Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Irani i vendos SHBA 7 kushte për negociata, refuzon bisedimet pa u plotësuar ato

10:10 / November 6, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1793955202 flamuriiiranitdheshba
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Irani i ka përcjellë Shteteve të Bashkuara, përmes Katarit, një propozim lidhur me programin e tij bërthamor, por ka bërë të qartë se është i gatshëm të diskutojë për këtë çështje vetëm pasi Uashingtoni t’i plotësojë shtatë kërkesat e Teheranit.

Këtë e ka bërë të ditur një zyrtar i lartë iranian për agjencinë Reuters, duke shtuar se administrata amerikane është duke e shqyrtuar propozimin. Megjithatë, ai nuk dha detaje të tjera rreth përmbajtjes së dokumentit.

Edhe presidenti amerikan, Donald Trump, u pyet nëse e kishte parë propozimin iranian. Ai u përgjigj se Irani “nuk bën asgjë pa miratim” dhe se, çfarëdo që të jetë duke shqyrtuar Uashingtoni, Irani nuk do të ketë armë bërthamore.

Ndërkohë, zyrtari më i lartë iranian për sigurinë, Mohsen Rezaei, gjatë një vizite në Rusi, konfirmoi se Teherani i ka paraqitur Uashingtonit shtatë kushte.

“Sa i përket diplomacisë, amerikanëve ua kemi bërë të ditura shtatë kushtet tona. Derisa ato të plotësohen, nuk do ta hapim Ngushticën e Hormuzit dhe as nuk do të negociojmë”, deklaroi Rezaei.

Ndër kërkesat e Iranit janë heqja e sanksioneve amerikane, lirimi i aseteve iraniane të ngrira dhe pagesa e dëmshpërblimeve të luftës.

Nga ana tjetër, Uashingtoni insiston që çështjet bërthamore të jenë pjesë e të gjitha negociatave fillestare.

Ndërmjetësuesit kanë intensifikuar përpjekjet për t’i dhënë fund luftës mes Iranit dhe SHBA-së, nga frika se konflikti mund të përshkallëzohet sërish pas zgjedhjeve për Kongresin amerikan.

Trumpi nuk e përjashtoi mundësinë e rifillimit të operacioneve ushtarake pas zgjedhjeve, ndërsa Irani ka paralajmëruar kundërpërgjigje më të gjerë nëse lufta vazhdon

irani kushte SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Prioritetet e ambasadorit të SHBA në Tiranë/ Wendt ndan mesazhin: Mbrojtja, investimet dhe siguria

10:14 / November 6, 2026

Kryeministri Rama fton sërish studentët për dialog, do prezantojë dhe ‘dritare’ të re komunikimi

09:43 / November 6, 2026

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, në fokus partneritetet strategjike dhe investimet konkrete

09:40 / November 6, 2026

10 ton kokainë të organizatës shqiptare në kapanonet e Spanjës

22:41 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.