Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur mëngjesin me një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë pamje nga zona e Komanit dhe rruga e transformuar, e cila përshkon këtë pjesë të veriut të Shqipërisë. Në postimin e tij, Rama ka vlerësuar peizazhin natyror të zonës duke e cilësuar si një pamje spektakolare. “MIRËMËNGJES 😊 dhe me rrugën e transformuar të Komanit, mes një peizazhi spektakolar të veriut shqiptar, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri. Postimi shoqërohet me pamje nga rruga dhe peizazhi përreth, duke vënë në fokus ndërhyrjet e kryera në infrastrukturën rrugore të zonës dhe…
Author: tirana
Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra këtë të hënë, 14 shtator, një efektiv të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pasi në rrjetet sociale u publikua një video ku ai shfaqet duke goditur me grusht një qytetar të shoqëruar gjatë tubimit të sotëm në Rrugën e Durrësit, në Tiranë. Siç njoftohet zyrtarisht, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, urdhëroi menjëherë pezullimin e efektivit, inspektor J. H. Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur një hetim disiplinor ndaj tij. Hetimi do të fokusohet te përdorimi i dyshuar i paligjshëm dhe i pajustifikuar i forcës. Policia e Shtetit deklaron se…
Nga Ylli Manjani Ka një pyetje që në një shtet normal duhet të kishte marrë përgjigje ditën e parë: ç’punë ka Garda e Republikës në hyrje të një gjykate? Sepse kjo nuk është një çështje estetike. Nuk është as çështje protokolli. Është çështje kushtetuese. Në mënyrë krejt të pashpjeguar, që pas inspektimeve të të ashtuquajturit “Komision Xhafaj” në ndërtesën e GJKKO-së, në perimetrin e jashtëm të saj u shfaq Garda e Republikës. Pak nga pak, Garda nuk mbeti më jashtë. Sot ajo kontrollon edhe hyrjen e gjykatës, kontrollon qytetarët, avokatët dhe vendos kufizime për hyrjen në sallën e gjyqit. Po…
Gjykata e Posaçme e Apelit ka pranuar kërkesën e ish-presidentit të vendit, Ilir Meta, për të mos qëndruar në kafaz gjatë seancës gjyqësore. Pas marrjes së masave të nevojshme për garantimin e sigurisë në sallë, gjykata vendosi që Meta të qëndrojë pranë avokatit të tij, në të njëjtën tavolinë. Vendimi u mor pas kërkesës së ish-presidentit, i cili kërkoi të ndiqte seancën jashtë kafazit të të pandehurve.
Alket Rizai, shqiptari i njohur si ish-bashkëpunëtor i të shumëkërkuarit grek Vasilis Paleokostas dhe i arratisur dy herë me helikopter nga burgu, është përfshirë në një incident me armë zjarri në një bar plazhi në Anavyssos të Athinës, në orët e para të mëngjesit. Nga analiza e pamjeve filmike, të cilat policia arriti t’i shqyrtojë vonë pasdite, u konfirmua se një nga personat kryesorë të përfshirë në këtë ngjarje ishte pikërisht Alket Rizai, i cili ndodhej jashtë qelisë pasi kishte fituar leje nga Burgu i Domokos. Kronologjia e ngjarjes nisi rreth orës 05:15 të mëngjesit, kur policia mori një njoftim…
Debati për pagat e gjyqtarëve vazhdon të mbetet ende një temë e nxehtë. Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me këtë çështje, ndërsa ka ndarë një reagim të gjyqtari Engert Pëllumbi, për të cilin shton se një gjyqtar nuk mund të shprehet në një mënyrë të tillë. Më tej Rama nënvizon se “Historia e botës s’e ka parë që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit se janë tonat dhe kjo “i kemi mbledhur vetë” është një hata më vete për nga shkalla rrëqethëse e paditurisë mbi funksionimin e shtetit.” Reagimi i kryeministrit Edi…
Lufta në Iran mund të përfundojë rreth kohës së zgjedhjeve afatmesme (midterm) në Shtetet e Bashkuara. Këtë deklaratë e bëri presidenti amerikan, Donald Trump, teksa foli në margjinat e turneut të golfit Irish Open. Sipas Trump, Teherani “dëshiron me çdo kusht të arrijë një marrëveshje”. “Varet nga ata”, shtoi presidenti amerikan. Ndërkohë, ngërçi diplomatik vazhdon. Takimi në Oman mes vendeve të Gjirit dhe Iranit, ku pritej të diskutoheshin marrëveshje të mundshme lidhur me ngushticën e Hormuzit, është shtyrë. Ndërkohë, konflikti është zgjeruar edhe në Jemen, pas sulmeve të rebelëve Houthi ndaj bazave ushtarake saudite.
Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës së konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ndërsa ka paralajmëruar se të martën do të dorëzojë edhe një kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes së Qeverisë. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, deklaroi se kërkesa e dorëzuar në Kushtetuese lidhet me procedurën e konstituimit të Kuvendit, zgjedhjen e kryetarit dhe mënyrën e zgjedhjes së nënkryetarëve. PDK-ja kërkon që Gjykata Kushtetuese të vendosë sa më shpejt një masë të përkohshme, me arsyetimin se mund të shkaktohen pasoja juridike dhe institucionale. “Është imediate…
Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier, pasi dyshohet se ka plagosur me drapër një 67-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, rreth orës 22:30, në fshatin Suk të Roskovecit. Sipas policisë, B. B. është konfliktuar për motive të dobëta me E. G., 67 vjeç, në banesën e këtij të fundit dhe e ka goditur me drapër në këmbë. Sipas policisë, 52-vjeçari kishte shkuar në banesën e 67-vjeçarit pasi kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga gjykata për ish-bashkëjetuesen e tij, vajzën e të plagosurit. I dyshuari u arrestua rreth 30 minuta pas ngjarjes, pranë banesës së…
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vijon këtë të hënë seanca për deklaratat përfundimtare në çështjen ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe katër të akuzuarve të tjerë për pengim të administrimit të drejtësisë. Përveç Thaçit, në këtë çështje akuzohen edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi. Ky proces nuk lidhet me akuzat për krime lufte, por për pengimin e administrimit të drejtësisë. Ekipet e Mbrojtjes i kanë kundërshtuar kërkesat e prokurorisë dhe kanë kërkuar shpalljen të pafajshëm të të akuzuarve për të gjitha pikat e aktakuzës. Avokatja e Thaçit, Sophie Menegon, ka argumentuar se nuk ka…
Seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”, ku i pandehur është Sali Berisha, është shtyrë për më 28 shtator. Shkak për shtyrjen ishte bojkoti i avokatëve, të cilët kundërshtojnë rregulloren e GJKKO-së që ndalon përdorimin e telefonave në ambientet e gjykatës. Pavarësisht se rregullorja ndalon përdorimin e telefonave për të gjithë, gjatë seancës u vu re se edhe trupa gjyqësore prej tre anëtarësh kishte telefona.
Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka paralajmëruar për protesta të mëdha që mund të zhvillohen të mërkurën, më 16 shtator, në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës. Në njoftimin e saj, ambasada paralajmëron për grumbullime të mëdha, bllokime rrugësh dhe trafik të rënduar, duke u kërkuar shtetasve amerikanë të shmangin zonat e protestave dhe lëvizjet e panevojshme. Personeli amerikan është udhëzuar të shmangë zonat ku zhvillohen demonstratat, ndërsa fëmijët e punonjësve amerikanë nuk do të dërgohen në shkollë atë ditë. Protestat zhvillohen në të njëjtën ditë kur në Hagë pritet të shpallet vendimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të…