Muaji shtator ka nisur me temperatura të larta të pazakonta për stinën në të cilën ndodhemi, sipas sinoptikanëve, dhe e tillë do të jetë edhe kjo fundjavë.
“Nuk ka ndodhur prej shumë vitesh ose pothuajse fare që shtatori të shënojë 37 gradë. Parashikohet në fakt që edhe e shtuna edhe e diela, e shtuna ka një rënie të lehtë, kur temperatura zbret në 35, por sërish të dielën 36 gradë. Do të jenë dy qarqe të paktën, Elbasani dhe Berati, ku do të shënojnë 36 gradë. 34-35 gradë pothuajse të gjitha qytetet e zonës së ulët. Parashikohet që dhe Tirana të jetë rreth vlerës 35 gradë. Do të kemi temperatura 31 apo 32 gradë në zona malore, kryesisht në Kukës dhe në Has”, u shpreh sinoptikanja, Ladja Porja.
Kjo tablo sinoptike do të vijojë deri në mes të javës së ardhshme, më pas temperaturat do të pësojnë ulje graduale tipike për stinën e vjeshtës.
