Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Fundjava e fundit e gushtit, kolona automjetesh në Morinë nga fluksi i qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë

10:16 / August 29, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 eecebccac7c46cc388dd83b59f0c5b00
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mëngjesi i kësaj të shtune nisi me fluks të lartë qytetarësh e mjetesh në pikën e përbashkët kufitare të Morinit. Duket se qytetarët e Kosovës po shfrytëzojnë edhe fundjavën e fundit të gushtit për ta kaluar pranë bregdetit. Numri më i lartë i mjeteve u shënua mes orës 5 deri në orën 7 të mëngjesit.

Policia kufitare operoi me procedurën e përshpejtuar për kalimin e kufirit pa kontrolle për automjetet me targa të Kosovës e Shqipërisë, gjithsesi herë pas here krijohen kolona të gjata mjetesh deri në thellësi të territorit të Kosovës. Për qytetarët e Kosovës kjo javë e fundit e gushtit shënon edhe mbylljen e sezonit të pushimeve edhe për një arsye tjetër, pasi ndryshe nga Shqipëria, në Kosovë procesi mësimor 2026-2027 nis më datën 1 shtator.

Pavarësisht këtij fakti, procedura e kalimit të kufirit pa kontrolle për mjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës është në fuqi deri më datën 30 shtator. Sipas marrëveshjes ndërqeveritare, kjo procedurë aplikohet në dy sezone, përkatësisht për sezonin e verës nga data 1 maj deri më 30 shtator dhe 1 nëntor deri më 28 shkurt për sezonin e dimrit. Përgjatë kufirit Shqipëri-Kosovë, funksionojnë 5 pika të kalimit kufitar dhe 22 vendkalime të lehtësuara për qytetarët e brezit kufitar në distancat 30 km nga vija e kufirit.

fluks automjetesh fundjave e fundit gusht Kosove Morine Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çështjet që mund të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë me luftën në Iran

10:43 / August 29, 2026

Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, policia arreston 67-vjeçarin në Burrel

10:24 / August 29, 2026

Rrobat e reja kanë një kosto të padukshme: Pse duhen larë para përdorimit?

10:09 / August 29, 2026

Zjarret në vend, Mbrojtja: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 34 vatra, 5 ende aktive

10:05 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.