Author: tirana

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, njëherazi anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ka dhënë një intervistë për median italiane “TuttoMercatoWeb”, ku ka folur, jo vetëm për kompeticionet europiane, por edhe për futbollin shqiptar dhe kombëtaren kuqezi. Kreu i qeverisë së futbollit ka komentuar rifillimin e kampionatit shqiptar, teksa shpreson, që disa ndeshje të këtij sezoni të luhen me tifozë. Gjithashtu, Duka ka folur për ndeshjet e kombëtares që do të nisin në shtator, për trajnerin Edi Reja, suksesin e Igli Tares si dhe të ardhmen e talentit Kumbulla. – President, si po shkojnë gjërat në Shqipëri? – Kemi rinisur kampionatet,…

Read More

Edmond dhe Robert Budina, dy përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit rezultojnë të jenë infektuar me Covid-19. Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ndërmori protesta disa ditore në Tiranë.Aleanca, ku drejtuesit kryesorë janë Edmond dhe Robert Budina ka pasur takime në Durrës, Shkodër, Kukës dhe në qytete të tjera. Në lidhje me infetkimin e dy vëllezërve ka reaguar edhe Kyeministri Rama. Përmes një statusi në ‘twitter’ Rama shprehet se “Më vjen sinqerisht keq që dy vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid19! U uroj ta kalojnë sa më lehtë dhe të kenë shërim…

Read More

Raloxifene, një ilaç i njohur, i aprovuar dhe tregtuar në Evropë për trajtimin e osteoporozës, mund të jetë një armë e mundshme kundër Sars-CoV-2. Ai mund të jetë efektiv në rastet e moderuara dhe të buta të Covid falë aftësisë së tij për të kundërshtuar infeksionin viral. Ai i përket grupit të barnave të përcaktuara si “modulues selektiv të receptorit të estrogjenit” dhe ka një nivel të lartë sigurie dhe tolerance. Konsorciumi Europian “Exscalate4CoV”, i cili po vlerëson potencialin e tij terapeutik kundër Sars-CoV-2, ka ri-patentuar ilaçin për përdorim universal dhe është i gatshëm ta prodhojë atë në sasi masive.…

Read More

Deputeti Halit Valteri publikoi dje në sallën e parlamentit një video në të cilën janë filmuar momentet kur personat e dyshuar për atentatin mbi automjetin e prokurorit Arjan Ndoj, ndodhen te mbikalimi i Shkozetit, pasi kanë braktisur makinën në Shkafan dhe janë kapur nga kamerat e sigurisë teksa ecin disa metra në këmbë, raporton News24. Është pikërisht kjo video që deputeti Halit Valteri e mori nga babai i shoferit të prokurorit Arjan Ndoji, i riu që mbeti i vrarë në atentat. Babai kërkon që Prokuroria të identifikojë personin e pamaskuar për të vënë në vend drejtësinë.

Read More

Nga 50 rastet e reja të konfirmuara sot me COVID-19 është identifikuar edhe një punonjëse e çerdhes nr.11 në Tiranës. Mësohet se në datën 12 Qershor, ditën e premte, në momentin e paraqitjes në punë, sipas protokollit të zbatimit për masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, është konstatuar me temperaturë një punonjëse e çerdhes nr.11. Kjo punonjëse nuk është pranuar në ambientet e punës dhe është karantinuar në banesën e saj, duke mos krijuar kontakt me fëmijët apo me stafin e çerdhes. Pas raportimit të rastit është bërë dhe tamponi, që është konfirmuar pozitiv. Drejtoria e Çerdheve dhe Kopshteve…

Read More

Besojeni njerëz: Luani sundon! Të lindurit me fat midis 23 korrikut dhe 22 gushtit janë mbretërit e zodiakut. Të drejtuar nga Dielli, këto mace gjigande konsiderohen si udhëheqës karizmatikë dhe kushdo që dëshiron pak akë në jetën e tij, mund të irtojë me një Luan. Do të keni një mik për kokë. Me plot gojën ju themi se një Luan është një mik ku mund të mbështeteni. Pavarësisht se mund t’ju lërë të veproni sipas kokës suaj, të gaboni dhe të abuzoni me mirësinë e tij, do t’ju mirëpresë gjithnjë në shtëpi, por… Kujtoni që mund t’ju kthehet edhe në…

Read More

Pasi publikoi dje në Kuvend disa pamje të kamerave të sigurisë marrë nga disa biznese në lidhje me atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoji, ku sipas tij dukej edhe autori pa kapele, SPAK ka thirrur deputetin e opozitës Halit Valteri. Valteri do të dorëzojë në SPAK në orën 11:00 pamjet e videot që publikoi në sallën e Kuvendit. Deputeti opozitar tha dje se policia dhe prokuroria nuk i ka dhe nuk ka bërë as mundimin t’i sigurojë e hetojë. “Ky me kapele gjendet, ky pa kapele nuk gjendet, nuk e gjeni sot se e keni karamelen në fyt, ju…

Read More

Facebook-u ka hequr me dhjetëra reklama zyrtare të presidentit Donald Trump, duke thënë se ato shkelin politikën e saj kundër akteve të organizuara të urrejtjes. “Ne nuk lejojmë simbole që përfaqësojnë organizata që mbështesin urrejtjen apo ideologji të urrejtjes, përveçse në ato raste kur ato janë paraqitur me një kontekst apo dënohen për aktet e tyre”, tha të enjten kreu i Politikës për Sigurinë i Facebook-ut, Nathaniel Gleicher, përpara Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve. “Kjo është ajo që pamë në këtë rast me këtë reklamë dhe kudo që do të përdoret ky simbol, do të ndërmarrim të njëjtat…

Read More

Shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 8,586,718 persona. Ndërkohë 456,468 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 4,536,046 qytetarë. Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar 118.300 vdekje dhe 2.187 milionë infeksione të shkaktuara nga koronavirusi. Vetëm në një ditë u raportuan 28.430 infeksione dhe 671 vdekje. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri…

Read More

Pasi dje e shigjetoi në Kuvend, Lefter Maliqi ka shpërthyer në akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit tha se deputeti i opozitës ishte i vetmi që nuk kishte votuar për veten. Në një prononcim për mediat nga jashtë kryesisë së Kuvendit, Maliqi me tone të ashpra ka bërë deklarata të forta, ndërsa e ka cilësuar Ramën ‘demon’. Ai tha se kartat sapo janë hapur, ndërsa tha se ka filmime kunder Rames. “Sot është një ditë e zezë për demonin e dukur të djallit të beut të Surrelit sepse mbrëmë PE miratoi amendamentin për 15 kushtet,…

Read More

Shenjat e horoskopit, përveçse të japin informacion se si parashikohet të shkojë dita, të japin edhe disa udhëzime lidhur me karakteristikat që ka çdo shenjë. Nëse ndonjëherë keni pyetur veten se sa mirë mund të puthni apo cila është shenja e horoskopit që puth më mirë, artikulli i mëposhtëm ju vjen në ndihmë. Edhe diçka: jepni dashuri dhe puthni sa më shumë! DASHI: Dashi puth në një mënyrë të fuqishme. Puthja e Dashit karakterizohet nga energjia dhe lë mjaft mbresa edhe pasi mbaron. Kjo shenjë di si ta ndezë partnerin apo partneren edhe vetëm me një puthje. DEMI: Mënyra se…

Read More

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje të reja, të panjohura më parë për vrasjen e Hekuran Billës. E ftuar në emisionin “Opinion”, Lala ka treguar se e kishte takuar edhe më parë Billën, duke shtuar se reperi i njohur “Noizy” e ka ndihmuar për të dalë nga burgu. Madje ajo ka shtuar se ai ka marrë pjesë edhe në varrimin e tij bashkë me personazhe të njohur të botës së krimit, por nuk ka përmendur emra të këtyre të fundit.

Read More