Author: tirana

Prej orës 17:30 po zhvillohet protesta e dytë e grupit të artistëve dhe opozitës kundër qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar që ka nisur me firmosjen e një peticioni ku kërkohet rindërtimi i teatrit aty ku ishte, siç ishte. Gjatë protestës kanë folur disa përfaqësues politikë dhe të komunitetit të aktorëve. Ish-ministrja e Lulzim Bashës, Mirela Karabina, në fjalën e saj para protestuesve për Teatrin Kombëtar ka lexuar emrat e disa anëtarëve të Këshillit Bashkiak Tiranë, ku i cilëson ata si njerëz që përfitojnë nga pushteti duke kërkuar edhe poshtërimin e tyre publikisht. Faji i tyre sipas ish-ministres teknike, është…

Read More

Ilda Bejleri në pamjet e publikuara nga News31.al, shihet krah prezantuesit Ardit Gjebrea. Sipas të njëjtave burime, pamjet janë xhiruar pranë ambienteve të Televizionit Klan, dhe filmimi i Ildës pranë Gjebreas, lë të nënkuptohet se modeatorja mund të ketë plane të reja, në lidhje me vazhdimësinë e emisionit. Aktualisht, Bejleri është e angazhuar pranë emisionit “Proçesi sportiv”, në Top Channel, përkrah Edi Manushit. Të jetë vallë duke e braktisur Manushin Ilda?

Read More

Ndërkohë që në Tiranë po zhvillohet protesta e organizuar nga Aleanca për Teatrin, edhe në Durrës paralelisht po protestohet. Dy organizatorët e protestës në Durrës janë shoqëruar në komisariat. Menjëherë pas protestës së mbajtur para Pallatit të Kulturës në Durrës, ku morën pjesë disa të rinj, policia ka shoqëruar në komisariat dy nga organizatorët e saj dhe po kryen veprimet e para proceduriale. Nuk dihet ende motivi i shoqërimit të tyre në komisariat, pasi protesta u zhvillua e qetë dhe të rinjtë protestuan me flamuj kuq e zi dhe pankarta në duar. Dyshohet se dy të rinjtë janë shoqëruar në polici…

Read More

Kryeministri Edi Rama thotë se autoritetet greke do të rishikojnë gjobat e vendosura ndaj emigrantëve shqiptarë që iu kaloi afati i qëndrimit në vendin fqinj pasi u bllokuan për shkak të pandemisë së koronavirusit. Rama thotë se edhe në rastet kur gjoba nuk do të anulohet nga pala greke, qeveria shqiptare do t’ua rimbursojë në masën 100%. Postimi i Ramës: NJË LAJM ME RËNDËSI Zyra ime ka qene ne kontakt te vazhdueshem me autoritetet greke, pas lajmit te bere publik te gjobitjes se disa shtetasve shqiptare, te cilet kane tejkaluar afatin 90 ditor te qendrimit ne Greqi gjate muajve te…

Read More

Një protestues mjaft i ngazëlluer dhe që të jepte përshtypjen se ishte në gjendje të dehur është ngjitur në podium gjatë protestës së sotme. Ai është Klajdi Kruja, nipi i Mustafa Krujës, një prej personave që ka firmosur deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë, i cili teksa fliste për qeverinë dhe e akuzonte atë edhe për vjedhje orash, një vajzë bionde kërkonte që të merrtë mikrofonin. Por Kruja, nuk dorëzohej. Madje në një moment, kur vajza e kap nga krahu, ai e largon dhe i kërkon ta lërë të qetë. “Ik anej ik tashi….ky shkër*ata që n aka vjedhur për gjithë këto…

Read More

Gjatë karantinës ju kthyem ‘natyrales’, pasi qendrat estetike u detyruan të mbylleshin për shkak të pandemisë. Me hapjen e tyre nisën edhe ndryshimet! Dhe ndërsa Lori Hoxha tregoi flokët e saj të shkurtër natyral javën e kaluar, sot ka vendosur që të kthehet rreth 16 vite më parë. Me flokët shkallëzim dhe me nuancat e bjondes, ashtu siç shkruan edhe vetë blogerja, qëllimi është modeli i flokëve të Rachel, personazhin që luan Jennifer Aniston tek seriali më popullor “Friends”. Dhe nëse bëjmë një krahasim mund të themi se ia ka dalë!

Read More

Në sheshin para ministrisë së Brendshme vijon protesta e thirrur nga artistët për shembjen e Teatrit Kombëtar. Në protestë janë të pranishëm edhe liderët dhe përfaqësuesit e opozitës, ndonëse pa pratagonizëm. Mirëpo, në shesh është e pranishme edhe Anna Shkreli, vajza e zv.ministrit të Infrastrukturës Artan Shkrelit dhe ish-deputetës së PS, Ledi Shamku. Ajo mbështet kështu kauzën e artistëve, ndonëse babai i saj është pjesë e qeverisë. Anna është bashkëshortja e kreut të FRPD, Belind Këlliçit.

Read More

Kryeministri Edi Rama është indinjuar nga pyetja e gazetares së “Euroneës Albania”, se ku do t’i gjejë paratë qeveria për të ndërtuar teatrin e ri 30 milion lekësh, në një kohë krize ekonomike nga pandemia e koronavirusit. Rama ka thënë se paratë nuk do të paguhen nga buxheti i shtetit, por nga buxheti i bashkisë së Tiranës. Qeveria do të dalë garant për kredinë që do marrë bashkia. “Teatri nuk do ndërtohet me para nga buxheti i shtetit, nuk do të hidhet asnjë qindarkë nga fondet e tërmetit apo të Covid-it. Do të ndërtohet me financimin e Bashkisë së Tiranës…

Read More

Ndoshta nuk keni dëgjuar mjaftueshëm për kaliumin, por është e nevojshme të informoheni rreth tij. Ky mineral është i domosdoshëm për muskujt, nervat, dhe mbi të gjitha zemrën. Kaliumi klasifikohet në kategorinë e elektroliteve dhe është tejet i rëndësishëm për mirëmbajtjen e enëve të gjakut dhe qarkullimin normal të tij. Nëse enët e gjakut janë fleksibël dhe jo të bllokuara nga kolesteroli i lartë, zemra do të kryejë funksionet e saj në mënyrën më të mirë të mundshme. Vlerat e tjera të kaliumit Ky mineral është i nevojshëm për metabolizmin, kundër dhimbjeve muskulare, për shëndetin e kockave, sistemin nervor, tretjen…

Read More

Zv.Ministrja e Arsimit, Nina Guga në një lidhje Skype për programin “Historia ime”, në Tv Klan foli për kthimin e maturantëve në shkollë dhe rregullat e vendosura. Në lidhje me provimet e Maturës Shtetërore. Guga shprehet se janë reduktuar programet orientuese, me të cilat maturantët po punojnë. Ato përfshijnë vetëm tematikat e zhvilluara në klasën e 10, 11 dhe deri në 9 Mars për klasën e 12. Për sa i përket vitit të ardhshëm shkollor, ZV.Ministrja e Arsimit shprehet se do të jenë të përgatitur për të përballuar çdo lloj situate tjetër, edhe të ndonjë rikthimi të mundshëm të virusit. Shkolla…

Read More

Lucy Fallon duket se nuk ka ndërmend të humbasë kohë kot. Që në momentin që mbeti pa punë nga anulimet e xhirimeve të filmave për shkak të pandemisë, ajo ka gjetur një tjetër mënyrë për të bërë para. Aktorja 24-vjeçare e cila ka luajtur në “Coronation Street”, tashmë shet rrobat e saj online për të fituar para pasi nuk ka arritur të gjejë një punë tjetër. Lucy ka zbrazur një pjesë të mirë të garderobës dhe duhet theksuar se njerëzit nuk kanë ngurruar të blejnë rrobat e saj të përdorura.

Read More