Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Drejtonin rrjetin shqiptar të kokainës nëpërmjet WhatsApp-it, burg për babanë, djalin dhe xhaxhain në Angli

11:00 / September 4, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
MixCollage 04 Sep 2026 09 58 AM 8607
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një familje shqiptare është dënuar me burg në Britani për përfshirjen në një rrjet të organizuar të shpërndarjes së kokainës përmes WhatsApp-it.

Sipas “Daily Mail” Rezart Balesi, 44 vjeç, i cilësuar nga gjykata si figura kryesore e grupit, u dënua me 7 vite e 6 muaj burg. Në burg përfunduan edhe djali i tij, Joshua Balesi, 22 vjeç, i dënuar me 4 vite, dhe vëllai i tij, Refail Balesi, 39 vjeç, i cili mori 5 vite e 3 muaj burg.

Vendimi u dha në Manchester Crown Court, pas një hetimi të gjatë ndaj aktivitetit të grupit kriminal.

Sipas provave të paraqitura në gjykatë, Rezart Balesi përdorte Village Bistro, në Vernon Street, Greenmount, Bury, si bazë për aktivitetin e grupit.

Djali dhe vëllai i tij kontrollonin një linjë telefoni përmes së cilës merrnin porosi për kokainë në WhatsApp. Më pas, porositë u përcilleshin shpërndarësve të besuar, të cilët kryenin dorëzimet.

Gjykatësja e cilësoi aktivitetin si një “sipërmarrje tregtare dhe fitimprurëse”, ndërsa mesazhet e zbuluara treguan se grupi mund të fitonte deri në 9,000 paund në një natë.

Gjykatësja kritikoi ashpër Rezart Balesin për faktin se kishte përfshirë djalin e tij në aktivitetin kriminal.

Në kohën kur Joshua u përfshi në këtë veprimtari, ai ishte vetëm 18 vjeç. Gjykatësja i tha Rezartit se për këtë veprim ai “duhet të ketë turp përgjithmonë”.

Prokuroria tha se ishte e vështirë të përcaktohej shkalla e plotë e aktivitetit, por provat treguan se në disa ditë kryheshin dhjetëra shitje kokaine.

Një ekspert vlerësoi se rreth 790 gramë kokainë ishin shpërndarë gjatë një periudhe tre mujore. Në komunikimet e grupit përmendej gjithashtu blerja e kokainës në sasi të mëdha, me vlerë rreth 36,000 paund.

Rrjeti kriminal besohet se ka funksionuar nga maji i vitit 2024 deri në mars 2026.

Në kuadër të të njëjtit hetim u dënuan edhe persona të tjerë të përfshirë në rrjet.

Fatos Vrenezi, 53 vjeç, u dënua me 4 vite burg, ndërsa Lorenzo Canovi, 48 vjeç, me 37 muaj.

Imanuel Lumaj, 30 vjeç, mori 3 vite e 9 muaj burg, ndërsa Fjoraldo Lukaj, 31 vjeç, u dënua me 3 vite e 6 muaj dhe do të përballet me dëbimin nga Britania.

Antonino Precaj, 33 vjeç, u dënua me 27 muaj burg për rolin e tij në një tjetër komplot kriminal që lidhej me kultivimin e kanabisit dhe ku ishte i përfshirë edhe Joshua Balesi.

Hetimi u zhvillua nga North West Regional Organised Crime Unit. Inspektori Michael Robinson deklaroi se autoritetet kishin “çmontuar një grup të rëndësishëm të krimit të organizuar”, i cili po shkaktonte dëme të konsiderueshme në komunitetet lokale.

Rezart dhe Refail Balesi u deklaruan fajtorë për komplot për shpërndarjen e drogave të kategorisë A, ndërsa Joshua Balesi u deklarua fajtor për komplot për shpërndarjen e drogave të kategorisë A dhe B.

angli Burg kokaine rrjeti shqiptar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

6 milionë pasagjerë në vetëm 6 muaj’, Rama: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson ato të rajonit

11:17 / September 4, 2026

Berisha drejt SHBA-së më 6 shtator, një grup emigrantësh paralajmërojnë protestë kundër tij: “Berisha non-grata, Berisha në burg”

11:08 / September 4, 2026

Veliaj drejt Strasburgut? Avokatët e huaj kërkojnë dërgimin e çështjes së arrestit në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut

10:42 / September 4, 2026

Rama reagon sërish për bllokimin e faqeve të protestës: “Aludimi juaj i paturpshëm tregon çfarë lloj demokratësh jeni”

10:14 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.