Getinjo është një prej emrave më të njohur e të komentuar të repit shqiptar, i cili është thuajse gjatë gjithë kohës në kontakt me ndjekësit e tij në rrjete sociale. Shpesh në llogarinë e tij reperi ndaj video të tijat ku këndon rep freestyle, siç ka bërë edhe disa orë më parë. Në tekstin e tij, Getinjo flet për paranë dhe s’mund të mungonte edhe një koment negativ nga njëri prej ndjekësve. Ai e quan Getinjon ‘mendjemadh’ dhe shprehet se kur nuk kishte para, reperi ishte njeri më i thjeshtë. “Edhe ti ke qene njeri i thjeshte kur ske pas…
Author: tirana
Autori i dyshuar i vrasjes së Edmond Llangozit në Neos Kosmos të Athinës është një shqiptar me origjinë nga Lezha. Autoritetet greke kanë identifikuar ekzekutorin e 54 vjeçarit Llangozi dhe plagosjen e dy djemve të tij, Anxhelo dhe Mihal, 22 dhe 28 vjeç. Nga hetimet e policisë në vendin fqinj ka rezultuar se shkak i ngjarjes ka qenë një borxh prej 600 eurosh.
Partia Demokratike ka kundërshtuar kandidimim e deputetit të PS, Fidel Ylli në krye të Komitetit Olimpik Shqiptar. Përmes një deklarate për shtyp, ish-deputetja Albana Vokshi u shpreh se është e papranueshme dhe e dëmshme politizimi i sportit. “Përfshirja e një politikani aktiv, deputet i Partisë Socialiste është tentativë për të prishur garën, është emërim i dhunshëm i një politikani në sport, kundër çfo standardi botëror”, u shpreh ajo.
Flokët tanë mund të përballojnë një shtrirje prej 3.5 cm dhe mund të shtrihen deri në 30% më shumë kur janë të lagura. Sidoqoftë, vetëm flokët e shëndetshëm kanë superfuqi të tilla – fijet e dëmtuara do të këputen mjaft lehtë. Ju nuk mund të identifikoni gjendjen e flokëve tuaj me një shikim, por ka 1 mënyrë të sigurt për të parë nëse I keni shumë të djegur apo jo: -Shkulni disa fije flokësh nga pjesë të ndryshme të kokës, si maja, pjesa e pasme dhe nga secila anë. Hidhni fijet në një gotë me ujë. Fijet plotësisht të shëndetshme…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 3530 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 641 qytetarë.Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 182 raste në Tiranë, 50 raste në Durrës, 38 raste në Vlorë, 35 raste në Shkodër, 29 raste në Kavajë dhe Lushnje, 24 raste në Fier, 22 raste në Lezhë, 20 raste në Korçë, 19 raste në Elbasan, 18 raste në Berat, 14 raste në Mat, 13 raste në Krujë, 12 raste në Kamëz, 10 raste në Librazhd, 9 raste në Tropojë, 8 raste në Pogradec dhe…
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka folur gjerë e gjatë në një intervistë për “Rolling Stone”, ku na befasoi të gjithëve me look-un në kopertinën e saj. Gjatë intervistës, Dua nuk e ka kursyer një rrëfim plot krenari për origjinën, duke përmendur një fragment nga jeta e gjyshit të saj. Teksa përmendi momentet e tmerrshme që kaluan për shkak të serbëve, Dua rikujtoi se asokohe, gjyshi i saj historian po shkruante për gjithçka që po ndodhte gjatë luftës. Këngëtarja ka treguar se gjyshit të saj, Seit Lipa, i cili ishte edhe drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë,…
Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino është shprehur se janë testuar 2 raste për të cilët është marrë informacion se kanë patur kontakte jashtë vendit me persona të infektuar me variantin e ri të COVID-19, por që rezultatet kanë dalë negative. “Kemi testuar dy raste për të cilët morëm informacion që kishin pasur kontakte jashtë vendit me një të diagnostikuar me variantin e ri. Rezultuan negativë. Virusi që shkakton Covid-in është një virus që përhapet në rrugë respiratore dhe si i tillë është një virus që përhapet kudo”, tha Bino në A2CNN. Sipas saj festimet e fundvitit po i…
Çdo të shtunë Luana Vjollca ka thyer rekorde shikueshmërie me programin e saj, “Shiko kush luan”. Gjatë gjithë këtij sezoni ajo ka ndarë me ndjekësit hap pas hapi se çfarë pune bëhet në prapaskenë për të arritur deri në realizimin e plotë të spektaklit. Luana ka treguar se ajo është mjaft e angazhuar në çdo moment të ditës me “Shiko kush luan”, të cilin e cilëson edhe si beben e saj. Përgjatë këtij sezoni Luanën e kemi parë shpesh të eksperimentojë me pamjen e saj dhe duket se nuk ka ndërmend të ndalet as në puntatat e fundit të tij.…
Një punëtor ka rënë nga skelat te një pallati i ri në ndërtim në rrugën “Petro Nini Luarasi”, në zonën e “Ali Demit” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. Punëtori është dërguar në spital për mjekim, ndërsa raportohet vetëm për dëme të vogla. Policia ka nisur hetimet për kushtet e punës në pallatin në ndërtim.
Sipas një studimi të publikuar nga Deutsche Welle, maskat e zeza përmbajnë elementë të dëmshëm. Kimisti Egzon Ademi shpjegon në “Shqipëria live” pse disa maska të zeza prej tekstili janë të dëmshme. “Disa copa të zeza përmbajnë anilin. Anilina është përbërës i ngjyrave, bojërave, pigmenteve. Megjithatë dua të theksoj se studiuesit në Gjermani kanë marrë vetëm një lloj të maskës së zezë”. Sipas tij, alinina nuk dallohet pa analizë por ka një aromë të ngjashme me aromën e peshkut dhe mund ta kuptojmë. Tregon cilat janë maskat më efektive, “Maska kirurgjikale dhe N95 janë shumë efektive. Maska N95 ndalon 95%…
Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku duket se 2 shqiptarë po u japin urdhra ushtarëve grekë. Pas publikimit të kësaj videoje, autoritetet janë tronditur dhe kanë nisur menjëherë hetimet. Në video 2 të rinj me origjinë shqiptare, duke sikur po “përshëndesin” shokët tyre nga Shqipëria në “rrugën 5 maji”, siç edhe përmendet në video. Njëri prej tyre i cili duket të ketë një rol drejtues urdhëron ushtarët grek të përsërisin emrin e njërit prej djemve që po përshëndesin, “ Me Ri Ton”, ndërkohë ushtarët e përsërisin pa hezitim. Sipas mediave greke, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Greqisë…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë për një 10 vjeçar nga Burreli, i cili ka arritur të fitojë një betejë të rëndësishme në luftën kundër kancerit. “Pas mundimit të gjatë për Ardenisin e vogël në betejën e vështirë me tumorin në sistemin nervor, ndërhyrjes delikate në neurokirurgji dhe përfundimit të një trajtimi kompleks me radioterapi në spitalin onkologjik, 10 vjeçari nga Burreli ka arritur të fitojë një betejë të rëndësishme në luftën kundër kancerit. Kjo, falë profesionalizmit dhe përkushtimit të pashoq të dr. Arturit, dr. Orgesit dhe të gjithë ekipit fantastik të #neurokirurgjisë…