Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka deklaruar nga Pogradeci se procesi i reformës territoriale ndodhet ende në fazë diskutimesh dhe se asnjë vendim përfundimtar nuk është marrë. I pyetur mbi ecurinë e konsultimeve, diplomati sqaroi se OSBE-ja nuk imponon asnjë model të caktuar dhe se i takon vetë Shqipërisë të përcaktojë organizimin e saj administrativ. Duke bërë me dije se përfaqëson një organizatë me 57 shtete anëtare ku secili ka sistemin e vet, Tarran solli shembullin e vendit të tij të origjinës, Francës, e cila numëron rreth 35 mijë komuna, përkundrejt vendeve të tjera që kanë…
Author: tirana
Drejtor i Drejtorisë së Turizmit, Shërbimeve Publike dhe Transportit në Bashkinë e Tropojës dhe Drejtuesi Teknik i punimeve janë ndaluar nga Policia lokale të mërkurë pas ngjarjes së një dite më parë ku një punonjës i Sektorit të Shërbimeve të Bashkisë humbi jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur pasi ranë në kontakt me rrymën. Të dy janë ndaluar për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. “Në vijim të këtyre veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur me qëllim sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave dhe përgjegjësive të lidhura me rastin e…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e krijuar jashtë Kuvendit, ku protestues tentuan të pengojnë hyrjen e deputetëve në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se deputetët, si të majtë, edhe ata të djathtë, u detyruan të përballeshin me një seri abuzimesh verbale dhe dhune fizike, me vezë dhe madje edhe gurë të hedhur drejt tyre, vetëm për të arritur në vendin e tyre të punës. Rama iu referua edhe videos së publikuar në rrjet, ku disa protestuese ndiqnin nga pas deputeten Iirs Luarasi, e cila po shkonte…
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për këngëtarin Jozefin Marku dhe shoferin e tij, Kristjan Nikollin, të arrestuar në lidhje me sulmin ndaj Eduard Kuçit. Vendimi është marrë pas seancës për caktimin e masës së sigurisë, ndërsa Prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg” për të dy të arrestuarit. Hetimet për ngjarjen vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të konfliktit dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë. Në kuadër të hetimit, Prokuroria po verifikon edhe përdorimin e simboleve të Policisë së Shtetit, ndërsa është kërkuar një akt-ekspertim për të përcaktuar dëmtimet trupore që mund të ketë…
Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, këtë të mërkurë në orën 12:00 mbledh drejtuesit politikë në Vilën e Kuqe në Sauk. Në fokus të takimit pritet të jenë sërish dy nisma të prezantuara nga Rama, “Besa” dhe “Prania Besnike”. Takimi i sotëm vjen në vijim të një serie mbledhjesh që kreu i PS-së ka zhvilluar gjatë javëve të fundit me drejtuesit politikë, ministrat dhe deputetët. Më 23 gusht, Rama zhvilloi në Pogradec një mbledhje disaorëshe me të deleguarit politikë të PS-së, drejtues të komisioneve parlamentare dhe deputetë. Në qendër të diskutimeve ishin dokumentet “Besa” dhe “Prania Besnike”, si…
Pas shpërthimit karburanti ‘Eida’ në zonën e Brrylit ka reaguar edhe Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) ku thonë se nuk ka pasur shpërthim të rezervuarëve të karburanteve Sipas tyre dyshohet se zjarri ka nisur nga një automjet me territorin e stacionit të karburanteve që si pasojë ka sjellë edhe shpërthimin.
Kryeministri Rama ka reaguar për rezultatet e PISA 2025. Në një video ‘live’ në Facebook kreu i qeverisë tha se Shqipëria ka marrë një dëftesë të jashtëzakonshme. “Ka ditë që shkohet në punë me ndjesinë që kjo është detyra dhe ka ditë që shkohet në punë me kënaqësi të madhe. Dje kemi marrë një dëftesë, një rezultat shumë të mirë. Shqipëria ka marrrë një dëftesë të jashtëzakonshme, kemi dalë si asnjëherë më mirë në testin Pisa, test që përcakton nivelin e të nxënit. Jemi të parët në rajon që kemi ambicie që të zëmë vendin e parë në çdo gjë. Kemi bërë…
TIRANË- Nga sot nis bojkoti pa afat i avokatëve ndaj gjyqeve që do të zhvillohen në Gjykatën e Posaçme. Vendimi u mor një ditë më parë nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë, të cilët kundërshtojnë rregulloren e re të GJKKO-së, sipas së cilës avokatëve nuk u lejohet celulari në sallën e gjyqit. Bojkoti do të vijojë deri në pezullimin e rregullores, ndërsa përjashtim do të bëjnë seancat për masat e sigurisë për të mos penalizuar personat e arrestuar të cilët duhen të dalin para togave të zeza për vlerësimin e arrestit. Avokatët e argumentuan vendimin me kufizimet që rregullorja vendos…
Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit (nga ora 09:00 e datës 8 shtator deri në orën 09:00 të datës 9 shtator 2026), janë raportuar në total 43 vatra zjarri, prej të cilave 13 mbeten aktive, 8 janë nën mbikëqyrje dhe 22 janë shuar. Në operacione janë angazhuar 697 forca operacionale vendore dhe lokale dhe 68 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur me 314 efektivë, 8 automjete zjarrfikëse, 1 autobot, 29 mjete, 5 autoambulanca dhe 1 dron. Janë realizuar gjithashtu 4 operacione me helikopterë. Për ditën e sotme parashikohet vijimi i angazhimit të rreth 252…
Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion të ri për gjendjen shëndetësore të tre personave të dëmtuar nga shpërthimi i ndodhur mëngjesin e sotëm në një karburant pranë zonës së Brrylit në Tiranë. Të tre të dëmtuarit janë dërguar në Spitalin Universitar të Traumës, ku ndodhen në gjendje të stabilizuar dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. “Tre personat e dëmtuar si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një karburant pranë zonës së “Brrylit”, Tiranë, janë paraqitur për trajtim mjekësor në Spitalin Universitar të Traumës. Pacientët V. H., R. A. dhe A. XH. ndodhen në gjendje shëndetësore të stabilizuar dhe…
Një shpërthim i fuqishëm raportohet të ketë ndodhur këtë mëngjes në një karburant në zonën e Brrylit. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, teksa mësohet se punonjësit e biznesit kanë mbetur të lënduar dhe po marrin ndihmën e parë pas mbërritjes së autoambulancës. Nga shpërthimi është shkatërruar e struktura e karburantit dhe godina njëkatëshe ku qëndronin punonjësit. Njëri prej tyre mbeti i bllokuar brenda për pak minuta, por ndërhyrja e banorëve të zonës bëri që t’i shpëtonte flakëve që kanë përfshirë biznesin. Policia, ambulanca dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje për të neutralizuar çdo rrezik të mëtejshëm, teksa qarkullimi në zonë…
Në qendër të fjalës së kryeministrit Edi Rama në Forumin e Dytë të Inovacionit ishte ambicia për ta kthyer teknologjinë në një nga sektorët kryesorë të eksporteve shqiptare, duke deklaruar se objektivi është që brenda dekadës eksportet e teknologjisë të arrijnë në 1 miliard euro. Rama tha se sektori ndodhet në një “dinamikë të jashtëzakonshme”, duke theksuar se aktualisht eksportohen rreth 222 milionë euro produkte teknologjike, tre herë më shumë se disa vite më parë. “Duhet të shkojmë në 1 miliard euro brenda dekadës. Është e mundshme dhe për këtë arsye do të fuqizojmë mbështetjen për startup-et”, deklaroi ai, duke nënvizuar edhe dyfishimin…