Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi programin e ri të strehimit dhe hodhi poshtë pretendimet se paketa është program elektoral në një kohë kur vendi shkon drejt zgjedhjeve vendore. Ajo sqaroi se synohet që paketa të miratohet në fillim të tetorit, ndërsa thirrjet për përfituesit do të hapen brenda këtij viti. “S’do të futet në fuqi në 2027. Paketa ligjore miratohet në fillim të tetorit. Thirrjet do të hapen po gjatë vitit aktual. Duke qenë se ka proces administrativ për menaxhimin e thirrjeve, fituesit do t’i shpallim në fillim të vitit 2027. Në programin e PS-së kemi pasur…
Author: tirana
Klodiana Spahiu është betuar këtë të premte para Presidentit të Republikës, duke marrë kështu zyrtarisht detyrën si ministre Shëndetësie. Klodian Spahia është deputete e qarkut të Durrësit prej 2009 dhe ka ardhur në politikë nga bluzat e bardha. Ajo ka përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme dhe është e specializuar për kardiologji dhe ka kryer studime pasuniversitare në Itali. Spahiu ka qenë dhe anëtare dhe nënkryetare e Komisionit të Shëndetësisë dhe është angazhuar në nismat e ndërmarra nga socialistët në këtë sektor. Spahiu ka mbajtur postin e nënkryetares së Kuvendit, kurse në vend të saj u votua në nisje të…
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është thirrur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Baçi është paraqitur në ambientet e SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij, Sokol Mëngjesi. Ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me arsyen e thirrjes së deputetit apo çështjen për të cilën ai do të japë shpjegime.
Ervin Demo pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas largimit të Besfort Lamallarit nga ky post. Nga kryeministria, ku kryeministri Edi Rama bëri me dije ndryshimet, Demo falënderoi kreun e qeverisë për besimin, duke e cilësuar detyrën e re si një përgjegjësi të madhe. “Shumë faleminderit për besimin, është një përgjegjësi shumë e madhe. Do të çoj përpara prioritetet e qeverisë”, u shpreh Demo. Ai vlerësoi gjithashtu punën e bërë nga paraardhësi i tij, Besfort Lamallari, duke theksuar se bashkëpunimi mes tyre do të vijojë edhe pas ndryshimit të detyrës. “Besforti ka bërë një punë shumë…
Revista amerikane “Newsweek” i ka kushtuar një opinion situatës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke vënë në qendër të debatit kohën e gjatë të qëndrimit të tij në paraburgim pa një vendim përfundimtar gjyqësor. Autori i shkrimit është Jason D. Greenblatt, ish i dërguari i posaçëm i administratës Trump për Lindjen e Mesme dhe ish-drejtues në Trump Organization. Në analizën e tij, Greenblatt e paraqet rastin Veliaj si shembull të shqetësimeve që lidhen me përdorimin e institucioneve të drejtësisë ndaj figurave politike. Sipas tij, zgjatja e paraburgimit ngre pikëpyetje mbi respektimin e parimeve të shtetit të së drejtës dhe…
Vëllai i ish-futbollistit Igli Tare, Genti Tare, ka ngritur akuza ndaj SPAK lidhur me mënyrën se si është zhvilluar marrja në pyetje e vëllait të tij dhe sekuestrimi i një vile në Palasë. Gjatë një ndërhyrjeje telefonike në emisionin “Top Story”, Genti Tare tha se, sipas tij, qëndrimi gjashtëorësh i Igli Tares në SPAK nuk ka nënkuptuar gjashtë orë marrje në pyetje. Tare pretendoi se vetëm një orë ka qenë kohë efektive e pyetjeve, ndërsa pjesën tjetër të qëndrimit ai e cilësoi si “teatër”. “Një orë kanë qenë pyetje efektive, 5 orët e tjera kanë qenë teatër. Që të dilte…
Sot, më 11 shtator, kryeministri Edi Rama ka njoftuar largimin e Besfort Lamallarit nga detyra e ministrit të Brendshëm. Rama bëri të ditur se Lamallari do t’i bashkohet stafit të tij, ndërsa drejtimin e Ministrisë së Brendshme do ta marrë ministri i deritanishëm i Pushtetit Vendor, Ervin Demo. Kryeministri vlerësoi punën dhe integritetin e Lamallarit, duke theksuar se eksperienca e tij do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës qeverisëse. Lamallari falënderoi Ramën për besimin dhe u shpreh se do të vijojë rrugëtimin e tij në funksion të punës së përbashkët. “Sot kam vendosur që të bëjmë një lëvizje në…
Besfort Lamallari është shkarkuar posti i ministrit të Brendshëm. Lamallari u emërua në këtë detyrë në mars të vitit 2026. Pasuesi i tij do të jetë Ervin Demo, i cili deri më tani ka qenë ministër i shtetit për Pushtetin Vendor. Përmes një video në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama tha se Lamallari do të jetë pjesë e skuadrës në kryeministri. Rama falenderoi Lamallarin për kontributin e dhënë, ndërsa i uroi suksese Demos në detyrën e re.
Moti gjatë ditës së premte do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme, duke sjellë një alternim mes kthjellimeve dhe vranësirave. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), vranësirat pritet të zhvillohen kryesisht gjatë orëve të mesditës. Në relievet malore në lindje dhe juglindje të vendit nuk përjashtohen reshje shiu me intensitet të ulët, të karakterit lokal. Temperaturat do të shënojnë vlera relativisht të larta. Temperaturat më të larta parashikohet të regjistrohen në Elbasan, deri në 37°C, ndërsa më të ulëtat në Korçë, rreth 16°C. Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare rreth 7…
Qeveria prezantoi sot Programin e ri Kombëtar të Strehimit, që sipas kryeministrit Edi Rama nuk është thjesht një program financiar, por mishërimi i një reforme të thellë strukturore për strehimin në Shqipëri. “Është një reformë për të ndryshuar qasjen ndaj kësaj teme kaq të rëndësishme dhe gjithmonë e më të mprehtë për shkak të vështirësive që hasin familjet e reja dhe të rinjtë në rrugën e marrjes së një shtëpie. Ky nuk është një problem vetëm shqiptar, por një problem i madh europian”, tha Rama.Sipas tij, reforma mbështetet në gjashtë programe të reja strehimi. Programi i parë është ai i…
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në eventin për prezantimin e Programit Kombëtar të Strehimit për Shqipërinë, Rilindja 2.0. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shpjegoi se si do të funksionojë kredia me interes zero, apo subvencionimi i qirasë, lidhur me strehimin. Rama: “Do pajisim 4 mijë cifte të reja me celës për shtëpi. Sipas kritereve që do bëhen të qarta, po këtu nuk hyjnë kreditë e lidhura me administratën. 4 mijë cifte të ndarë sipas kategorive, janë 2 mijë kredi me interes zero. Për cdo apartament nën 60 mijë euro, dhe këtu flasim për apartamente të vogla, do…
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu thotë se Kuvendi do të shqyrtojë në seancën plenare të 17 shtatorit, projektligjin për pagat e gjyqtarëve. Në Komisionin e Ligjeve, Gogu u shpreh se Gjykata Kushtetuese ka vendosur që pagat e gjyqtarëve t’i përcaktojë Kuvendi. Gogu shtoi se nuk do të komentojë veprime të institucioneve të pavarura, si ai i drejtësisë. “Ai standard të zbatohet edhe në ofrimin e shërbimeve në sistemin gjyqësor. Nuk besoj që i shërbejnë këtij diskutimi, kënaqësia që mund t’i dhurojmë algoritmit. Magjistratët janë të pavarur, unë nuk jam për të komentuar veprime që bëjnë institucione të pavarura të shtetit…