Katër persona janë arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Fierit, në kuadër të një hetimi për falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për katër shtetasit me inicialet E.Sh., B.K., P.Ç. dhe K.H. Dy prej të arrestuarve, E.Sh. dhe B.K., kanë mbajtur më herët detyrën e drejtorit të ASHK-së Fier, ndërsa P.Ç. ka qenë specialist dhe jurist pranë këtij institucioni. K.H. dyshohet se është përfituesi i pronave objekt hetimi. Në kuadër…
Author: tirana
Uji është jetë, dhe duket se një oqean i fshehur nën koren e Tokës në një thellësi përtej 2900 km. Në një studim të fundit mbi rezervat ujore të Tokës të Universitetit të Leeds dhe publikuar në Nature Geoscience, ngrihen dy hipoteza kryesore. Sipas autoreve të studimit, është e ditur që në thellësitë e planetit tonë ka rezerva ujore. Por nga mbërrin uji që gjendet në mantel, që është zona mes kores dhe bërthamës. Sipas hipotezës së parë kanë qenë asteroidët që kanë sjellë ujin në Tokë në kohërat e gjenezës së sistemit tonë, ku dielli ka lindur 4.6 mld…
Nga Ylli Manjani Po e them që në fillim, që të mos ketë keqkuptim, unë nuk jam dakord me vendimin e Hagës ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve. Nuk jam dakord as me mënyrën se si u zhvillua ky proces, për të cilin ka pasur, sipas këndvështrimit tim, devijime serioze nga standardet e një procesi të drejtë e të rregullt. Dhe aq më pak jam dakord me pasojat politike, historike e njerëzore që ky vendim mund të prodhojë. Por pikërisht për këtë arsye, nuk e kërkoj dot fajin vetëm te Haga. Madje mendoj se do të ishte shumë e lehtë…
“Ku ishte Bashkimi Europian kur serbët keqtrajtonin shqiptarët e Kosovës?” Kjo është pyetja që diplomati amerikan William Walker i drejton BE-së pas dënimit me 81 vite burgim të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Në një prononcim për Klan Kosovën, Walker e ka cilësuar vendimin si një ditë të kobshme për Kosovën dhe ka kritikuar ashpër procesin gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. Ai ka pyetur Bashkimin Europian se ku ishte përpara nisjes së luftës, kur, sipas tij, serbët i keqtrajtonin në mënyrën më mizore kosovarët. Diplomati amerikan ka kujtuar se gjatë luftës kishte pasur dhunime dhe trajtime…
Shqipëria ka dënuar vendimin e Gjykatës Speciale, e cila shqiptoi 81 vite burg për katër ish-krerët e UÇK-së. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u shpreh se ka një dakordësi të plotë me grupet parlamentare për hartimin e një deklaratë të përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë, e cila dënon vendimin për ish-krerët e UÇK-së. Ai tha se teksti i deklaratës po përgatitet nga Komisioni Parlamentar i Punëve të Jashtme. “Dje Dhomat e Specializuara të Kosovës shpallën vendimin ndaj 4 ish-udhëheqësve të UÇK, që udhëhoqën luftën çlirimtare të Kosovës për liri dhe pavarësi. Ky vendim përbën një moment të rëndësishëm dhe të…
Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, ditën e sotme po zhvillohet protesta e radhës jashtë ambienteve të Kuvendit, aty ku do të mbahet seanca plenare. Kjo protestë ishte paralajmëruar prej ditësh dhe për këtë arsye forca të shtuara ndodhen në terren, ndërsa kordoni ndodhet në gatishmëri për nisjen e tubimit. Efektivët janë vendosur në ambiente të ndryshme, duke vendosur gardh metalik dhe kordon në akset që të çojnë te godina e Kuvendit. Ndërkohë, në fokus të seancës plenare do të jenë katër interpelanca urgjente me ministra të qeverisë. Në rend dite në pikën e 11 do shqyrtohet e votohet edhe projektligji…
Pas aktgjykimit ndaj ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, djali i tij, Altin Krasniqi, ka reaguar përmes një mesazhi prekës, duke shprehur dhimbjen e tij dhe të familjes pas gjashtë vitesh pritjeje. “Njeriu është më i fortë se guri. Çka s’mund ta mbajë guri, e mban njeriu”, ka shkruar Krasniqi, duke cituar fjalët e të atit. Ai ka thënë se, pavarësisht padrejtësive që, sipas tij, i janë bërë babait të tij, Jakup Krasniqi ka qëndruar gjithmonë me kokën lart. “Jeta ka qenë e padrejtë me ty, por ti prapë qëndrove me kokën lart. Gjashtë vjet pritje, gjashtë vjet dhimbje,…
Bledar Bakaj, daja i deputetes së Partisë Socialiste në Fier, Zegjine Çaushi, ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Fierit, ku pritet të njihet me masën e sigurisë. Bakaj u arrestua nga Policia e Fierit, pasi akuzohet se plagosi me drapër në këmbë Enver Grëmbin, babanë e ish-bashkëjetueses së tij, pas një konflikti të ndodhur në fshatin Suk. Seanca gjyqësore pritet të zhvillohet nga gjyqtarja Bora Shaholli, ndërsa prokuroria, me prokurore Oljana Gjergjefi, do të paraqesë kërkesën për masën e sigurisë. Ngjarja ka shkaktuar reagime, ndërsa tashmë pritet vendimi i gjykatës për masën e sigurisë ndaj Bledar Bakajt.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot shkarkimin e Besfort Lamallarit nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme. Në vend të tij është emëruar Ervin Demo, i cili po ashtu ka marrë dritën jeshile nga kreu i shtetit, duke u dekretuar si pasues i Lamallarit në Ministrinë e Brendshme. Tashmë, pas këtij hapi, Demo pritet të bëjë betimin para kreut të shtetit dhe më pas do votohet në Kuvend për të nisur zyrtarisht detyrën. Ndërkohë Besfort Lamallari, do jetë pjesë e stafit të kryeministrit, lajm të cilin e ka konfimuar vetë Rama ditën që lajmëroi ndryshimet në qeveri.
Tre persona kanë humbur jetën pasi një helikopter u rrëzua në një zonë të banuar në periferi të Los Angelesit, kanë konfirmuar autoritetet lokale të zjarrfikësve. Helikopteri u rrëzua mes dy ndërtesave tregtare në lagjen Chatsworth, bëri të ditur një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Los Angelesit (LAFD) për BBC. Nga incidenti, një person tjetër është transportuar në një spital lokal, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende e ditur. Pamjet nga vendngjarja treguan dy kontenierë transporti dhe disa automjete të përfshira nga flakët. Zjarrfikësit njoftuan më vonë se zjarri ishte shuar. Ende nuk është bërë e…
Gjyqi në Hagë/ Gjykatësi: Anëtarë të UÇK-së kryen veprime dhe mosveprime që rezultuan në vdekjen e të paktën 96 personave Sot në Hagë pritet të shpallet vendimi në gjyqin ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në një prej proceseve më të rëndësishme gjyqësore që lidhen me luftën në Kosovë. Në qendër të vendimit janë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa trupi gjykues ka shqyrtuar gjatë procesit edhe përgjegjësinë për vrasjen e personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime. Në argumentimin e tij, trupi gjykues ka konstatuar se gjatë…
Ndriçimi i tepërt gjatë natës luhat mirëfunksionimin e zemrës. Sipas rezultateve të një studimi të realizuar mbi 11 000 persona dhe i publikuar në European Heart Journal, ekspozimi i tepërt ndaj dritës në orët e natës ndikon te struktura dhe funksionimi i zemrës. Personat e vëzhguar janë ndarë në dy grupe, me ritme normale biologjike pa asnjë burim ndriçimi artificial gjatë natës, dhe një tjetër me ndriçim deri në tre lux, që ështe unitet që mat sasinë e ndriçimit. Rezultoi se personat e grupit të dytë shënonin ndryshime në strukturën e zemrës, që zakonisht dallohen tek persona që kanë kaluar…