (NYPD). Bank of America konfirmoi humbjen e një prej punonjëseve të saj.Ajo ishte zëvendëspresidente në njësinë Business Selection and Conflicts të Bank of America, sipas profilit të saj në LinkedIn. Komisionerja e NYPD-së, Jessica…
Dashi: Një zhvillim i papritur mund të ndryshojë ritmin e ditës dhe t’ju detyrojë të merrni një vendim shpejt. Në punë, një mundësi e re mund të shfaqet aty ku nuk e prisni. Në marrëdhënie, një bisedë e sinqertë mund të sqarojë një situatë të mbetur pezull. Mbrëmja sjell më shumë qetësi dhe kohë për veten. Demi: Sot mund të merrni një lajm që e keni pritur prej kohësh, veçanërisht në lidhje me një çështje pune ose financiare. Mos nxitoni të bëni shpenzime vetëm sepse gjërat duken më të favorshme. Një takim i rastësishëm mund t’ju sjellë një ide interesante. Në dashuri,…
Teherani ka nisur sulme me raketa dhe dronë ndaj objektivave amerikane në Jordani, Kuvajt, Irak dhe Bahrein, pasi forcat amerikane rifilluan sulmet kundër Iranit të martën. Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane raportoi se pesë persona, përfshirë një fëmijë, u vranë dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën kur shrapnela nga një sulm me raketa amerikane goditën një shtëpi ku po zhvillohej një dasmë në Sirik, në Iranin jugor, shkruan BBC. Ushtria amerikane tha se ishte në dijeni të raporteve, por se nuk kishte synuar kurrë civilë. Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) tha se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit pasuan “sulme…
Ditën e mërkurë vendi ynë parashikohet të vijojë të ketë pothuajse të njëjtat kushte meteorologjike. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Reshje lokale shiu me intensitet të ulët në orët e mesditës e pasdites përgjatë relieveve malore. Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s. Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.
Meteorologët në Itali përgatiten për valën e gjashtë të nxehtit afrikan sipas La Republicca-s, që flet për disa reshje e stuhi të izoluara me hyrjen e shtatorit sidomos në zonat malore, por kjo të jetë vetëm një pauzë e shkurtër pas së cilës mund të pllakosë sërish përvëlimi. Ekspertët thonë se temperaturat do të mbeten pak mbi mesataret sezonale, ndërsa në Romë mund të arrijnë sërish 36-37 gradë Celsius. Nga e enjtja, nga sa pretendon media e njohur italiane, një kupolë nxehtësie apo “Heat Dome” siç njihet ndryshe, ka gjasa të shtrihet mbi Itali dhe pjesë të mëdha të Europës,…
Studimi i Harvard hap rrugë të reja për të kuptuar plakjen e qelizave cerebrale Rekord i ri shkencor, organoidet e trurit të kultivuara nga qeliza njerëzore mund të mbijetojnë deri në 5 vite. Studimi i Harvardit ndihmon në zbulimin e proceseve të zhvillimit dhe plakjes së trurit. Arritet një rekord me kultivim organoidesh të trurit në laborator për 5 vjet me radhë, koha më e gjatë e dokumentuar deri më sot. Kanë mbijetuar kaq gjatë për herë të parë këto modele të vogla 3D të trurit të kultivuara në laborator, duke u nisur nga qeliza njerëzore. Dhe është vërejtur se…
Rregullorja e re e GJKKO-së, e cila ka hyrë në fuqi nga 1 shtatori mes kundërshtimeve të forta të komunitetit të medias, shoqërohet edhe me një formular akreditimi që ngre pikëpyetje serioze për mënyrën se si Gjykata e Posaçme po e trajton aksesin e gazetarëve. Për t’u akredituar, gazetarëve, kameramanëve, fotografëve dhe punonjësve të tjerë të medias u kërkohet të dorëzojnë një sërë të dhënash personale, ku veç emrit e datëlindjes, iu kërkohet të dhëna si adresa e banimit dhe vërtetime nga puna Por kërkesat nuk mbarojnë këtu. Formularit duhet t’i bashkëngjitet kopje e dokumentit të identifikimit, fotografi për kartën…
Pas largimit të Anuela Ristanit nga detyra e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, mësohet se ka dhënë dorëheqjen edhe Sekretari i Përgjithshëm i bashkisë, Eldi Hoxha. Pas dorëheqjes së Hoxhës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka komanduar në postin e Sekretarit të Përgjithshëm Alban Dokushin. Dokushi rikthehet kështu në detyrë edhe pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila kishte vendosur në favor të tij. Lëvizjet në administratën e Bashkisë së Tiranës vijnë pas vendimit të Veliajt për të larguar Anuela Ristanin, e cila ushtronte funksionet e kryetarit të bashkisë gjatë kohës që Veliaj ndodhet në paraburgim.
Rregullorja e re e GJKKO-s ka shkaktuar reagime jo vetëm nga organizatat e gazetarëve, por edhe nga Dhoma e Avokatisë, pasi kufizimet e përcaktuara prekin edhe avokatët gjatë proceseve gjyqësore. Ndër masat e reja parashikohet ndalimi i përdorimit të telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera elektronike brenda sallave të gjyqit, një kufizim që zbatohet edhe për përfaqësuesit ligjorë të palëve. Avokatët Maks Haxhia dhe Klodjan Skënderaj iu drejtuan GJKKO-së me një shkresë nga Dhoma e Avokatisë për të rishikuar vendimin. “Shpresoj të kemi një reagim sa i përket kërkesës që depozituam sot. Masa për mos përdorimin e telefonave nga avokatët…
Nga sot, 1 shtator, transporti publik në Tiranë nis funksionimin me një numër më të reduktuar autobusësh. Operatorët urbanë kanë nxjerrë në qarkullim rreth 20-30% më pak mjete, masë e cila prek frekuencën e shërbimit në linjat urbane të kryeqytetit. Reduktimi vjen në një kohë kur operatorët kanë ngritur shqetësime për situatën financiare dhe kostot e operimit të shërbimit. Për pasagjerët, masa pritet të sjellë intervale më të gjata të qarkullimit të autobusëve në linja të ndryshme. Vendimi për reduktimin e mjeteve ishte paralajmëruar më herët nga operatorët përmes kërkesave drejtuar institucioneve përgjegjëse. Nga sot, shërbimi urban në kryeqytet vijon…
Analisti Ergys Mërtiri thotë se pakënaqësia e qytetarëve ndaj qeverisë është rritur dhe protestat pritet të rikthehen me intensitet më të madh gjatë shtatorit. ”Do të ketë një rritje të numrave në shtator, ndërsa zjarri i protestës po mbahet ndezur. Sapo qeveria të bëjë një tjetër skandal, kjo do të provokojë edhe më shumë ridaljen e turmave në shesh”, u shpreh Mërtiri. Ai kritikoi edhe mënyrën se si Partia Demokratike po e menaxhon situatën, duke thënë se protesta nuk identifikohet me Sali Berishën. “Berisha ka dalë qesharak, bën sikur protesta është me të. Por protesta kërkon që ai të largohet. PD duhet të…