Gjykata e Posaçme e Apelit ka pranuar kërkesën e ish-presidentit të vendit, Ilir Meta, për të mos qëndruar në kafaz gjatë seancës gjyqësore.
Pas marrjes së masave të nevojshme për garantimin e sigurisë në sallë, gjykata vendosi që Meta të qëndrojë pranë avokatit të tij, në të njëjtën tavolinë. Vendimi u mor pas kërkesës së ish-presidentit, i cili kërkoi të ndiqte seancën jashtë kafazit të të pandehurve.
