Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqipëria hap Konsullatë Nderi në Napoli, Rama: Ne jemi napolitanët e anës tjetër të detit

08:56 / September 16, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 5 4 1024x679 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria ka tashmë një përfaqësi të re në Itali. Në Napoli është inauguruar Konsullata e Nderit e Shqipërisë, e cila do të ketë juridiksion në të gjithë rajonin e Kampanjës. Në krye të saj do të jetë konsulli i nderit Giuseppe Lettieri.

Kjo strukturë synon të shërbejë si një pikë kontakti për komunitetin shqiptar në Kampanjë, ndërsa njëkohësisht pritet të kontribuojë në zgjerimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë në fusha të ndryshme. Në ceremoninë e inaugurimit ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili e cilësoi hapjen e konsullatës si më shumë sesa një zhvillim institucional.

“Sot jemi këtu jo për të hapur një konsullatë në kuptimin e ngushtë të fjalës, por për të hapur një derë mes dy realiteteve që historikisht kanë qenë shumë pranë dhe që, njerëzisht, janë shumë, shumë të ngjashme”, u shpreh Rama.

Duke folur për raportet mes Tiranës dhe Romës, kryeministri nënvizoi karakterin e veçantë të marrëdhënieve shqiptaro-italiane. Rama tha se Italia ka një rëndësi që, sipas tij, shkon përtej përcaktimit si një prej partnerëve kryesorë të Shqipërisë.

“Mes Shqipërisë dhe Italisë ekziston tashmë një partneritet strategjik, solid dhe i thellë, por unë e urrej kur më shkruajnë në fjalimet e mia se Italia është një nga partnerët tanë kryesorë ekonomikë, politikë dhe europianë, sepse kjo vlen për shumë vende të tjera. Italia nuk është ajo. Italia është alter egoja jonë europiane. Dhe Napoli është pasqyra jonë nga kjo anë e detit, sepse ne jemi napolitanët e anës tjetër dhe jemi krenarë që jemi të tillë dhe nuk duam të bëhemi milanezë, për të thënë”, tha Rama.

Kryeministri e shoqëroi fjalën e tij edhe me batuta, duke iu referuar lidhjes së veçantë që ai sheh mes shqiptarëve dhe qytetit të Napolit.

“Unë jam këtu shumë i lumtur që po e jetoj këtë moment gëzimi, këtë moment ku, edhe pse nuk po, le të themi, shpallim Republikën Shqiptare të Napolit, por gjithsesi kemi hapur së bashku një derë ku është flamuri i Shqipërisë dhe unë jam gjithmonë i lumtur kur e shoh pranë flamurit italian”, tha Rama.

Përveç rolit në shërbim të shqiptarëve që jetojnë në Kampanjë, Konsullata e Nderit pritet të krijojë hapësira të reja për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në sektorët ekonomikë, kulturorë dhe socialë.

HAP hap konsullate Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pak para vendimit në Hagë, mbështetësve të Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së u kërkohet të largohen nga hapësirat para gjykatës

08:39 / September 16, 2026

Gjykata e Lartë la Veliajn në qeli, Ndreca: Po cënohet mandati i të zgjedhurit

22:55 / September 15, 2026

Rama udhëton drejt SHBA-së në 20 shtator, zbardhen detaje nga takimet që pritet të zhvillojë

22:41 / September 15, 2026

Sytë nga Haga, nesër shpallet vendimi për ish-krerët e UÇK-së

22:00 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.