Kryesocialisti Edi Rama po diskuton me të tijtë mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshmme të PS. Burime nga Partia Socialiste thanë për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, se është në diskutim mbledhja e Asamblesë më 14 nëntor. Megjithatë, në ditët në vazhdim pritet konfirmimi i kësaj date dhe njoftimi i të gjithë anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të PS. Për momentin nuk janë caktuar ende tematikat kryesore të diskutimit.
Author: tirana
Një 60-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në fshatin Vasie të Dibrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45 të ditës së sotme, 5 nëntor, teksa burri, me profesion elektricist, po kryente punime për vendosjen e një shtylle elektrike. Gjatë punës, dyshohet se shtylla është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë 60-vjeçarin. Ai ka marrë dëmtime të rënda dhe, pavarësisht transportimit në spital, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të këtij aksidenti tragjik.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka prezantuar projektbuxhetin për vitin 2027 në Komisionin Parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën. Gjatë fjalës së tij, Gonxhja bëri të ditur se buxheti i përgjithshëm për turizmin, kulturën dhe sportin për vitin 2027 parashikohet të jetë 7.65 miliardë lekë. Nga kjo shumë, 2.74 miliardë lekë janë parashikuar për investime publike në trashëgimi, art dhe rini. Një nga zërat kryesorë të projektbuxhetit është trashëgimia kulturore, për të cilën parashikohen 2.08 miliardë lekë. Sipas ministrit, kjo përfaqëson një rritje prej 80% krahasuar me vitin paraardhës dhe katërfishim të fondit të investimeve.
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, tha se protestat paqësore janë pjesë e jetës demokratike, ndërsa dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike. Sa i takon integrimit, Moreira de Sousa theksoi se udhërrëfyesi pasqyron synimin e Shqipërisë për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në vitin 2027. Ajo nënvizoi se reformat kërkojnë konsultime dhe debat në Kuvend, duke theksuar se përgjegjësia për realizimin e tyre u takon të gjitha forcave politike. “Shqetësimet mjedisore nxitën protestat në fund të muajit maj, të cilat u shndërruan në një lëvizje më të gjerë. Protestat paqësore janë pjesë e jetës…
Kryeministri Edi Rama deklaroi se anëtarësimi në BE, është për shtetbërjen europiane të vendit. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ambasadoren e BE në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, Rama u shpreh se progres raporti është një dëftesë shumë objektive e përparimit të madh të Shqipërisë. “Dua të kthehem tek diçka, që pozita e kryeministrit mbetet thelbësore. Shqiptarët kanë jetuar për shumë vite në kontrast shumë të madh, mes mundësive që kanë gjetur. Për shumë familje, emigracioni ka qenë zgjidhja për punë më të mirë, arsim më të mirë. Prandaj, nuk dua të hyj tek gjërat që kanë…
Shqipëria ka përpara një vit vendimtar në rrugën drejt Bashkimit Europian. Kryeministri Edi Rama, duke iu referuar udhërrëfyesit orientues të paraqitur për herë të parë nga Komisioni Europian, e cilësoi objektivin e anëtarësimit ambicioz, por të arritshëm. Rama paralajmëroi se kjo mundësi historike nuk është e përhershme dhe se përgjegjësia kryesore për ta shfrytëzuar i takon shumicës qeverisëse. Ai u zotua se do të bëjë gjithçka që Shqipëria të mos humbasë këtë shans historik. “Dua të ndalem te një risi merëndësi për herë të parë ka paraqitur udhërrëfyesin orientues. Për Shqipërinë, ky udhërrëfyes përcakton etapat dhe objektivat e punës për…
Kryeministri Edi Rama ka komentuar gjetjet e Progresraportit të Bashkimit Europian për Shqipërinë, duke u ndalur edhe te protestat e fundit dhe nevoja për dialog politik. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ambasadoren e BE-së në Tiranë, Rama theksoi se raporti vlerëson përparimin e vendit në procesin e negociatave, por evidenton edhe problematika që kërkojnë vëmendje, përfshirë funksionimin e institucioneve demokratike, korrupsionin dhe lirinë e medias. Sa u përket protestave, kreu i qeverisë nënvizoi se e drejta për të protestuar duhet të garantohet, ndërsa dhuna duhet shmangur, duke e cilësuar dialogun si një domosdoshmëri për bashkëjetesën demokratike. “Kush…
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa. Gjatë takimit, ambasadorja e BE-së i ka dorëzuar kryeministrit Rama progresraportin për Shqipërinë, i cili pasqyron ecurinë e vendit në procesin e integrimit europian. Në fokus të takimit pritet të jenë gjetjet dhe rekomandimet e raportit, si dhe hapat e mëtejshëm të Shqipërisë në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Pas përfundimit të takimit, kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja Sofia Moreira de Sousa pritet të dalin në një deklaratë të përbashkët për mediat, ku do të komentojnë përmbajtjen e progresraportit dhe vlerësimin…
Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën për të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë”, duke kërkuar dënime të ndryshme me burg për personat e përfshirë në këtë proces. Sipas pretencës së SPAK, për të penduarit e drejtësisë Nuredin Dumani, janë kërkuar 10 vite burg, Erjon Alibej 15 vite burg dhe Skerdi Tase 13 vite burg. Dënimet e kërkuara për të pandehurit e tjerë janë: Nuredin Dumani – 10 vite burgHenrik Hoxha – 35 vite burgSkerdi Tase – 13 vite burgErion Alibej – 15 vite burgBesian Xhixha – 25 vite burgEnver Diva – 25 vite burgXhulian Hoxha – 20 vite burgPetrit…
Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Elbasan, Emirjon Sota, ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse pas shpërthimit të bombolës së gazit në një pallat në qytet, ku humbën jetën dy persona. Sota bëri një përshkrim të operacionit të zhvilluar ditën e djeshme, duke sqaruar se njoftimi për ngjarjen mbërriti në sallën e Shërbimit Zjarrfikës rreth orës 14:30. Menjëherë pas njoftimit, drejt vendngjarjes u nisën mjetet zjarrfikëse dhe autoshkallët. Sipas tij, me mbërritjen në vendngjarje, u konstatua se zjarri kishte përfshirë dy kate të pallatit, të tretin dhe të katërtin, çka bëri të nevojshme kërkimin e…
Një mural kushtuar grave që kanë punuar ndër vite në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit është realizuar në Parkun e Artit në Tiranë. Vepra artistike, e përfunduar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, sjell një homazh për gratë që kanë kontribuar në ruajtjen dhe pasurimin e trashëgimisë filmike shqiptare. Përmes kësaj vepre, nderohen të gjitha gratë që kanë punuar dhe vijojnë të punojnë në arkivin filmik, i cilësuar si një prej pasurive të rëndësishme të kujtesës audiovizive kombëtare. Murali është realizuar nga artistët Franko Dine dhe Klevis Kita, ndërsa projekti synon…
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot Ambasadoren e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, e cila i dorëzoi progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë. Presidenti i Republikës e vlerësoi progres-raportin e këtij viti si dëshmi të avancimit në procesin e integrimit dhe si një tjetër hap të rëndësishëm drejt objektivit historik të anëtarësimit të vendit tonë në BE.Kreu i Shtetit i përcolli Ambasadores evropiane mirënjohjen ndaj Komisionit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe politikat pro zgjerimit të Ballkanit Perëndimor. Presidenti Begaj rikonfirmoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar për përfundimin e…