Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama mbledh sot qeverinë dhe drejtuesit politikë: Në fokus “Besa”, “Prania Besnike” dhe zgjedhjet e 2027

10:58 / September 2, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama rama 1 1068x712 1 1024x683 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të mërkurë ministrat, zëvendësministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri politik.

Mbledhja e qeverisë është parashikuar të zhvillohet në orën 11:30, ndërsa në orën 13:00, në Vilën e Kuqe në Tiranë, do të mblidhen zëvendësministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve.

Në qendër të diskutimeve pritet të jenë porositë e kryeministrit për zbatimin e dy dokumenteve strategjike të Partisë Socialiste, “Besa” dhe “Prania Besnike”, të cilat synojnë një komunikim më të drejtpërdrejtë me qytetarët.

“Prania Besnike” fokusohet te prania e vazhdueshme e përfaqësuesve politikë në terren, ndërsa “Besa” synon dëgjimin e qytetarëve dhe evidentimin e problematikave me të cilat përballen.

Seria e takimeve të strukturave socialiste nisi më 23 gusht në Pogradec dhe tashmë është zhvendosur në Tiranë. Diskutimet lidhen me organizimin e punës, forcimin e strukturave dhe përgatitjet për sezonin e ri politik.

Një tjetër çështje e rëndësishme në axhendë është përgatitja për zgjedhjet vendore të vitit 2027, si dhe organizimi i strukturave të Partisë Socialiste në kryeqytet.

Drejtuesit politikë të qarqeve janë porositur të intensifikojnë punën në terren dhe komunikimin me qytetarët në zonat që mbulojnë. Ata do të kenë gjithashtu përgjegjësinë për koordinimin e zbatimit të dy projekteve të reja të PS-së.

Në bashkëpunim me strukturat e partisë, deputetët dhe kryetarët e bashkive, drejtuesit politikë do të hartojnë një axhendë takimesh me qytetarët, me synim evidentimin e problematikave individuale dhe komunitare.

Në fokus do të jenë çështje që lidhen me infrastrukturën, menaxhimin e mbetjeve, investimet dhe problematika të tjera që prekin drejtpërdrejt komunitetet.

Shqetësimet e evidentuara gjatë takimeve në terren do t’u përcillen ministrive përkatëse. Ndërkohë, ndjekja institucionale e problematikave deri në gjetjen e një zgjidhjeje do t’i besohet një zëvendësministri.

mbledh qeverine Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Financial Times”: Rusia po e ndihmon fshehurazi Iranin të zhvillojë raketa hipersonike

11:44 / September 2, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026

Zelensky paralajmëron kompanitë ajrore: Hapësira ajrore e Rusisë po bëhet plotësisht e rrezikshme

11:35 / September 2, 2026

Protesta para Kryeministrisë, arrestohen 14 persona pas përplasjeve me policinë

11:27 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.