Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Programi i strehimit/ Ibrahimaj: Nuk është ‘paketë elektorale’, miratohet në tetor! 4000 kredi të buta për çiftet e reja

11:26 / September 11, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1789115629 brahimaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi programin e ri të strehimit dhe hodhi poshtë pretendimet se paketa është program elektoral në një kohë kur vendi shkon drejt zgjedhjeve vendore. Ajo sqaroi se synohet që paketa të miratohet në fillim të tetorit, ndërsa thirrjet për përfituesit do të hapen brenda këtij viti.

“S’do të futet në fuqi në 2027. Paketa ligjore miratohet në fillim të tetorit. Thirrjet do të hapen po gjatë vitit aktual. Duke qenë se ka proces administrativ për menaxhimin e thirrjeve, fituesit do t’i shpallim në fillim të vitit 2027. Në programin e PS-së kemi pasur fokus te strehimi. Strehimi është një çështje që meriton më shumë fokus, zgjerimi i kësaj politike meriton vëmendje të veçantë. Ky nuk është program elektoral, zgjedhje ka çdo dy vjet. Çdo politikë që ne bëjmë, s’duhet ta lidhim me programet elektorale”, tha Ibrahimaj.

Programi parashikon që 4 mijë çifte të reja të kenë mundësi të blejnë banesë me kredi të subvencionuar nga shteti. E pyetur nëse mund të gjenden apartamente me vlerë rreth 60 mijë euro, Ibrahimaj tha se banesa me këto çmime ka kryesisht në periferi të Tiranës dhe me sipërfaqe më të vogla. Sipas saj, programi synon veçanërisht të rinjtë që sapo kanë përfunduar studimet dhe po hedhin hapat e parë në tregun e punës.

“Ky program do t’u dedikohet atyre profesionistëve që sapo kanë mbaruar studimet, duan të jetojnë pranë vendit të punës apo shërbimeve dhe duan të nisin jetën e tyre duke pasur në pronësi një apartament”, tha Ibrahimaj.

Programi i ri parashikon 2 mijë kredi me interes 0% dhe 2 mijë të tjera me interes 3%, ndërsa për 3 mijë familje të reja shteti synon të mbulojë gjysmën e qirasë.

4000 mije kredi te buta Ibrahimaj programi i strehimit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nuk do kemi Bord Transparence”, ministrja Ibrahimaj: Vijojmë politikat për subvencionimin e naftës

12:10 / September 11, 2026

Zelensky konfirmon takimin me Trump në fund të shtatorit: Pas mbledhjes në Nju Jork mund të jem më i hapur për negociatat

12:07 / September 11, 2026

Debati për makinën e re të Ramës, ministrja Ismaili: Është me qira, paguhet nga buxheti i PS, përdoret dhe për aktivitete partiake

11:37 / September 11, 2026

Arrestohet pronari i një hoteli në Krujë, policia i gjen armë, municion dhe 20 mijë euro

11:29 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.