Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Aplikimet në e-Albania rriten me 40 përqind”/ Rama: Programi i AI i detyruar për administratën

14:27 / September 8, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
images 77
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Forumin e Dytë të Inovacionit, Kryeministri Edi Rama prezantoi hapat e radhës për zhvillimin e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale në Shqipëri, përfshirë projekte pilot në shëndetësi, mjedis e bujqësi. Ndër prioritetet kryesore janë integrimi i programit të Inteligjencës Artificiale si i detyrueshëm për administratën publike dhe zhvillimi i sistemit të parë të prokurimeve me AI.

Qeveria synon gjithashtu rritjen e granteve, shtrirjen e qendrave digjitale në të gjithë vendin dhe fuqizimin e mbrojtjes kibernetike ku Shqipëri mban pozicion kryesues. Me një rritje prej 40% të aplikimeve në e-Albania, teknologjia po shihet si një mundësi kyçe për të rinjtë, ku vihet re veçanërisht pjesëmarrja e lartë e vajzave.

“Kemi në plan të bëjmë disa pilotime në sektorin e shëndetësisë, mjedisit dhe të bujqësisë në mënyrë që të rrisim nivelin e përdorimit në këta sektorë kyçë. Jemi në një proces shumë kyç me Fondin Amerikan. Talentet e teknologjisë gjenden në zona me më pak mundësi, më të rinjtë e shikojnë teknologjinë si një mundësi për të fluturuar. Shtrirja e këtyre qendrave do të jetë diçka shumë pozitive si ajo e laboratorëve inteligjentë nëpër shkolla. Përmes teknologjisë do të ketë shërbime shumë të shpejta. Kemi një rritje të qëndrueshme të të rinjve që merren me teknologji dhe numri i vajzave që merren me teknologji është një nga më të lartit në Europë.

Programi për Inteligjencën Artificiale do të hapet për individët dhe do të bëhet i detyrueshëm për administratën publike. Administrata të ketë në dispozicion një asistencë të kualifikuar. Ndërkohë do të shtojmë grantet për teknologjinë. Ngritja e Shqipërisë në nivelin më të lartë të mbrojtjes kibernetike, ku Shqipëria rankohet në vendin e parë. Ky është bekimi i teknologjisë, sepse të jep të bësh kapërcime.

Ne na u desh një sulm i egër për infrastrukturën tonë digjitale për të marrë masa dhe për të pasur sot një modul shumë të avancuar të mbrojtjes nga sulmet kibernetike. Është shumë e rëndësishme që edhe sektori privat të marrë masa sa më herët për të marrë masa. Aktualisht jemi në një rritje të vazhdueshme të aplikimeve në platformën e-Albania, kemi një rritje prej 40%. Jemi duke punuar intensivisht për të ndërtuar të parin program publik të prokurimeve publike me AI”, tha Rama.

aplikimet e albania rriten me 40%
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama me dy objektiva për teknologjinë: 1 mld € eksporte brenda dekadës dhe më pak varësi nga tenderat

14:30 / September 8, 2026

Zhvillimi i teknologjisë përmes “AI”/ Rama: Po përgatitemi për një program kombëtar, rritje pagash domethënëse në këtë sektor

14:24 / September 8, 2026

Lamallari: Rishikojmë kriterin e moshës për pranimin në shërbimin zjarrfikës

13:49 / September 8, 2026

Ranë në kontakt me rrymën elektrike/ Ndërron jetë punonjësi i Bashkisë Tropojë, plagosen tre të tjerë

13:46 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.