Author: tirana

Nga Alfred Peza Fushata elektorale mund të konsiderohet më në fund e filluar, pasi u qartësua diçka tepër esenciale si ofertë politike nga ana e LSI, përballë kërkesës së qytetarëve. Nëse pozicionet programore mes PS dhe PD janë tepër të qarta, mbetej të kristalizohej dhe pozicioni i partisë së Ilir Metës e Monika Kryemadhit. Tani që edhe LSI, pranoi publikisht se ka të përbashkët me PD pikën e taksës së sheshtë në programin e saj elektoral, atëherë nuk ka më asnjë enigmë për të sqaruar. E pyetur nga mediat në lidhje me pikat që e bashkojnë LSI me PD në…

Read More

Ralf Gjoni tha se nëse opozita del më lista të darë në zgjedhje do të jetë e përçarë dhe se do ende Ramën në krye të qeverisë. Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni tha se nëse opozita del më lista të darë në zgjedhje do të jetë e përçarë dhe se do ende Ramën në krye të qeverisë. Në një intervistë për Report Tv, Gjoni tha se Basha nuk do një front opozitar për të rrëzuar Ramën dhe kjo duket ende tek ngecja e negociatave me aleatët e tij. Sipas Gjonit nëse PD dhe LSI do të shkojnë me lista…

Read More

Në emisionin “Tempora” mbrëmjen e sotme janë publikuar rezultatet e sondazhit të zhvilluar nga Antonio Noto në bashkëpunim me RTV Ora. Sipas rezultateve të këtij sondazhi, Partia Socialiste vijon të jetë e para kurse PD e dyta. Ndërkohë që pas 8 vitesh qeverisje, PS ka pësuar ulje. Edhe LSI ka pësuar ulje në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017.Kanë pësuar rritje partitë e tjera që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, pasi 6-10% e votave duket se do t’u takojnë atyre.

Read More

Ambasada shqiptare në Greqi ka njoftuat shtyrjen e aftit kohor për tërheqjen e dokumenteve biometrike, pasaportat dhe kartat e identitetit, për të gjithë ata shqiptarë që kanë aplikuar për periudhën 01.01.2019 deri në datën 31.12.2019. Ambasada shqiptare në Athinë njofton se për shkak të situatës së krijuar nga pandemia aplikuesit kanë afat kohor për tërheqjen e tyre deri më 30 prill 2021. Gjithashtu njoftohet se shtetasit që kanë aplikuar deri më 24 dhjetor 2020 kanë mbërritur kartat dhe pasaportat në Zyrën Konsullore dhe se shpërndarja e tyre do të bëhet me postë në vendbanimin e deklaruar. Njoftimi i plotë i…

Read More

Komisioni Evropian ka rekomanduar sot se të paktën 70% e popullsisë mbi moshën 18 vjeç të vaksinohen deri në Verë. Sipas KE-së kjo do të mundësojë një frenim të përhapjes së COVID dhe do lehtësohen masat shtrënguese. Vaksinimi ka nisur që në 27 Dhjetor në të gjitha vendet anëtare, por duket se nuk po ecën me ritme të shpejta siç ishte parashikuar. KE u ka bërë thirrje vendeve që të shtojnë ritmin për të vaksinuar grupet prioritare. Por komisioni nuk sqaroi se si synonte të rrisë kapacitetin e prodhimit të prodhuesve të vaksinave për të arritur qëllimin e tij të guximshëm…

Read More

Zëvendës ministri i Brendshëm Julian Hodaj nuk ka pranuar të japë asnjë detaj në lodhje me zhdukjen e biznesmenit italian Davide Pecorelli. Në një lidhje me Skype në “Open”, Hodaj është vënë me ‘shpatulla pas murit’ nga gazetaret Anila Hoxha dhe Klodiana Lala në lidhje me këtë rast. Por, pavarësisht interesit të gazetareve, Hodaj tha shkurt se nuk ka informacione. “Zv/ministri nuk bën hetime. Nuk kam as kuriozitet dhe asgjë që t’i futem një çështjeve që nuk më takon. Të kishin thirrur zëdhënësin e prokurorisë kur donit këto gjëra,”– tha Hodaj. Ndërsa gazetarja Lala nuk e mbajti dot të qeshurën.…

Read More

Lulzim Basha ia besoi drejtimin politik të fushatës në qarkun e Lezhës profesorit të njohur Mark Marku, i cili gjithashtu ishte pjesë e komisionit për vettingun e kandidatëve për deputetë. Mes zërave kundër, ajo që bëri më shumë përshtypje ishte një status i zëdhënëses së ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli, që nga shumë u lexua edhe si një qëndrim i tij. Por Mark Marku mendon ndryshe. “Nuk ngatërroj Berishën me zëdhënësen e tij. Berisha nuk përfaqësohet as përmes zëdhënësve, as përmes këshilltarëve dhe as Ministrave. Nëse Berisha do të ketë pasur një pakënaqësi padyshim që e ka pasur mundësinë për…

Read More

Pas sanitares Tire Alldervishi që punonte në spitalin Covid 2 e cila zhvati nga paratë vajzën e një pacienteje me koronavirus, emisioni Stop në Tv Klan sjell sonte një tjetër rast abuzimi. Bëhet fjalë për një skandal në sistemin shëndetësor, kësaj radhe në Spitalin Infektiv ose në spitalin Covid 1. Një qytetar, djali i një 58-vjeçari, ka denoncuar se babait të tij, i cili ishte i shtruar në spitalin Covid 1 pasi ishte infektuar me koronavirus, i kanë vjedhur paratë që kishte në portofol. Sipas denoncimit të tij, babai iu shtrua në spital më 22 Dhjetor 2020 dhe humbi jetën…

Read More

Dy shpërthime të fuqishme pasditen e sotme kanë vendosur në alarm Policinë ne Lezhë. Dy shpërthimet ishin të njëpanjëshme rreth orës 19:40 dhe 19:41 kryesisht në Shëngjin, Ishull Shëngjin dhe Ishull Lezhë. Deri më tani nuk ka ende asnjë informacion tjetër teksa shpërthimet janë ndJERë në gjithë zonën dhe Policia po punon për të zbardhur ngjarjen.”Ne po hanim bukë, ishte një goditje e jashtëzakonshme, shtëpia u drodh, dolëm në sekond përjashta. Kur erdhi goditja tjetër, ishte goditje nga ajri, ishte nga ajri dhe kanë shpërthyer në ajër.  Ishin dy goditje punë sekondash. Kam lajmëruar operativin e zonës, ata thanë nuk dimë…

Read More

Fiks Fare denoncoi një skandal në shëndetësi, ku një viktime nga Covid 19 i kanë vjedhur një pajisje oksigjeni me vlerë 5 mijë euro. Ferit Kasa, 70 vjeçar, ndërroi jetë në datën 1 shtator 2020 në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, Tiranë. Gjatë kohës që ishte shtruar, personeli mjekësor i kërkoi familjarëve një pajisje për frymëmarrjen. Familja mori me qira 150 euro në muaj një pajisje B PAP dhe e çoi te Senatoriumi. Por, pasi 70-vjeçari ndërroi jetë, kjo pajisje është zhdukur. Senatoriumi shkruan në dokumente se e ka dorëzuar te Morgu i Tiranës. Kjo e fundit, i ka kthyer sendet personale…

Read More

Ndahet nga jeta nëna e ish-ministres së kultures Mirela Kumbaro. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-ministrja në rrjetet sociale. Postimi i plotë U ngjit në qiell një Zonjë, një mësuese pasionante që jetën ia kushtoi arsimit, që për gati 4 dekada formoi breza profesionistësh dhe artistë duke u mësuar atyre matematikën të cilën ua bëri po aq të dashur sa muzikën, pikturën apo baletin në Liceun Artistik. Një bijë që me shumë dinjitet e përulësi nderoi emrin e familjes e cila la gurë të rëndë në themelet e patriotizmit e të kulturës gjirokastrite të kombit.Një grua që dashuroi…

Read More

Në 11 Qershor të vitit të kaluar në mes të Tiranës u ekzekutua në një atentat mafioz Hekuran Billa. Por prokuroria ka gjetur disa prova të reja që shumë shpejt mund të vulosin dosjen. Në makinën “Nissan Micra” që mori me qira Sebastian Mali u gjetën 3 fije floku nga ku janë përfituar 2 kampionë ADN, të cilët do të krahasohen me kampionët e të arrestuarve, dajë e nip.. Viktor Marku dhe nipi i tij Sebastian Mali u arrestuan pas ngjarjes, por që të dy e kanë mohuar përfshirjen. Megjithatë nëse ka përputhshmëri me provat e gjetura në makinë prokuroria…

Read More