Author: tirana

 Një 25-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dogji banesën e tij dhe ushtroi dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij, për motive të dobëta. Sipas njoftimit të policisë, R. M. ka  shkaktuar një dëm prej 1.000.000 lekë, si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, për motive të dobëta. Akoma nuk dihen detaje në lidhje me rrethanat që e kanë çuar të riun të ndërmerrte këto veprime.

Read More

Si sot 22 vite më parë, pra 13 shtator 1998, në spitalin ushtarak është zhvilluar një nga aktet më spektakolare të mbulimit të një krimi politik, i quajtur si vrasja e shekullit. Ish kreu i opozitës së atëhershme Sali Berisha, vetëm pak orë pas vrasjes së Azem Hajdarit, liderit të dhjetorit, para selisë së PD, ka kontaktuar dëshmitarin kryesor, Zenel Nezajn ish zyrtar i lartë i SHIK-ut të Gazidedes dhe më 12 shtator truproja i plagosur i Azem Hajdarit. Në një video të publikuar më vonë në media, shihet Sali Berisha duke regjistruar me diktofon dëshminë e Zenel Nezajt, truprojës…

Read More

Vajza e ish deputetes të PD, Albina Deda, Ada Deda është mjaft e komentuar në mediat rozë për pamjen dhe fotot provokuee. Teksa shumë personazhe të njohur kanë përfunduar pushimet dhe i janë rikthyer punës, Ada vijon me pushimet dhe fotot me bikini. Së fundi ajo ka publikuar një foto ku shfaqet tejet seksi dhe nuk nguron të tregojë linjat e saj perfekte.

Read More

Bes Kallaku ishte mik me biznesmenin Eugert Lazaj, i cili u vetëvra në shtëpinë e tij më 30 korrik. Fillimisht aktori i humorit bëri një postim prekës për mikun e tij në Instagram, ndërsa tani Xhensila Myrtezaj ka postuar një shkrim për bashkëshorten e të ndjerit. Këngëtarja shkruan se e di mirë dhimbjen që po kalon e se nuk ka dashur të flasë më parë pasi nuk donte që të hapte plagët. Ajo shton se nuk ka fuqi t’i japë më shumë forcë, por shpreson që ta gjej atë tek dy fëmijët e tyre. “E dashur motra ime. E di…

Read More

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka zgjedhur dy rrjeshta në një postim në rrjetet sociale për të kujtuar dhe njëherë nxënësit dhe mësuesit për rregullat që duhen ndjekur gjatë këtij viti shkollor të pazakontë. Sipas ministres Shahini, vetëm duke zbatuar me përpikmëri protokollet do të jetë i mundur sigurimi i një procesi të mbarë shkollor. “Pas një kohe të gjatë larg shoqeve dhe shokëve të klasës, nxënësit tanë do të ritakohen nesër në bankat e shkollës. Kësaj here me një “normalitet të ri”, duke mbajtur maskën, ruajtur distancën dhe respektuar rregullat anti-COVID në mënyrë që të ruhet shëndeti i të…

Read More

Avioni i parë ushtarak i tipit “Rafale” do të mbërrijë në Greqi në mes të vitit 2021. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Kyriakos Mitsotakis gjatë konferencës për shtyp. Në të njëjtën kohë, ai iu referua sugjerimit të ekspertëve për të forcuar flotën. “Ne nuk jemi në gjendje t’ju kushtojmë”, tha kryeministri, pasi do të ketë oferta konkurruese. “Ne jemi në një fazë të përparuar për të nënshkruar një marrëveshje të tillë me Francën,” tha ai, duke iu referuar klauzolës së ndihmës reciproke si pjesë e Nenit 42 të BE. “Shpresoj se vendi nuk do të ketë kurrë nevojë për këtë…

Read More

Ditën e sotme janë publikuar në ERTV, dokumentat që provojnë ndihmën që ka dhënë qeveria shqiptare për Alesio Cakonin dhe nënën e tij, i cili nga tërmeti i Nëntorit 2019 humbi babin dhe motrën, por që ditët e fundit u soll në vëmendje nga opozita si rasti i një familjeje të harruar nga qeveria. Referuar fakteve të publikuara, rezulton se fillimisht, familja ka marrë në dhjetor 2019 si mbështetje të menjëhershme financiare, shumën prej 10 milion lekësh të vjetra, që qeveria ia akordoi çdo familjeje që humbi të afërmit në tragjedi. Po në Dhjetor, qeveria shqiptare miraton një listë me…

Read More

Partia Demokratike ka hedhur të tjera akuza ndaj kryeministrit Rama. Në një komunikim me mediat nga selia blu, ish deputeti, Klevis Balliu u shpreh se kryeministri futi në Policisë e Shtetit, ish bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit. Balliu publikoi listën me emra, ndërsa thekson se në asnjë vend të ish lindjes komuniste nuk ka ndodhur ky fenomen. Deklarata e plotë nga Klevis Balliu: Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, policia është urdhëruar të jetë më e dhunshme ndaj qytetarëve dhe të drejtat e tyre janë shkelur në mënyrë të vazhdueshme, sepse Policia e Shtetit sot drejtohet nga Sigurimi i Shtetit i…

Read More

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama përmes një mesazhi ka ngushëlluar për ndarjen nga jeta të politikanit dhe profesorit të njohur Sabit Brokaj. Në një mesazh në ‘Facebook’ Luan Rama ka treguar edhe telefonatën e fundit që ka pasur me Brokajn si dhe planet e tyre për të udhëtuar në Lumin e Vlorës. Po ashtu ai kujtoi edhe një këshillë të vyer që profesori i kishte dhënë se; “Nderimi për ata që iu falën atdheut, është amanet”. MESAZHI I LUAN RAMËSTë ndrittë shpirti Profesor Sabit Brokaj! Me telefonoi pak ditë më parë dhe e lamë që të shkonim bashkë në Drashovicë,…

Read More

Polarizimi politik dhe dezinformatat online janë duke kërcënuar programet për vaksina në gjithë botën, andaj besimi publik është i paqëndrueshëm dhe ndryshon nga vendi në vend, është thënë në të dhënat e një studimi rreth besimit që ekziston për vaksina në nivel global. Studimi, i cili analizon trendet për besimin që ekziston në vaksinë në 149 shtete në periudhën 2015-2019, ka gjetur se skepticizmi për sigurinë e vaksinave ka pasur tendencë të rritet, bashkë me mungesën e stabilitetit dhe ekstremizimit fetar, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters. “Është tejet e rëndësishme që kur ka sëmundje të reja dhe kërcënime sikurse pandemia…

Read More

Ashtu siç kishte premtuar, me ardhjen e muajit shtator, presidenti Ilir Meta i është rikthyer sulmeve ndaj qeverisë. Ligji Anti- Shpifje është vendosur kësaj here në vëmendjen e kreut të shtetit, i cili e cilëson si një përpjekje flagrante të qeverisë për të kapur mediat, duke i bërë thirrje që të tërhiqet nga ai që quan ” modeli i neveritshëm Lukashenko”. Deklarata e plotëSolidarizohem me shqetësimin e organizatave të gazetarëve për riaktivizimin e përpjekjeve për të miratuar sërish një ligj për censurën e medias, në mungesë transparence dhe pa marrë parasysh opinionin e Komisionit të Venecias, që konfirmoi qëndrimin e…

Read More