Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Reforma territoriale, Ambasadori i OSBE: Nuk ka një model unik, Shqipëria duhet të vendosë vetë për bashkitë

13:59 / September 9, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 75a2073d52120be448874b35589ed6d8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka deklaruar nga Pogradeci se procesi i reformës territoriale ndodhet ende në fazë diskutimesh dhe se asnjë vendim përfundimtar nuk është marrë.

I pyetur mbi ecurinë e konsultimeve, diplomati sqaroi se OSBE-ja nuk imponon asnjë model të caktuar dhe se i takon vetë Shqipërisë të përcaktojë organizimin e saj administrativ.

Duke bërë me dije se përfaqëson një organizatë me 57 shtete anëtare ku secili ka sistemin e vet, Tarran solli shembullin e vendit të tij të origjinës, Francës, e cila numëron rreth 35 mijë komuna, përkundrejt vendeve të tjera që kanë vetëm disa dhjetëra.

Ai nëvizoi se çdo shtet ka historinë, traditën dhe nevojat e veta specifike, ndaj vendimi nëse Shqipëria do të mbetet me 61 bashki apo do të kalojë në 40, 100 apo më shumë, është kompetencë ekskluzive e institucioneve vendëse.

Sa i përket korrektësisë së procedurave të ndjekura deri tani, ambasadori i OSBE-së vlerësoi se është ende herët për të dhënë një gjykim përfundimtar. Ai theksoi se asnjë vendim nuk duhet të merret pa kryer më parë një konsultim të gjerë si në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë lokal, proces i cili sipas tij po vijon aktualisht.

Deklaratat e diplomatit u bënë gjatë pjesëmarrjes së tij në mbledhjen e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike në Pogradec, ku fokusi kryesor i diskutimeve ishte garantimi i sigurisë në institucionet arsimore.

ambasadori iOSBE bashkite Reforma territoriale Shqiperia vendos
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Krijohet bursa bujqësore/ Salla: Treg më i sigurt dhe çmime më të favorshme

14:03 / September 9, 2026

“Deputetët u përballën me abuzime verbale dhe dhunë fizike”/ Rama: Pengimi për të hyrë në Parlament nuk është mospajtim

12:08 / September 9, 2026

Dhuna ndaj Eduard Kuçit, gjykata lë në arrest shtëpie Jozefin Markun dhe Kristjan Nikollin

11:17 / September 9, 2026

Rama mbledh drejtuesit politik në “Vilën e Kuqe”, zbulohet ora

11:04 / September 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.