Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se Task- Forca anti-COVID do të vijojë intensifikimin e kontrolleve në terren me kapacitete të shtuara, 24 orë në 7 ditë të javës për zbatimin e masave dhe protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së infeksionit COVID-19. Gjatë inspektimit në terren bashkë me drejtorin e përgjithshëm të policisë, Ardi Veliun, ministrja Manastirliu u shpreh se situata në të cilën ndodhemi është serioze, ndaj nuk mundet të tolerohet asnjë neglizhencë e bizneseve për moszbatimin e masave dhe protokolleve. “Jemi në një situatë serioze, ku moszbatimi i masave dhe rregullave nga…
Author: tirana
Një zjarr i madh ka rënë pranë një magazinë peshku në lagjen “Pavarësia”. Mësohet se magazina përdorej si banesë për persona të pastrehë. Në momentin kur ka rënë zjarr, fatmirësisht brenda saj ka pasur vetëm sende të vjetra. Paraprakisht raportohet se nuk ka asnjë të lënduar nga flakët. Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë nisur nga puna për shuarjen e flakëve. Nuk dihet ende shkaku i rënies së flakëve.
Sara Hoxha është përfolur për një shtatzëni të mundshme edhe pse as ajo dhe as partneri i saj Ledri Vula nuk e kanë pohuar zyrtarisht. Pak ditë më parë u bë e ditur se bukuroshja është në muajt e parë të pritjes së ëmbël të një vajze. E ndërsa të gjithë presim që Sara të publikojë një foto të barkut të rrumbullaksour, fashionista duket se do të na lodhë pak me pritjen. Dje ajo tregoi atë që mund të quhet pasoja e parë e të qenit shtatzënë, duke i rënë anash e anash për të treguar padurimin për të ngrënë…
Zhaneta Josifi, 56-vjeçarja që u vetësakrifikua me të bijën e saj Anisën për ringjalljen kishte punuar disa vite më parë pastruese në shtëpinë e një ish-kryeministri shqiptar. Para se të ngujohej me gjithë vajzat në shtëpi, Zhaneta që të gjithë i thërrisnin Neta vazhdonte të punonte si pastruese për të siguruar jetesën, raporton “BalkanWeb”. Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut, teksa policia hyri nga dritarja e banjës pas denoncimeve të shumta të fqinjëve dhe vëllait të 56-vjeçares që nuk ishte lidhur dot me to. Vajza e madhe, Blerta u gjet në gjendje të rëndë, ndërsa Zhaneta me…
Mediat e huaja kanë shkruar mesditën e kësaj të shtune se e dashura e djalit të madh të Presidentit Donald Trump, ka rezultuar e infektuar me koronavirus. Kimberly Guilfoyle, është një ish-personalitet i televizionit “Fox News”, e lidhur me Donald Trump Jr. 51-vjeçarja Guilfoyle është izoluar menjëherë pasi zbuloi se testi i saj për Covid-19 rezultoi pozitivë, kanë shkruar mediat amerikane. Përmes një deklarate për gazetën, Sergio Gor, shefi i stafit në Komitetin e fushatës së Trump, tha: Ajo po bëhet mirë dhe do të ritestohet për t’u siguruar që diagnoza të jetë e saktë, pasi është asimptomatike. Si një…
Një muaj pas ardhjes në jetë të vogëlushit Krid, mami Klea ka bërë një dedikim mjaft të ëmbël në Instagram. Moderatorja ka publikuar një foto të re sot nga materniteti ku shfaqet duke i mbajtur dorën e vogël djalit të saj, bashkë me Elgitin. Fotoja e realizuar nga materniteti mban datën dhe orën kur ka ardhur në jetë Krid, një moment që i ndryshoi jetën përgjithmonë moderatores. Por çfarë thotë ajo sot, fiks një muaj pasi u bë nënë për herë të parë? Klea shprehet se i ka ndryshuar jetën ardhja në jetë e të birit, të cilin e quan…
Nëse dëshironi të keni një marrëdhënie seksuale më të mirë me partnerin tuaj, atëherë ushqimi mund të ju ndihmoj. “Është veçse e ditur shkencërisht se disa vitamina dhe përbërës të ushqimit mund të përmirësojnë jetën tuaj seksuale,” thotë Jennifer r. Berman, drejtoreshë e Berman Women’s Wellness Center. Më poshtë e keni listën e disa përbërësve të ushqimit që luajnë rol shumë të rëndësishëm në aspektin seksual dhe atë të joshjes, e që lajmi.net e sjell për ju: 1) Avokadot Avokadot luajnë rol të rëndësishëm si nxitës seksuale pasi që janë të pasura me vitamina të ndryshëm e që i ndihmojnë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tepelenë. Bëhet me dije se shtetasi M.K. 27 vjeç ka qëlluar me thikë shtetasin A.S, 25-vjeç pas një konflikti. Menjëherë pas konfliktit i plagosuri është dërguar në spital në gjendje të rëndë. Sakaq, autori është shpallur në kërkim.
Zhaneta Josifi 56-vjeç dhe vajza e saj Anisa Josifi 30-vjeç do të prehen në banesën e fundit në qytetin e tyre të origjinës në Përmet. Pasditen e sotme në lagjen ku ato jetonin janë afishuar edhe lajmërimet e ndarjes së tyre nga jeta, me njoftimin se ceremonia e varrimit të tyre dot të bëhet ditën e nesërme në orën 12:00.Ato u vetëflijuan në banesën pasi qëndronin pa ngrënë duke tentuar vetëvrasjen, me qëllim ringjalljen. Historia e tyre tronditi mbarë opinionin publik për shkak se Anisa dyshohet se kishte ndërruar jetë disa muaj më parë trupi i saj u gjet gjysëm…
Serbia shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Beograd dhe rivendosi një sërë kufizimesh për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Qeveria njoftoi të premten se veshjen e maskave e ka bërë të detyrueshme në hapësirat e mbyllura publike dhe në transportin publik. Po ashtu u bë e ditur se klubet e natës dhe kafenetë do të qëndrojnë të mbyllura nga ora 23:00 deri në 06:00, ndërsa tubimet do të kufizohen në 100 persona brenda dhe në 500 jashtë. Ata që nuk mbajnë maska në hapësira të mbyllura, përballen me gjoba. Bashkia e Qytetit të Beogradit tha të premten se gjendja e jashtëzakonshme…
“Unë vazhdoj të marr mesazhe jashtëzakonisht fyese që përpiqen të më poshtërojnë mua si femër, për fytyrën dhe fizikun time…” Mbi sukseset në arenën ndërkombëtare, pas festivalit italian ‘Sanremo’, Alketa është shfaqur në kopertinën një reviste britanike, “Global Woman”. Alketa ka folur më shumë rreth jetës së saj personale dhe profesionale. Kujtojmë se ajo së fundmi është akuzuar se pavarësisht famës dhe parave që fiton, nuk ndihmon njerëzit në nevojë, madje as dajën e saj në Korçë, i cili endet i varfër rrugëve, ndërkohë që dikur mbyrrej me arritjet e Alketës. Alketa, pas këtij suksesi është ndalur pikërisht te ngacmimet…
I ftuar në “Zonë e Lirë”, kryetari i PD, Lulzim Basha komentoi aktualitetin politik në vend. I pyetur nëse, kryeministri Edi Rama do të përdorë pandeminë e Covid-19 për të shtyrë zgjedhjet, kreu i PD u shpreh se një gjë e tillë nuk ka asnjë shans. “Nuk ka asnjë shans. Zgjedhjet u mbajtën në Francë, u mbajtën në Serbi. Nuk ka asnjë shans”, tha Basha. Sa i përket koalicioneve dhe përpjekjeve të mazhorancës për ti ndaluar, kreu i opozitës u shpreh se: “Koalicionet parazgjedhore janë në Kushtetutë sepse Karta e të drejtave të njeriut e quan si të drejtë bashkëpunimin…