Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Veliaj rimori kompetencat, punonjësit e Bashkisë së Tiranës në aksion edhe gjatë natës për mirëmbajtjen e kryeqytetit

09:21 / September 4, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 1788503420x1788499206 tirane 857
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe në orët e vona të mbrëmjes, sipas Bashkisë së Tiranës punonjësit kanë vijuar punën në terren për rikthimin e normalitetit në kryeqytet.

Pas marrjes së kompetencave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka nisur një aksion i gjerë në disa prej zonave të qytetit, me fokus rehabilitimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e sigurisë për qytetarët.

Sikurse shihet edhe në pamje, ekipet e bashkisë kanë punuar gjatë orëve të vona të natës në zonën pranë Parlamentit, ku është kryer vijëzimi i sinjalistikës rrugore, e cila ishte fshirë prej kohësh.

Ndërhyrja synon përmirësimin e orientimit të drejtuesve të automjeteve, disiplinimin e qarkullimit dhe, mbi të gjitha, rritjen e sigurisë për qytetarët dhe përdoruesit e rrugës.

Aksioni pritet të vijojë edhe në zona të tjera të kryeqytetit, në kuadër të ndërhyrjeve për përmirësimin dhe rehabilitimin e infrastrukturës urbane.

Bashkia Tirane kompetenca veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Travel Off Path”: Ksamili shpallet destinacioni bregdetar më i mirë në Evropë

10:06 / September 4, 2026

Witkoff dhe Kushner drejt Kievit e Moskës, SHBA intensifikon përpjekjet për një zgjidhje të luftës Rusi-Ukrainë

09:57 / September 4, 2026

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese në Vorë, raportohet vetëm për dëme materiale

09:48 / September 4, 2026

Goditen dy raste prostitucioni në Tiranë, në pranga dy vajza nga Brazili dhe një nga Kolumbia

09:34 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.