Author: tirana

Një shpërthim i shkaktuar nga një sasi e vogël lënde plasëse ka ndodhur rreth orës 03:15 në rrugën “Fusha e Sportit”, në Vorë. Sipas informacionit paraprak, lënda plasëse ishte vendosur në derën e banesës së shtetasit Fatmir Shehu, ndërsa si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të lehta materiale. Pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave. Hetuesit po punojnë gjithashtu për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar për ngjarjen. Hetimet vijojnë.

Read More

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, është përpjekur të minimizojë përshkallëzimin e fundit të armiqësive me Iranin, duke deklaruar se konflikti nuk duhet të cilësohet si “luftë”, ndërsa Presidenti Donald Trump thuhet se po shqyrton mundësinë e shpalljes së fitores amerikane dhe përfundimit të konfliktit. Lundrimi në Ngushticën e Hormuzit është kthyer pothuajse në nivelet e para luftës, me flukset e naftës dhe gazit që janë rritur pas një rënieje të përkohshme. Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Vance tha se Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë fund operacioneve të mëdha luftarake kundër Iranit, pavarësisht shkëmbimeve të reja…

Read More

Dy shtetase nga Brazili 46 dhe 21 vjeçen dhe një nga Kolumbia 23 vjeçe, janë arrestuar nga blutë e Tiranës të akuzuara për ushtrim prostitucioni. Rastet janë identifikuar nëpërmjet reklamimit nëpër rrjete sociale si dhe nga dy apartamente të marra me qira për kryerjen e kësaj veprimtarie të paligjshme. Njëra prej brazilianeve të arrestuara, 46 vjeçe, shfrytëzonte për prostitucion 21-vjeçaren në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Abdyl Frashëri”. Ndërkohë 23-vjeçarja nga Kolumbia vepronte në një apartament në rrugën “Hamdi Sulcebe”, për të ushtruar prostitucion. Sakaq, policia ka gjetur dhe sekuestruar e 6 celularë ndërsa hetimet po vijojnë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka uruar përmes një videoje, Kryeministren Giorgia Meloni, në një ditë historike për qeverinë italiane. Pas 1,413 ditësh në detyrë, qeveria e Melonit bëhet më jetëgjata në historinë e Republikës Italiane. “Giorgia, lexoj që nga sot je shefja më jetëgjatë e qeverisë në historinë e republikës italiane. Por vërtet, isha mësuar keq që vetëm unë po dilja jetëgjatë”, thotë Rama. Më tej, kryeministri flet për trazirat që emri i Melonit shkaktoi në fillim të marrjes së detyrës, por tani, për shkak të saj, në Itali ka “inflacion demokracie.” Megjithatë, kryeministres italiane i mbetet një tjetër rekord ende…

Read More

Edhe në orët e vona të mbrëmjes, sipas Bashkisë së Tiranës punonjësit kanë vijuar punën në terren për rikthimin e normalitetit në kryeqytet. Pas marrjes së kompetencave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka nisur një aksion i gjerë në disa prej zonave të qytetit, me fokus rehabilitimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e sigurisë për qytetarët. Sikurse shihet edhe në pamje, ekipet e bashkisë kanë punuar gjatë orëve të vona të natës në zonën pranë Parlamentit, ku është kryer vijëzimi i sinjalistikës rrugore, e cila ishte fshirë prej kohësh. Ndërhyrja synon përmirësimin e orientimit të drejtuesve të automjeteve, disiplinimin e qarkullimit…

Read More

Dashi Një zhvillim i papritur mund t’ju ndryshojë planet gjatë ditës. Në punë, një mundësi e re mund të shfaqet aty ku nuk e prisni. Marrëdhëniet personale kërkojnë më shumë dëgjim sesa reagim të menjëhershëm. Mbrëmja sjell një ndjesi më të qetë dhe një vendim që e keni shtyrë mund të marrë formë. Demi Sot mund të merrni një lajm që ju bën të rishikoni një çështje të mbetur pezull. Financat kërkojnë pak më shumë kujdes, sidomos nëse bëhet fjalë për një shpenzim të paplanifikuar. Një bisedë e sinqertë mund të sqarojë një keqkuptim të vogël. Në fund të ditës…

Read More

Ditën e Premte vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti me alternime kthjellimesh dhe vranësirash hera – herës deri mesatare kalimtare kryesisht përgjatë relieveve kodrinore – malore. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton me shpejtësi deri në 16 m/s. Valëzim në det të forcës 2-4 ballë.

Read More

Policia ka dhënë informacionin e parë zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar në një resort në Vlorë, ku pronari i hotelit, Vasil Bedinaj, ka njoftuar se persona të armatosur ishin përfshirë në një konflikt me të dhe i kërkuan 5 milionë euro. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja është raportuar rreth orës 11:30. Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet policore kanë shkuar në adresën e dhënë dhe kanë ngritur pika kontrolli në zonë. Gjatë kontrolleve, pranë Pusit të Mezinit, efektivët kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij. Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti në një takim Ambasadoren e re të Konfederatës Zvicerane në Shqipëri, Siri Walt, me rastin e prezantimit të Letrave Kredenciale. Presidenti Begaj i përcolli Ambasadores Walt urimet më të mira për fillimin e detyrës së saj në Shqipëri dhe shprehu besimin se mandati i saj do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve. Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore Shqipëri – Zvicër, të mbështetura në vlera të përbashkëta evropiane, dialogun e rregullt politik dhe një bashkëpunim të gjerë në fusha me rëndësi të veçantë, përfshirë qeverisjen,…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një prej hoteleve në zonën e Orikumit, në Vlorë, ku një grup prej më shumë se 10 personash, shumica prej tyre të armatosur, dyshohet se kanë shkuar për t’i vendosur gjobë pronarit të hotelit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30. Sipas informacioneve paraprake, personat fillimisht kanë kërcënuar me fjalë pronarin e hotelit Vasil Bedinaj, ndërsa më pas kanë përdorur edhe armët. Mes palëve ka pasur edhe një konflikt fizik, ndërsa autorët janë larguar nga ambientet e hotelit menjëherë pas ngjarjes. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë…

Read More

Donald Trump është tashmë presidenti i parë në jetë dhe në detyrë i Shteteve të Bashkuara, fytyra e të cilit stampohet në monedhën vendase, dollar. Departamenti i Thesarit njoftoi daljen në qarkullim të monedhës speciale njëdollarshe. Ky botim i veçantë u krijua për të festuar 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së. Portreti i Trumpit shfaqet pranë motiveve historike “Liberty” dhe “In God we trust”. Monedhat përbëhen kryesisht nga bakri, me përzierje zinku, mangani dhe nikeli. Interesi i publikut ishte i jashtëzakonshëm. Stoku i monedhave në faqen zyrtare të prerjes u shit plotësisht brenda pak orësh. Ligji federal e ndalon paraqitjen e personave…

Read More

Klodiana Spahiu është emëruar ministre e re e Shëndetësisë, duke zëvendësuar Evis Salën, e cila një ditë më parë dha dorëheqjen nga ky post. Znj. Klodiana Spahiu ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, dega “Mjekësi e Përgjithshme” në vitin 1997. Më pas, në vitin 1998-2002 është specializuar në fushën e kardiologjisë, në po të njëjtin departament pranë QSUT-së “Nënë Tereza”, në Tiranë. Ajo ka kryer një sërë specializimesh ndër vite, si në fushën e kardiologjisë joinvazive: ekokardiografi, PU-EKG, eko-doppler e karotideve, pranë Universitetit Katolik: “Sacro Cuore”, Facolta di Medicina e Chirurgia “Agostino Gemelli”, Romë, Itali. Në…

Read More