Author: tirana

Ngërçi me pagat në sistemin e drejtësisë ka sjellë edhe bojkotin e parë nga administrata gjyqësore. Punonjësit dhe sekretarët e Dhomës Civile të Gjykatës së Tiranës kanë bllokuar shërbimet, duke kërkuar sqarime se përse ende nuk u kanë kaluar pagat e muajit gusht dhe çfarë do të ndodhë me ta. Administrata ka vënë në dijeni kryetarin e Gjykatës për bojkotin, ndërsa punonjësve u është komunikuar se do të ketë një qëndrim pas mbledhjes së kryetarëve të të gjitha gjykatave, e parashikuar në orën 15:00 në Gjykatën e Lartë. Për pagat e bllokuara janë mbledhur edhe drejtuesit e prokurorive. Prokurori i…

Read More

Dy hajdutë kanë hyrë me forcë në muzeun kushtuar piktorit të njohur francez impresionist Pierre-Auguste Renoir, në qytetin Cagnes-sur-Mer, në jug të Francës, duke vjedhur katër vepra arti. Sipas autoriteteve lokale, grabitësit kanë marrë veprat nga muzeu dhe janë larguar me shpejtësi. Gjatë arratisjes, një prej veprave të vjedhura është hedhur prej tyre. Kryetari i bashkisë së Cagnes-sur-Mer ka deklaruar se vlera e përgjithshme e veprave të vjedhura llogaritet në rreth 9 milionë euro, sipas agjencisë së lajmeve AFP. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa po punohet edhe për lokalizimin e veprave të tjera të…

Read More

Kjo është fotoja e Ylber Lulit, 24 vjeç, i riu që humbi jetën mëngjesin e sotëm pas një konflikti në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër. Luli ishte i angazhuar në sektorin e turizmit në Shkodër dhe ushtronte profesionin e udhërrëfyesit turistik. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, rreth orës 05:30, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 25-vjeçari Andri Vulaj dyshohet se ka plagosur me armë zjarri Ylber Lulin dhe babain e tij, Qamil Lulin, 63 vjeç. Në rrethana ende nën hetim, Qamil dhe Ylber Luli dyshohet se kanë plagosur me thikë 25-vjeçarin Vulaj. Ylber Luli u transportua në…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot shkarkimin e Evis Salës nga detyra e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Në të njëjtën ditë, kreu i shtetit ka dekretuar Klodiana Spahiun si ministre të re të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Dekretet e Presidentit vijnë në kuadër të ndryshimeve në qeveri, ndërsa emërimi i Spahiut i hap rrugë nisjes së procedurave për marrjen e detyrës së re. Spahiu pritet të betohet përpara Kuvendit në seancën e sotme, në përputhje me procedurat kushtetuese. Ndërkohë, pritet që mazhoranca të propozojë edhe një emër të ri për postin që Klodiana Spahiu mbante më…

Read More

Deputetët rikthehen të marten, pas pushimeve, në sallën e parlamentit për të nisur sesionin e ri, me çështje të vjetra. Korriku u mbyll me përplasjen për reformën e re territoriale dhe kjo do të jetë sërish cështja më e nxehtë e këtyre javëve në vijim. Socialistët dhe demokratët nuk arritën të gjejnë gjuhën e përbashkë për hartën e re territoriale, duke u ndarë larg njëra-tjetrës për numrin e bashkive që do të ndahet vendi. Propozimi i maxhorancës me 46 bashki është në rrugë drejt Parlmaentit për tu miratuar, sipas planit, në fillim të tetorit pas konsultimeve në bashkitë që preken.…

Read More

Një konflikt mes tre personave është përshkallëzuar në përdorimin e armëve të zjarrit mëngjesin e sotëm në 8 shtator në Shkodër, duke lënë pas një viktimë dhe dy të plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 05:30 në lagjen “Kongresi i Përmetit”. 24-vjeçari Y. L. humbi jetën në spital pasi u qëllua me armë zjarri nga 25-vjeçari A. V., pas një konflikti mes tyre. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe babai i 24-vjeçarit, 63-vjeçari Q. L., i cili ndodhej së bashku me të birin. Para të shtënave fatale, dyshohet se gjatë përleshjes, babë e bir kanë plagosur me thikë…

Read More

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së martë. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta, me vlerat minimale që pritet të zbresin deri në 16°C, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 37°C në qarqet e Beratit dhe Elbasanit. Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Ndërkohë, në zonat bregdetare pritet valëzim i forcës 1–2 ballë, duke krijuar përgjithësisht kushte të qeta në det. Sipas SHMU-së, kushtet atmosferike pritet të…

Read More

Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve janë bërë virale në rrjetet sociale nën termin “ferritin face”, me influencues që pretendojnë se këto shenja mund të tregojnë mungesë hekuri në organizëm. Mungesa e hekurit është një nga problemet ushqyese më të përhapura në botë dhe, sipas ekspertëve, shpesh neglizhohet. Në Shtetet e Bashkuara, ajo prek pothuajse një në tre të rritur, me gratë që përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të rasteve. Hekuri është një mineral thelbësor për prodhimin e hemoglobinës, proteinës në qelizat e kuqe të gjakut që transporton oksigjenin në të gjithë trupin.…

Read More

Babai i Eduart Kuçit, Arsimi, ka reaguar për herë të parë pas videos së bërë virale në rrjetet sociale, ku djali i tij dhunohet nga Jozefin Marku. Në një prononcim të shkurtër për “Shqipëria Live”, ai u shpreh se familja e tij e ka përjetuar shumë keq ngjarjen dhe për momentin nuk është i gatshëm të flasë në media më gjatë. Ai gjithashtu shtoi se postimet që po qarkullojnë së fundmi në rrjetet sociale nuk janë bërë nga ana e tij dhe as me iniciativën e tij. “Faleminderit për interesimin tuaj. Ju jemi mirënjohës. E kemi përjetuar shumë keq ngjarjen,…

Read More

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se transportonin emigrantë nga vendet e treta, të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar. Operacioni është zhvilluar në kuadër të fazave të reja të operacionit policor të koduar “Aksi”, i cili synon goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt përfitimit. Sipas Policisë, gjatë dy fazave të fundit të operacionit janë arrestuar në flagrancë dy shtetas. Në kuadër të fazës “Aksi 4”, u arrestua L. L., 23 vjeç, banues në Shkozet, ndërsa gjatë fazës “Aksi 5”, u arrestua E. M., 20 vjeç, banues në Durrës. Gjatë operacionit,…

Read More

Aktori turk Serhat Mustafa Kılıç, është gjetur i pajetë në banesën e tij në Stamboll rreth orës 17:00 të së shtunës, 5 shtator 2026. 51-vjeçari, njihet për publikun shqiptar nga seriali i famshëm “Ezel”, i cili është transmetuar më herët në Tv Klan dhe që arriti rekorde shikueshmërie. Por jo vetëm kaq! Ai ka luajtur edhe në serialin e famshëm “Osmani”… Për vdekjen e tij kanë nisur hetime, ndërsa në dosjen e çështjes është përfshirë edhe dëshmia e të dashurës së tij, Özlem E., me të cilën ai ishte në një lidhje prej rreth 8 vitesh. Sipas dëshmisë së saj, dy ditë para se…

Read More

Përtej brigjeve spanjolle, ekspertët e udhëtimit rekomandojnë tre destinacionet më të mira për të shijuar pushimet, edhe pas përfundimit të muajit gusht, shkruan media digjitale spanjolle “HOY Aragón”. Shtatori konsiderohet një nga muajt më të përshtatshëm për një udhëtim drejt Mesdheut. Vera ende nuk është larguar plotësisht, temperaturat mbeten të ngrohta dhe, për më tepër, plazhet fillojnë të zbrazen pas fluksit turistik. Shqipëria është renditur mes tre destinacioneve mesdhetare të rekomanduara për pushime në plazh gjatë muajit shtator, së bashku me Maltën dhe Siçilinë. Sipas ekspertëve të “Inteligencia Viajera”, shtatori konsiderohet një nga periudhat më të përshtatshme për të udhëtuar…

Read More