Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka ndarë sot një mesazh përbashkues për të gjithë qytetarët duke kujtuar se Policia e Shtetit dhe qytetarët janë bashkë në të njëjtin front në ruajtjen e sigurisë publike dhe forcimit të shtetit ligjor.
Përmes një videoje emocionale të publikuar në rrjetet sociale, ministri përcjell momente të përditshme të bashkëpunimit dhe besimit mes uniformave blu dhe qytetarëve, nga përshëndetjet e punonjësve të policisë për fëmijët që shkojnë kopësht apo shkollë, deri tek efektivët me uniformë në krye të detyrës, në shërbim të qytetarëve.
Mesazhi vë në pah rëndësinë e besimit, respektit dhe mbështetjes së ndërsjellë mes Policisë dhe komunitetit, si vlera që kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të sigurt për të gjithë.
