Author: tirana

Projekti Smart City, si një nga investimet strategjike në modernizimin e sigurisë publike, zë një vend të rëndësishëm në projektbuxhetin e vitit 2027 të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Për realizimin e tij parashikohen rreth 2 miliardë lekë financim i huaj, si dhe rreth 1 miliard lekë për mbulimin e TVSH-së, krahas fondeve të tjera për mbikëqyrjen dhe kostot lokale. Gjatë prezantimit në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ministri Ervin Demo theksoi se ky investim synon të rrisë kapacitetet teknologjike të Policisë së Shtetit, duke përmirësuar monitorimin, parandalimin dhe administrimin e sigurisë publike. “Teknologjia duhet të na…

Read More

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka folur në Komisionin e Ekonomisë për paketën fiskale, ku është ndalur te efektet që pritet të kenë ulja e TVSH-së për ushqimet dhe heqja e taksës së qarkullimit në çmimet për konsumatorët. Malaj u shpreh se qeveria po shqyrton mekanizma monitorimi për të garantuar reflektimin e këtyre ndryshimeve në çmimet përfundimtare. Ai tha se po shqyrtohet edhe mundësia që Bordi i Transparencës të bëhet i përhershëm. “Ulja e TVSH-së, qeveria po punon me mekanizma të caktuar për mënyrën e monitorimit. Ka disa mekanizma monitorimi të tregjeve oligopol, siç është ai i hidrokarbureve, që do…

Read More

Ministri i Brendshëm Ervin Demo, në fjalën e tij në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të mbrojtjes sot më 4 nëntor foli edhe për reformën zgjedhore. Demo deklaroi se zgjedhorja do të ketë impakt pozitiv në periudhë afatgjatë. Pranoi se viti 2027 do të jetë një vit sfidues për pushtetin lokal. “Siç ne edhe e dimë, pjesë e Ministrisë së Brendshme është edhe pushteti vendor. Duke marrë parasysh që parlamenti ka kaluar reformën e re territoriale, besoj se viti 2027 do jetë një vit sfidues për reformën territoriale në tërësi. Mbështetja për këtë sektor është e garantuar edhe në…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Tale, në Lezhë, ku është ndërtuar një tjetër segment i infrastrukturës rrugore moderne. Sipas mesazhit të kryeministrit, investimi synon t’i japë një shtysë të re zhvillimit të turizmit në bregdetin e Lezhës, duke përmirësuar aksesin drejt zonave turistike dhe duke krijuar kushte më të mira për vizitorët. “Tale, Lezhë – Një tjetër infrastrukturë moderne që lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit në bregdetin e Lezhë”, shkruan Rama. Tale është një nga zonat bregdetare të Lezhës me potencial turistik, ndërsa përmirësimi i infrastrukturës rrugore konsiderohet…

Read More

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit, duke i cilësuar fitoret e demokratëve si një mesazh të qartë të qytetarëve amerikanë për drejtimin që dëshirojnë t’i japin vendit. Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, teksa rezultatet po bëheshin të ditura të martën në mbrëmje, Obama tha se amerikanët duan një politikë që bashkon njerëzit dhe jo që i përçan, si dhe udhëheqës që ofrojnë zgjidhje konkrete për problemet me të cilat përballen qytetarët. “Sonte, populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë – ata duan një politikë që i bashkon njerëzit dhe jo…

Read More

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Zgjerimi i BE-së: Vlerësimi i koncepteve të reja dhe perspektiva për vitin 2027”, organizuar nga Këshilli Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë. Gjatë fjalës së tij, Hoxha theksoi se realitetet gjeopolitike e kanë bërë zgjerimin një domosdoshmëri strategjike dhe sigurie për Europën. Por kjo, sipas Ministrit të Jashtëm, nuk mund të ndodhë në kurriz të përmbajtjes dhe standardeve, sepse reformat mbeten po aq të domosdoshme sa më parë. “Ne nuk po bëjmë reforma thjesht për t’u bërë europianë por sepse jemi Europianë dhe sepse qytetarët tanë meritojnë…

Read More

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka ndryshuar procedurat për punësimin e mjekëve në institucionet shëndetësore publike, duke përcaktuar afate të reja aplikimi, kufizime për mjekët që janë aktualisht të punësuar në sistemin publik dhe një organizim të ri të komisioneve që vlerësojnë kandidatët. Ndryshimet janë miratuar me një udhëzim të ministres Klodiana Spahiu, të publikuar sot në Fletoren Zyrtare. Mjekët specialistë kanë të paktën 7 ditë për aplikim, mjekët e familjes aplikojnë vazhdimisht Një nga ndryshimet kryesore lidhet me afatet e aplikimit për vendet vakante në institucionet shëndetësore publike. Sipas udhëzimit të ri, për mjekët specialistë dhe stomatologët, afati…

Read More

Sot në orën 13:00, Komisioni Europian do të publikojë progres raportin dhe udhëzimet me afatet kohore dhe hapat për përmbylljen e procesit të anëtarësimit për vendet kandidate në BE. Konkretisht, do të publikohen udhëzime për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën. Për këto vende, Komisioni Evropian thekson se objektivat për përfundimin e negociatave, në rastin e Shqipërisë deri në fund të vitit 2027, përfaqësojnë “ambicien e tyre”. Më pas, Komisioni paraqet afatet kohore se kur duhet të mbyllet secili kapitull për të arritur këto objektiva. Shqipëria, e cila pas Malit të Zi ka shënuar përparimin më të madh, duhet…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar se konflikti me Iranin dhe rritja e çmimeve të karburantit kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit. Në një intervistë për Fox News, Trump komentoi gjithashtu raportimet se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e një sulmi ndaj disa objektivave në Iran. “Duhet të bëjmë diçka të madhe”, deklaroi presidenti amerikan, duke shtuar se një veprim i tillë mund të përfshijë një “goditje të rëndë”. Trump përsëriti gjithashtu qëndrimin e tij kundër programit bërthamor të Teheranit, duke theksuar: “Ata nuk do të kenë kurrë një armë bërthamore”. Gjatë intervistës, kreu i Shtëpisë së…

Read More

Një stërvitje e rëndësishme kërkim-shpëtimi do të zhvillohet sot, më 4 nëntor, në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, stërvitja “SAR-2026” do të zhvillohet nga ora 10:30 deri në orën 12:00 dhe organizohet nga Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse për reagimin ndaj emergjencave ajrore. Në këtë operacion të simuluar do të angazhohen Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Aeroporti i Tiranës (TIA), ALBCONTROL, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Kryqi i Kuq Shqiptar dhe institucione të tjera përgjegjëse për sigurinë e aviacionit…

Read More

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në fokus të të cilit ishin sfidat aktuale të sigurisë euroatlantike, forcimi i bashkëpunimit strategjik brenda Aleancës dhe roli i Shqipërisë në përmbushjen e prioriteteve të përbashkëta të mbrojtjes. Vëmendje e veçantë iu kushtua thellimit të bashkërendimit me NATO-n në përballimin e kërcënimeve hibride, përfshirë sulmet kibernetike, dezinformimin, ndërhyrjet e huaja dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike, si sfida që kërkojnë një përgjigje gjithnjë e më të koordinuar mes vendeve aleate. Një tjetër çështje me rëndësi strategjike ishte zhvillimi i Korridorit VIII si korridor i mobilitetit ushtarak,…

Read More

Demokrati James Talarico pritet të fitojë garën për Senatin amerikan në Teksas, duke mposhtur kandidatin republikan dhe prokurorin e përgjithshëm të shtetit, Ken Paxton, sipas projeksionit të CNN-it. Talarico, 37 vjeç, bëhet demokrati i parë i zgjedhur në Senatin amerikan për të përfaqësuar Teksasin në 38 vjetët e fundit, si dhe demokrati i parë që fiton një garë në nivel shtetëror që nga viti 1994. Fitorja e tij konsiderohet një nga befasitë më të mëdha të zgjedhjeve të mesmandatit të vitit 2026. Kjo pasi ai arriti të mposhtë kandidatin republikan në një shtet që presidenti amerikan, Donald Trump e kishte…

Read More