Hedhja e mbetjeve nga automjetet do të ndëshkohet me gjobë deri në 200 mijë lekë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka paralajmëruar shoferët dhe udhëtarët se çdo rast i ndotjes së rrugëve do të konsiderohet shkelje e ligjit dhe do të pasohet me masa ndëshkuese.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ARRSH bën të ditur se, në bazë të ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, personat që hedhin mbetje nga automjetet apo i braktisin ato përgjatë rrjetit rrugor mund të gjobiten nga 65 mijë deri në 200 mijë lekë.
Institucioni paralajmëron gjithashtu se në ditët në vijim kontrollet do të intensifikohen në të gjithë rrjetin rrugor. ARRSH, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të përdorë kamerat inteligjente për të identifikuar automjetet dhe personat që hedhin mbetje nga makinat.
Sipas ARRSH-së, qëllimi i këtyre masave është parandalimi i ndotjes së rrugëve dhe mbajtja e hapësirave publike të pastra, veçanërisht në një periudhë kur në rrugët e vendit ka një numër të lartë udhëtarësh dhe turistësh.
“Rrugët e Shqipërisë nuk janë kosh plehrash”, thekson ARRSH, duke shtuar se hedhja e një shisheje, qeseje apo çdo mbetjeje tjetër nga automjeti përbën shkelje të ligjit.
Institucioni sqaron se rastet do të dokumentohen përmes kamerave, ndërsa automjeti dhe personi që kryen shkeljen do të identifikohen për t’u vendosur më pas masa përkatëse administrative.
ARRSH u bën apel qytetarëve që mbetjet t’i mbajnë në automjet dhe t’i hedhin në vendet e përcaktuara, duke theksuar se ekipet e mirëmbajtjes janë çdo ditë në terren për pastrimin e rrugëve, por ndotja e përsëritur nga qytetarët e vështirëson këtë proces.
“Kush ndot, paguan”, është mesazhi i ARRSH-së, e cila paralajmëron zero tolerancë ndaj hedhjes së mbetjeve në
