Një 31-vjeçar, i identifikuar si Qazim Ismailaj, është ndaluar nga Policia e Vlorës pasi dyshohet se ka strehuar 55 klandestinët nga Lindja e Mesme, që u gjetën me gomone në lumin Vjosa disa ditë më parë. 31-vjeçari, nga fshati Trevllazër Vlorë, është ndaluar nga Policia ditën e djeshme vetëm pak ditë pas arrestimit të pronarit të hotelit në Tiranë, Fatos Dusha, i cili gjithashtu kishte strehuar klandestinët sirianë në hotelin e tij. NJOFTIMI I PLOTË: Vijon puna për zbardhjen e plotë të tentativës për kontrabandim të migrantëve një javë më parë. Identifikohet, kapet dhe ndalohet një 31-vjeçar, i dyshuar si…
Author: tirana
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë ndaj 5 personave të arrestuar për konfliktin mes dy ortakëve në kompleksin e pallateve tek rruga “Ndre Mjeda”, në kryeqytet. Dy pronarët e pallatit Albert Allmuça dhe Sino Llanaj janë lënë në masën arrest shtepie. Ndërsa për tre rojet, Shkelzen Byberi, Skënder Margjeka dhe Alfred Lumani, gjykata ka caktuar masën “detyrim paraqitje”. Ndërkohë, vijon të jetë ende në kërkim personi që qëlloi me armë biznesmenin Llanaj, duke e plagosur me plumb në këmbë. Dy orakët u konfliktuan me njeri-tjetrin për mosmarrëveshjet që kishin për ndërtimin e një pallati në ish-Park. Policia e…
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qenë në Laç, ku ka inspektuar punimet blloqet e reja me 727 apartamente të reja. Teksa ka inspektuar punimet Rama është shprehur se për Krishtlindje e Vit të Ri Laçi do të jetë një qytet që nuk do ta njohin kur të kthehen për festa, ata që jetojnë jashtë tij. Gjatë inspektimit në terren, Rama takoi një nga punonjësit e kompanisë turke, i quajtur Servet, i cili tha se ka origjinë shqiptare, Rama i premtoi se të dielën do jetë i pranishëm në ceremoninë e martesës së djalit të tij. Pjesë nga biseda:…
Ish Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ishte sot i ftuar në emisionin sportiv “Pasó” në Top Albania Radio. Gjatë intervistës në studio, ai komentoi 60 vitet e tij si tifoz i skuadrës së Tiranës, si përqafoi ngjyrat bardhë e blu që 3 vjeç. Rivaliteti me Partizanin, ndikimin negativ të politikës në sport dhe gabimin që nuk ia fal Edi Ramës. “Unë duke e njohur shumë mirë jetën e sportit, sportiviteti të bën që të jesh vetëm objektiv, nuk mund të jesh subjektiv. Unë kam sjellë në tribunën e stadiumit njerëz që nuk kishin shkelur ndonjëherë në stadium. Duke i mbrojtur…
Pyetja se kush janë gjobëvënësit e pronave solli debat mes Arian Çanit dhe analistit Arjan Curi mbrëmjen e kësaj të premteje në Zonë e Lirë. Predispozita e Curit për të përmendur emra, solli reagimin gati-gati të ashpër të Çanit, i cili tha se në studion e tij mund të përmenden emra viktimash, por jo gjobëvënësish. Çani i kujtoi Curit ku jeton dhe se në një “vend të mbushur me ujqër dhe me gjobëvënës”, nuk e mbron njeri. Pjesë nga debati në Tv Klan Artan Lame: Jo, jo të lutem, kjo është akuzë… Më thuaj emrat e gjobëvënësve. Adriatik Lapaj: Po ti them…
Vrasja e Jurgen Kurtit, menxherit të njohur te Vipave shqiptarë vijon të mbetet ende mes misteresh të pazbuluara. Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e vrasjes së biznesmenit 26- vjeçar mbrëmjen e 18 marsit të vitit 2019. Në trupin e viktimës janë gjetur 17 plumba dhe 3 predha ndërsa ai mbante nje çantë në shpinë dhe në tokë është gjetur celulari tip Iphone. Nisur nga dëshmitë e siguruara, Jurgen Kurti ka qenë person i dyshuar për vrasjen e Agim Arapit në prill të vitit 2017 në Durrës. Sipas informacioneve, autori ka qenë me një makinë tip Merccedez…
Kushtrim K., me origjinë shqiptare, dëshironte të vizitonte partnerin e tij në Gjermani, por u ngacmua keq në kufi. Ai donte të udhëtonte nga Zvicra te ‘shoku’ i tij në Konstanz (Gjermani), por u ndalua nga efektivi gjerman në pikën kufitare. Në mënyrë që të udhëtoni tek një partner, me të cilin nuk jeni ende të martuar në Gjermani, në pikën kufitare duhet që të provoni marrëdhënien. Kushtrim K. dhe partneri i tij kishin nënshkruar paraprakisht një konfirmim të marrëdhënies. Sidoqoftë, ky konfirmim nuk ishte i mjaftueshëm për efektivin e kufirit. Ai këmbënguli të shihte fotot e çiftit homoseksual. Zvicerani…
Mbretëria e Bashkuar do të mbyllë të gjithë kufijtë për një muaj duke nisur nga e hëna. Këto masa ekstreme janë marrë për t’u mbrojtur nga varianti i ri i COVID-19 që ka pasur një numër të madh të infektuarish kohët e fundit. Kryeministri Boris Johnson tha se kushdo që fluturon drejt Britanisë së Madhe do të duhet të jetë me një test negativ me vete. Në një deklaratë për mediat Johnson tha se kjo është një tentativë për t’u mbrojtur nga rreziku i varianteve të reja që po shfaqen dita-ditës dhe nuk janë identifikuar ende plotësisht. Prej të hënës…
Pneumonia është një infeksion në njërën ose të dy mushkëritë e shkaktuar nga bakteret, kërpudhat dhe viruset. Infeksioni shkakton inflamacion të qeseve të ajrit në mushkëritë tuaja, të njohura zakonisht si alveola. Lëngu ose qelbja në alveola mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje si dhe ethe, kollë dhe dridhura. Pneumonia ndodh zakonisht tek foshnjat dhe njerëzit e moshuar që janë mbi 65 vjeç pasi kanë një sistem të dobët imunitar. Është një gjendje e rrezikshme për jetën dhe për këtë arsye duhet të vizitoheni menjëherë tek një mjek nëse përjetoni simptomat si dhimbje gjoksi, gulçim, kollë, lodhje, ethe dhe dridhura,…
Nga Mustafa Nano Duket se demokratët janë përgatitur për humbjen më 25 prill. Dhe nëse ka mes tyre që ende janë të papërgatitur, do të duhet ta shfrytëzojnë kohën që ka mbetur deri në ditën e zgjedhjeve pikërisht për këtë qëllim: duhet ta përgatisin veten. Ndryshe, do t’iu bjerë në kokë apansëz. Por nuk ka pse. Nuk iu falet. Gjërat janë kaq të qarta. O e dinë ata këtë gjë, o nuk e di njeri tjetër. Nëse nuk e dinë, atëherë po bëj unë një përpjekje për t’i ftilluar. Ata nuk kanë qenë asnjëherë shumicë në këtë vend. Mund të…
Policia e Vlorës po bën kontrolle në të gjithë qarkun për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe për armëmbajtje pa leje. Oficerë të krimeve kanë ngritur postbllok sot në hyrje të qytetit të Vlorës. Vlora prej vitesh qëndron ndër qarqet më problematike për kriminalitetin, ndonëse kohët e fundit është përmirësuar ndjeshëm.
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali tha mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Bardh A Zi” në ABC se kryeministri Edi Rama është i vetmi njeri që di si të ndërtojë një qytet duke marrë në shembull investimet e bëra në Vlorë dhe Korçë. “Nëse ka një njeri dhe një forcë politike që di të bëjë qytet janë Edi Rama dhe Partia Socialiste. Shkoni shikoni Vlorën dhe Korçën”, tha Spiropali. Ndalur te protesta e maturantëve për pyetjen e famshme se çfarë bëri Turi, Spiropali theksoi se kjo çështje u përdor nga opozita duke ironizuar se dy liderët e saj…