Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama mbledh Grupin Parlamentar: “Tre plagë ushqejnë njëra-tjetrën”, nga shteti labirint te mungesa e meritokracisë

10:28 / September 3, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka nisur mbledhjen me ministrat dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku po prezanton disa prej prioriteteve dhe sfidave me të cilat përballet qeverisja.

Në fjalën e tij, Rama u ndal te ajo që e cilësoi si “tre plagë që ushqejnë njëra-tjetrën”: shteti labirint, mungesa e memories institucionale dhe perceptimi se në Shqipëri njohja dhe fati shpesh vlejnë më shumë se merita dhe ligji.

Rama foli gjithashtu për “Pasqyrë Albania”, “Besa” dhe “Shkalla e Meritës”, si mekanizma që, sipas tij, synojnë t’u japin përgjigje këtyre problematikave.

Rama: Sot ne duhet të ndeshemi me tre plagë që ushqejnë njëra-tjetrën. Shteti labirint, plaga e dytë është mungesa e memories institucionale, premtohet, flitet, por nuk mbahet një regjistër i plotë llogarish të shkruara për atë që u bëmë, për atë që nuk u bëmë, që u vonua apo ndryshoi rrugës. Mungesa e memories i kushton shtetit dhe qytetarit shumë më tepër.

E treta është plaga e dritës që nuk duket, të cilën e sheh dhe e prek te ndjenja shpeshherë e drejtë e çdo njeriu në Shqipëri që për një shërbim, vend pune, njohja vlen më shumë se merita dhe fati vlen më shumë se ligji.

Pasqyrë Albania, Besa dhe Shkalla e Meritës janë pjesë e pandashme për t’i dhënë përgjigje pyetjeve dhe për të kuruar këto plagë. Pasqyrë Albania është një hapësirë e re. Hë për hë, Pasqyrë Albania do të jetë një hapësirë ku qeveria do të jetë aty, por e mira do që të jenë edhe dy pushtete të tjera, legjislativ dhe ai gjyqësor. Por është vendimmarrja e tyre.

GPS mbledh Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mesazhe kërcënuese ndaj mësuesve dhe pedagogëve për protestën, Policia: Nuk i kemi dërguar ne

13:12 / October 22, 2026

Përfundon seanca plenare, policia heq perimetrin e sigurisë pranë Kuvendit/ Protestuesit vijojnë marshimin drejt rrugës kryesore

12:59 / October 22, 2026

I sekuestrohet pasuri me vlerë 77 milionë lekë, një kompani dhe 24 makina anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, SPAK jep detajet

12:44 / October 22, 2026

Marta Kos nga Mali i Zi: Për Shqipërinë është vendimtare ruajtja e ritmit drejt BE-së

12:23 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.