Author: tirana

Ish-deputeti demokrat Besnik Mustafaj tha në ABC se Altin Basha, i përfolur në media si kushëriri i Lulzim Bashës që i bashkohet PS-së është përdorur politikisht. Mustafaj tha se propaganda që bën Erion Veliaj është primitive pasi tregon se as ai vetë nuk është njeri i lirë. Ai gjithashtu theksoi se personi një fjalë nuk është kushëri i afërt i Bashës, ashtu sikurse u prezantua nga të majtët. Ndalur tek bashkëshortja e kreut të PD e cila nuk voton dot më 25 Prill për shkak të nënshtetësisë holandeze, Mustafaj tha se kjo është çështje etike por në fakt shtoi se…

Read More

Sot ka humbur betejën me koronavirusin gazetarja dhe shkrimtarja Zenepe Luka, aktiviste e madhe e çështjeve kombëtare. Lidhur me këtë lajm të trishtë ka reaguar kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli, ku me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se gazetarja nuk do të harrohet kurrë, ashtu siç nuk do të harrohet edhe pasioni i saj për të bërë gjëra të bukura për qytetin e Vlorës. “Ende nuk po e besoj që një grua e fortë dhe energjike si Zenepe Luka iku nga kjo jetë, fare pa u ankuar. Covidi nuk e kurseu as atë, në shumë…

Read More

Teksa dita e “Shën Valentinit” po afrohet të dashuruarit janë në dilemë se çfarë dhurate t’i bëjnë gjysmës së tyre. Shën Valentini është një ditë që mund t’i shprehni dashurinë partnerit tuaj, përmes një dhurate simbolike, por jo vetëm. Më poshtë keni disa ide dhuratash, për ata që janë akoma në dilemë se çfarë të blejnë. Libër Nëse partneri juaj është një njeri që lexon, një libër për dashurinë, apo edhe librat që ai do të donte të lexonte, por që nuk ka pasur mundësi që t’i blejë. Buqetë lulesh Kjo është një surprizë që i bëhet vetëm femrave. Nuk…

Read More

Numri dy i PS, Taulant Balla ka reaguar për arrestimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha nga SPAK. Balla thotë se rasti i gjyqtares sështë ndër shembujt e parë teksa institucionet e reja të drejtësisë po i japin përgjigje skeptikëve apo mosbesuesve, me rezultate konkrete. Balla thotë se Vetting-u nuk ndalet, dhe se Basha me Kryemadhin të ndalojnë takimet e fshehta me ish-gjyqtare e ish-prokurorë. ‘Kush ankohet apo s’ka ende besim tek institucionet e reja të Drejtësisë, çdo ditë po merr përgjigje. Institucionet e reja të drejtësisë po funksionojnë dhe po e tregojnë këtë ditë pas dite me rezultate konkrete.…

Read More

Një lajm i hidhur vjen nga Infektimi, ku gazetarja e njohur, aktivistja dhe shkrimtarja e shquar, Zenepe Luka, ka ndërruar jetë si pasojë e covid-19. Ajo ishte e shtruar prej 5 dtësh tek spitali Infektiv, por nuk mundi t’i mbijetojë virusit të rrezikshëm. Ikja e saj nga jeta ka lënë një boshllëk të parikuperueshëm në familjen e saj, tek të afërmit dhe miqtë, si dhe te gjithë komuniteti i gazetarëve. Stafi i tirananews.al i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Luka për këtë dhimbje të madhe.

Read More

Këngëtarja Fjolla Morina, e cila është shpallur në kërkim nga policia, pasi u arratis nga banesa në Kukës, ku ishte në “arrest shtëpie”, së fundmi ka postuar fotot në rrjetet sociale. Por mesa duket këngëtarja nuk ia ka ‘frikën’ policisë pasi ka postuar disa foto në Snapchat. E veshur me kostum të bardhë, ajo duket e lumtur në krahët e bashkëshortit të saj, Fisnik Syla. Ajo shihet shumë e lumtur ndërkohë që krahas fotos ka shkruar “CIAO”. Fjolla Morina pak ditë më parë theu masën “arrest shtëpie”, të vendosur nga Gjykata e Kukësit. Morina u arrestua më 19 shtator në…

Read More

Federata dhe landet në takimin e ri të nivelit të lartë mbi masat ndaj koronavirusit vendosën të shtyjnë deri më 7 mars masat kufizuese. Sidoqoftë do të ketë disa lehtësime: Floktoret do të lejohen të hapen nga 1 marsi. Lockdoën-i i kufizuar fillimisht deri në mes të shkurtit për të luftuar pandeminë e koronavirusit në Gjermani do të shtyhet deri më 7 mars. Përjashtim do të ketë për floktoret, që mund të rihapen nga 1 marsi nën masa të rrepta për ruajtjen e higjenës. Kështu vendosën kancelarja Angela Merkel dhe kryeministrat e landeve. Hapja e shkollave dhe kopshteve të fëmijëve…

Read More

Ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim zbardh bisedën me kryeministrin Edi Rama lidhur me kandidimin e deputetit Tom Doshi në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kim shkruan se dëshiron që t’i japë fund spekulimeve, duke bërë me dije se ka marrë garanci nga numri një i qeverisë se Doshi nuk do të ketë asnjë post në asnjë qeveri socialiste. Më tej, ambasadorja Kim shkruan se Rama i ka kujtuar faktin që ka qenë vetë ai që e ka përjashtuar deputetin nga radhët e Partisë Socialiste, duke gjetur kështu edhe një gjuhë të përbashkët për emërimet e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar disa foto nga materniteti i Sarandës duke bërë krahasimin me 7 vite më parë. Rama pranon se ka ende shumë më shumë për të bërë në shërbimin shëndetësor, por ai thotë se 7 vite më parë stallat quheshin spitale. Madje ai ironizon me ish-qeverinë, sepo të na kishte zënë Covidi me stallat ‘’spitalore’’ të para 7 viteve, sot shqiptarët do jetonin një qamet më të madh se lufta. STATUSI NGA EDI RAMA Materniteti i Sarandës si e gjetëm dhe si është sot😍 Patjetër ka ende shumë më shumë për të bërë për shërbimin…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfaqur mesditën e sotme në rrugët e kryeqytetit duke takuar qytetarë të zakonshëm. Disa prej tyre kanë kërkuar që të bëjnë foto me Bashën, i cili kaloi në një bar-kafe në qendër të Tiranës.‘Ta kemi kujtim’’,- thotë një prej qytetarëve i cili shkrep një foto me liderin e PD-së. Në një video të postuar në ‘Facebook’, Basha shkruan se kemi një vend të mrekullueshëm, dhe Shqipëria meriton një qeveri më të mirë.

Read More

Ministrja Belinda Balluku premtoi 24 ujë të pijshëm nga qyteti i Kukësit, ku sot zhvilloi një interpelancë me banorët e zonës. Përmes lidhjes LIVE, Balluku u shpreh se qyteti i Kukësit dhe 13 fshatra rreth tij do të jenë kantieret e radhës ku do të nisë puna për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, që sipas Ballukut do të garantojë furnizimin me ujë të pijshëm për të gjithë banorët. “Ne kemi nisur që në fillim të vitit 2014 dhe duke vazhduar deri më sot, të studiojmë dhe të kemi një plan të mirëfilltë të masave dhe të projekteve, që…

Read More

Kryetarja e LSI-së ka takuar sot Sekretarin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe BE të partisë Demokracia e Re, njëkohësisht Deputet i Parlamentit Grek dhe Këshilltar i Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, Anastasios Chatzivasileiou. Gjatë takimit, kryetarja e LSI vlerësoi marrëdhënien e fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Duke vlerësuar mbështjetjen e Greqisë për rrugën euro-atlantike të Shqipërisë, Kryemadhi shprehu qëndrimin e LSI-së se marrëdhëniet tona duhet të intensifikohen duke u bazuar te transparenca dhe mirëbesimi, si themel për një marrëdhënie partneriteti që kontributon për paqe, siguri dhe prosperitet në rajon. Gjatë takimit Kryemadhi nënvizoi se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia…

Read More