Gjashtë protestues janë shoqëruar në komisariat mbrëmjen e sotme, pasi zhvilluan një tubim përpara Kryeministrisë. Tubimi u zhvillua rreth orës 18:00, ndërsa protestuesit, të paktë në numër, mes të cilëve edhe ambientalisti Sazan Guri kërkuan transparencë nga qeveria për zgjerimin e Greqisë në Jon me 12 milje. Por policia i ka shoqëruar, pasi grumbullimet nuk lejohen për shkak të pandemisë, ndërsa protestuesit akuzohen edhe për mos bindje ndaj urdhrit.
Author: tirana
Ajo është një nga modelet më të kërkuara dhe një nga fyturat më të bukura në botë. Por jo vetëm kaq… Një nga më të ndjekurat dhe të fotografuarat, edhe përsa i përket jetës dhe historive dashurore. Me pak fjalë një nga më të dashurat për faqet e kronikës rozë. Supermodelja ruse vjen nga një fëmijëri shumë e vështirë. E rritur midis varfërisë dhe mjerimit, shumë herë ajo ka rrëfyer se i është dashur të bënte sakrifica të mëdha për të arritur aty ku është tani. “Ndihmoja nënën time për të bërë punët në kopshtin e shtëpisë. Më pas kam…
Familjet e prekura nga tërmeti i 26-Nëntorit do të vazhdojnë të përfitojnë bonusin e qirasë deri në momentin që banesat e tyre rikonstrukturohen apo ndërtohen. Propozimi për zgjatje të afatit ka ardhur nga Këshilli i Ministrave, i cili ka ndryshuar aktin normativ që përcaktonte subvencionimin e pagesës së qirasë për te gjithë familjet të cilat banesat e tyre u shembën apo u shpallën të pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit. Ne relacionin specifikohet se kjo shtyrje ka ardhur si pasojë e pandemisë Covid-19 që vështirësoi edhe sigurimin e dokumentacionit. Për vitin 2021 janë planifikuar nga buxheti 1.5 miliardë lekë për bonusin…
Një tjetër tërmet është regjistruar në Kroaci. Tërmeti u ndje rreth orës 18:00 në zonën e Kroacisë qendrore dhe zgjati rreth dhjetë sekonda, bëjnë me dije autoritetet. EMSC raportoi se tërmeti ishte me madhësi 5 të shkallës Rihter. Sipas të dhënave të para, epiqendra ishte rreth 49 kilometra në juglindje të Zagrebit, në zonën e Petrinjës. Kroacia u godit nga një tërmet i fortë në 29 dhjetori të 2020. Epiqendra e tërmetit ishte zona e Petrinjës. Kujtojmë se të paktën shtatë persona humbën jetën si pasojë e tërmetit që goditi Kroacinë mesditën e së martës.
Ndarja e çmimeve Grammy për vitin 2021 është shtyrë me 14 mars. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se shkak për shtyrjen e ndarjes së çmimeve është pandemia e Covid. Ceremonia e ndarjes së çmimeve në industrinë muzikore pritej që të mbahej në 31 janar por shtimi i infektimeve të shumta me Covid në Los Anxhelos e ka shtyrë atë në 14 mars. Akademia që drejton çmimet Grammy në një deklaratë tha se gjëja më e rëndësishme tani është shëndeti dhe siguria e njerëzve. Ndër të tjera në njoftimin e Grammy shkruhet se njerëzit…
Në vijim të nënshkrimit të Marrëveshjes së Partneritetit Strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë gjatë ditës së sotme në Ankara është nënshkruar edhe marrëveshja ndërmjet qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim në fushën e Shëndetësisë. Marrëveshja e firmosur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Dr.Fahrettin Koca, Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, ka për qëllim të mbështesë dhe përmirësojë shkëmbimin e njohurive, përvojës, shërbimeve dhe teknologjisë midis dy vendeve, për të forcuar sistemet dhe politikat shëndetësore, përmes praktikave të përparuara akademike dhe shkencore. Marrëveshja mes dy Ministrive të Shëndetësisë…
Më shumë se 1 milion kopje janë shitur nga albumi ‘Folklore’ i Taylor Swift. Albumi i tetë i këngëtares, u vlerësua nga Rolling Stone si albumi më i sukseshëm i vitit që lamë pas, pasi ka arritur një shifër prej 1.2 milion kopjesh të shitura. Taylor Swift me albumin e saj Folklore, theu një rekord të mbajtur gjatë nga këngëtarja Whitney Houston, duke qëndruar për gjashtë javë në vendin e parë të “Billboard 200”.
The Weeknd ka surprizuar sërish publikun me pamjen e tij, kësaj radhe në videoklipin e ri të publikuar dje, “Save your tears”. Artisti kanadez shfaqet në video me proteza në fytyrë, të cilat e bëjnë të duket sikur i është nënshtruar një operacioni plastik radikal, duke përfshirë “fillers” rreth faqeve dhe buzëve të tij. Klipi nis me këngëtarin, duke performuar në skenë, teksa ndiqet nga një turmë të maskuar. Ndërkohë, sipas fansave të The Weeknd, video-ja është e mbushur me detaje, ku ai ironizon “Grammy 2021”, organizatorët e së cilës nuk e nominuan në asnjë çmim këtë vit, edhe pse…
Pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, duket se kanë filluar rrjedhjet e para në partitë politike. Kjo ka ndodhur te LSI-ja, ku figura e saj qendrore në Berat, ish ministri i drejtësisë Nasip Naço ka deklaruar hapur se do t’i bashkohet Partisë Socialiste. Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia ka komentuar është shprehur se Naço i është bashkuar socialistëve vetë dhe nuk ka pasur një ftesë nga partia. Ai thotë se PS nuk vuan për figura politike dhe ardhja apo ikja e dy individëve nuk e zhbën boshtin e mazhorancës. “PS është një parti e hapur që ka shpalosur dhe…
Pranë lumit Medway në Kent është një ishull që shumë njerëz nuk kenë dëgjuar kurrë për të, kjo sepse është një vend mjaft tronditës për çdokënd. Përballë Queenborough në Sheppey është një zonë e quajtur Deadman’s Island, ku nuk lejohen vizitorë. Ishulli është i mbuluar me mbetje njerëzore dhe arkivole, me kocka dhe kafka në të gjithë vendin. Më shumë se 200 vjet më parë, vendi u përdor si një varrezë për të dënuarit që vdiqën në anijet e të burgosurve, raporton Kent Live. Në vitin 2021, për shkak të erozionit bregdetar dhe një ndryshimi të baticave, kafkat dhe kockave…
Bashkim Metani, vëllai i dy motrave, Zhaneta dhe Kristina që u vranë nga Përparim Ademi pak orë para natës së ndërrimit të viteve ka treguar detaje të tjera nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën dhe jo vetëm. “Ai e mori vesh se ato po flisnin me mua dhe i vrau. Mori motrën e vogël përpara, me mendimin që do të vinte motra e madhe, do ta marrë në telefon, që t’i vriste të dyja, në Krrabë, nuk e di ku i ka çuar” tha ai. Ka tentuar më parë ti vrasë? “Tani, mendimi im. Motrat më thanë mos i…
Instagrami tashmë është kthyer si një pasaportë që i ka hapur shumë dyer Armina Mevlanit. Gjatë një interviste radiofonike të dhënë së fundmi për Top Albania Radio, Armina Mevlani foli mbi eksperiencën e saj si një nga blogeret e para dhe më të ndjekura në vend por dhe jashtë. ‘Pandemia ka ndikuar pozitivisht në rrjetet sociale pasi janë rritur bashkëpunimet nisur nga rritja e kërkesës për blerjet online’– u shpreh Armina. Sipas saj, puna e blogeres mund të konsiderohet si një profesion i mirëfilltë me kohë të plotë, duke qënë se shpenzojnë kohë të gjatë në bërjen e një video,…