Kryeministri Rama ka reaguar për rezultatet e PISA 2025. Në një video ‘live’ në Facebook kreu i qeverisë tha se Shqipëria ka marrë një dëftesë të jashtëzakonshme.
“Ka ditë që shkohet në punë me ndjesinë që kjo është detyra dhe ka ditë që shkohet në punë me kënaqësi të madhe. Dje kemi marrë një dëftesë, një rezultat shumë të mirë. Shqipëria ka marrrë një dëftesë të jashtëzakonshme, kemi dalë si asnjëherë më mirë në testin Pisa, test që përcakton nivelin e të nxënit. Jemi të parët në rajon që kemi ambicie që të zëmë vendin e parë në çdo gjë. Kemi bërë një punë kolosale. Kemi lënë pas edhe disa vende që janë pjesë e BE. Unë po them një të vërtetë që është shpallur botërisht dje. Më vjen mirë për shkollat, për mësuesit dhe prindërit. Ky është një vend që përparon çdo ditë duan apo s’duan”, tha Rama.
