Akademiku Artan Fuga vijon sulmet ndaj qeverisë dhe kryesisht ministres së Arsimit, Besa Shahini, lidhur me masat që kanë marrë për arsimin, gjatë periudhës së pandemisë. Përmes një mesazhi në “Facebook”, shoqëruar dhe me disa imazhe domethënëse, Fuga shkruan se pushteti po kërkon t’i hajë kokën bijve. “Ja cfarë i përgatit studentëve dhe maturantëve etja për pushtet, për të kapur shkollat e larta, për të bërë zgjedhje hajdutësh, për t’iu imponuar intelektualëve dhe rinisë studentore! Mësim në auditor në kohë covid19, si dashuri në kohë kolere! Etja për pushtet duke i ngrënë kokën rinisë të kombit! Kërkon t’i hajë kokën…
Author: tirana
Ditën e sotme rrugët e Tiranës janë të mbushuara me njerëz dhe makina. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, në disa rrugë të Tiranës është rikthyer edhe trafiku. Ndërkohë, qytetarët kanë nisur aktivitetin ditor, shumë prej tyre shkojnë në punë e shumë të tjerë bëjnë pazare. Jo të gjithë qytetarët janë të pajisur me maska dhe doreza, por kujdesen që të ruajnë distancimin fizik.
Mjekët në spitalin e Bergamos në Itali kanë shtuar shpresat me gjetjen e fundit. Falë një makinerie që deri sot është përdorur për një funksion tjetër, tani do përdoret për të nxjerrë nga trupi i të shëruarve me COVID antitrupat që ndihmojnë pacientët në gjendje të rëndë me COVID të mposhtin virusin. Studimet janë ende në fazën fillestare, por nëse rezultojnë të suksesshme zbulohet një mënyrë e re dhe më e shpejtë për të luftuar COVID-in. Antitrupat e pacientëve të shëruar janë një thesar mjekësor për të mposhtur COVID-in. Njëlloj si ndodhi me plazmën e gjakut që në Pavia dhe…
Kur ka mbetur edhe një muaj nga zhvillimi i provimeve të Maturës Shtetërore 2020, fakultetet nga ana tjetër po detajojnë kriteret mbi të cilat do të përzgjidhen fituesit e rinj për programet e studimit të nivelit të parë “Bachelor” për vitin e ri akademik 2020-2021. Për të vijuar studimet e larta në një nga 6 programet e nivelit të parë në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës, degët e të cilit janë ndër më të preferuarat në radhët e maturantëve për garën e këtij viti do të aplikohen tre kritere që janë: mesatarja e gjimnazit, mesatarja e provimeve…
Teksa koronavirusi ka humbur ritmin në gjithë botën disa vende shënojnë rritje të rasteve dhe viktimave nga COVID-19. Britania po arrin Italinë sa i përket viktimave dhe mund të bëhet vendi me më shumë viktima në Europë nga COVID-19. Rusia gjithashtu ka shënuar ditë rekord për të infektuar me mbi 10 mijë brenda 24 orë. Gjithashtu edhe India që e ka menaxhuar mjaft mirë situatën me COVID-19 si vendi i dytë më i populluar i botës shënoi 2 mijë e 600 infeksione. Kurse SHBA vijon me bilancin negativ me 1 mijë e 400 viktima brenda 24 orëve të fundit gjithashtu…
Ministria e Arsimit publikon rregullat që duhet të zbatojnë maturantët kur të rikthehen në shkollë. Përmes një video-sensibilizuese shpjegohet se nxënësit duhet të jenë të pajisur me maska, të hyjnë me radhë dhe të mbajnë distancë 2 metra nga njëri-tjetri.
Në fillim të emisionit “Why Not”, në TV Ora, vajza e Rita Latit, Roza Lati i lutet kryeministrit Rama që të hapë parukeritë dhe qendrat estetike sepse vajzat kanë ngelur pa lyer flokët për shkak të bllokimit nga koronavirusi. “Me leje, kam një kërkesë për zoti kryeministër! Të lutem zoti kryeministër, nëse mundesh t’i hapësh pak parukeritë dhe qendrat estetike për ne femrat, do na bëje shumë ndër”.
Vëlla dhe motra u përballën me njëri-tjetrin në rubrikën “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan. Mondi pas kthimit nga emigracioni i kërkon motrës së tij që të largohet nga shtëpia dhe të krijojë familjen e saj. Ai do të martohet, por nuk mund të jetojë në të njëjtën shtëpi me të. Silva është 51 vjeç, por nuk është martuar asnjëherë. Ajo gjithë jetën e saj ja ka kushtuar familjes, është kujdesur për nënën dhe tani martesën e shikon si një kapitull të mbyllur. Silva: Situata ka lindur nga një shtëpi, ndoshta Mondi nuk i di gjërat se ka qenë 20 vjet…
Gjuhëtar, filozof, shkencëtar, teoricien i komunikimit, akademik, aktivist politik dhe eseist i madh amerikan shpjegon idenë e tij mbi shkaqet e krizës shëndetësore në botë. Një nga arsyet pse bota u gjet kaq e papërgatitur në përballimin e epiemisë ? “Kapitalizmi Neoliberal” Janë fjalët e Noam Chomsky, gjuhëtar dhe filozof amerikan, Sipas intelektualit të shquar amerikan i intervistuar nga Agjensia spanjolle EFE, “mbas asaj që ndodhi si pasojë e epidemisë së SARS në 2003 shkencëtarët e dinin që do të vinin të tjera pandemi, ndoshta të llojit të koronaviruseve. Nga ai moment do të ishte e mundur të përgatiteshin dhe…
Nga Denis Dyrnjaja Loja publike me fatkeqësinë dhe pamundësinë e të varfërve, është loja më spekulative në mos më e ndyrë shpirtërore dhe njerëzore. Një imam po bën një fushatë që në dukje mbart bamirësinë. Herë pas here bëhen publike donacione për blerje shtëpish apo akordime pensionesh për familje të varfëra që janë asgjë në raport me miliona euro donacione që shqiptarët zemërbardhë dhurojnë për bashkëatdhetarët e pamundur. Këto raste bëhen publike që përmes tyre njerëzit që dhurojnë kontribute të vazhdojnë të kontribuojnë pa ditur se çfarë bëhet me paratë e bamirësisë së tyre. Dhe ajo që kërcet dhe tregon…
Tesilvan Basho u dënua me burgim të përjetshëm në nëntor të 2016 nga gjykata e Torinos për vrasjen e dy prostitutave. Prej asaj kohe Basho fshihej në Shqipëri nën emrin Thanas Lame, madje me këtë emër kishte arritur të nxirrte një kartë identiteti të rregullt dhe madje të martohej e të niste një jetë familjari me identitet të ri. I kërkuari nga drejtësia Italiane jetonte i pashqetësuar nga policia në Selenicë të Vlorës deri në momentin që bëri gafën që çoi në zbulimin e tij: u konfliktua me dajon, të cilit i ka kërkuar me anë të presionit shumën prej…
Armand Peza u shpreh se me internetin kanë ndodhur edhe abuzime, si në këtë epokë, por edhe kur përfshirja e saj nuk ka qenë kaq e madhe. Gjatë fjalës së tij ai zbuloi një episod mjaft interesant, ku një person kishte aluduar mbi të. “Ky kot bën si i devotshëm, sepse të gjitha bizneset që ka, i ka nga motra e vet që është prostitutë në Holandë, ndërkohë që unë nuk kam motër fare”, tha Armandi. Kjo histori u shoqërua me mjaft të qeshura në studio.