Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

4 mijë aplikime për rimbursimin e inputeve bujqësore

13:34 / September 2, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
images 72
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fermerët në vendin tonë po vijojnë të përdorin skemën e kompensimit përmes autofaturës pasi mbi 4 mijë aplikime janë kryer online gjatë dy muajve të fundit.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nga 1 korriku deri më 31 gusht prej totalit të mësipërm të aplikimeve, 2 mijë e 906 të tilla janë miratuar, ndërsa 1 mijë e 16 janë ende në proces shqyrtimi.

Në total vlera e kompensimit, në masën prej 10% arrin në rreth 10 milionë euro duke përfaqësuar shumën totale të përfitimeve të parashikuara nga aplikimet.

Ashtu sikurse është bërë e ditur prej muajsh nga qeveria, skema e autofaturës synon të thjeshtojë procedurat për fermerët dhe ka për qëllim të rimbursojë TVSH-në 10% që fermeri ka paguar për inputet bujqësore, si plehrat kimike, farat dhe fidanët, duke ulur kostot e prodhimit dhe duke nxitur formalizimin e transaksioneve në këtë sektor të rëndësishëm për vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u rikujton fermerëve se procedura e aplikimit për autofaturën kryhet online përmes “E-Filing”, duke mundësuar aksesimin e kompensimit nëpërmjet një procedure të digjitalizuar.

4 mije aplikime inputeve bujqesore rimbursim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nuk largohem nga detyra”/ Rama për median greke/ Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me molotov

10:07 / October 27, 2026

Paketa fiskale/ TVSH për ushqimet ulet për herë të parë nga 20% në 6%, për turizmin shkon në 10%

09:38 / October 27, 2026

Rama u bën sërish thirrje protestuesve për dialog

08:25 / October 27, 2026

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, lë pas Mbappé dhe Yamal

08:24 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.