Kur përmendet emri i reperit të njohur Noyzit, përpos hiteve të suksesshme, na vijnë ndërmend rrobat dhe makinat e shtrenjta, pra jeta e tij e luksit në përgjithësi. Por Noizy ka treguar së fundmi, se nuk janë këto gjërat që e bëjnë të lumtur. Reperi ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një foto në natyrë, i rrethuar nga gjelbërimi dhe e ka quajtur veten ‘Mbret të xhunglës’. Me anë të kësaj fotoje, ai ka treguar se natyra i fal një lumturi që nuk ia fal leku, as rrobat e shtrenjta e as makinat. “Mbret i xhunglës, makinat/lekët/rrobat e…
Author: tirana
Ndryshe nga vitet e tjera, Top Channel ka vendosur që këngën e fundvitit t’ia dedikojë tërësisht tërmetit. Burime për tirananews.al nga ky televizion bëjnë me dije se klipi do të regjistrohet te amfiteatri në Durrës, një prej qyteteve më të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit ku pati edhe disa të vdekur. Mësohet se veshja e përzgjedhur nga autorët e këngës së fundvitit do të jetë ajo bardhezi. / tirananews.al
Këngëtarja e dashur e publikut shqiptar, Aurela Gaçe ka treguar me anë të postimeve të ndryshme në rrjetet sociale se kujdeset në mënyrë të rregullt për trupin e saj. Pranë artistes ndodhet shpesh herë dhe vajza e saj e madhe, Grace, e cila duket se gëzon të njëjtin pasion për palestrën si mamaja e saj. Së fundmi Gace ka ndarë disa momente në ‘Instastory’, ku duket se Grace stërvitet në sportin e ‘Kung Fu’. “Kur na thonë, çne vajzën në ‘Kung Fu’? Do rrahë njerëz? Nuk e kuptojnë fare që këto sporte, janë komplet e kundërta në koncept. Rrit vetëbesimin…
Kryeministri Edi Rama thotë se është bërë një pune e madhe për banorët e prekur nga tërmeti. Teksa vizitoi familjen Aleks Çupit, i cili ka hyrë në një banesë të re pas shkatërrimit të ndërtesës së mëparshme, kryeministri përmendi veçanërisht sakrificën e disa prej ministreve, si Belinda Balluku apo Olta Xhaçka. Rama: Më ka ngelur mua me dalë në televizor si Ariu Silva. Ka pas qenë një Tajar Bashova tek cirku dhe ne shkonim me pa ariun dhe dilte Tajari me ariun Silva. Banori: Ti je kryetari i shtëpisë. Rama: Padrejtësisht duket sikur të tjerët rrinë tek shtëpia. Belindën e…
Personazhet e njohur që kanë qëndruar në krye të lajmeve për shkak të skandaleve të tyre, kanë qenë në fokus të kërkimeve më të shumta të këtij viti në Google. Ashtu siç ndodhe në çdo fundvit, bëhet një rezyme e gjithë vitit, kush është artisti më i paguar, kush është kënga më e mirë, e sigurisht për çfarë kanë kërkuar njerëzit më shumë në Google? Ndonëse shumë shprehen se nuk duan të kenë drama në jetët e tyre, rezulton e kundërta. Disa nga kërkimet më të shumta të këtij viti kanë të bëjnë me personazhet e njohur që kanë qëndruar…
Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme vizitoi banesën e re të familjes Çupi që është zhvendosur në Kamëz. Kreu i qeverisë thotë se pas humbjes së madhe të nënës, babait e vëllait, Aleksi me Klarën, me besim e kurajo dhe me mbështetjen tonë të pakursyer do ta vazhdojnë së bashku rrugën e jetës, duke ndërtuar familjen e tyre të re dhe kujtuar gjithnjë ata që s’janë më. Biseda e kryeministrit Edi Rama me Aleksin Rama: Ngushëllime për humbjet. Më e keqja kaloi Aleksi: Po, po kaloi Rama: Ku e ke problemin? Aleksi: Vetëm të këmba, nuk kam forcë Rama: Nuk…
Sonte në mbremje në “Air Albania Stadium” do të luhet ndeshja derbi mes Partizanit dhe Tiranës. Kjo është ndeshja e dytë që luhet në stadiumin që u përurua nga ndeshja Shqipëri-Francë. Por stadiumi ka zona VIP dhe brenda tij ndodhet edhe një bar dhe restorant. Në një video të publikuar në youtube duket edhe luksi në llozhat e “Air Albania Stadium”.
Tanimë një gjimnazi, Gjin Haradinaj ka vendosur të mos ndjek hapat e babait. Djali i kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, më shumë pëlqen sportin dhe artin, sesa politikën. Sa ishte më i vogël, në vitin 2014 Gjini u shpall kampion në Kampionatin Botëror Shotokan. Ndërkaq tani është fokusuar në muzikë. Nëna e tij Anita ka publikuar në Instagram disa video teksa Gjini interpreton me instrumente muzikore. Anita një nënë krenare shkruan se Gjini së bashku me shokët e tij po bëjnë kryevepra.
Sipas vendimit të rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata stuentët nuk do të zhvillojnë mësim për shkak të dëmtimeve të tërmetit.Që nga termeti i 26 Nëntorit, në godinat qendrore janë raportuar dëme të shumta që rrezikojnë sigurinë e studentëve. Kujtojmë që edhe universiteti Politeknik ka patur dëme të shumta në godina dhe mësimi ka qenë i pezulluar këto ditë, ndryshe nga universitet e tjera. Shumë konvikte janë shkatërruar dhe studentët janë zhvendosur nëpër shtëpi, duke krijuar kaos në orientim dhe shpenzime.
Sapo ora shënoi 00:00, Mozzik publikoi projektin e tij të ri të titulluar “Zemra ime”, për të cilin kishte lajmëruar edhe më herët. Në videoklip, reperi shfaqet në burg teksa i këndon dashurisë së tij të vetme, duke i thënë të mos mërzitet që ai ndodhet pak larg. Gjithashtu, Mozzik i tregon dashurisë së jetës së tij se është i vetmi që e do kaq shumë. Kënga na emocionoi të gjithëve dhe s’po ndalojmë dot së bëri replay! Për këtë këngë, të cilën fansat mendojnë se i dedikohet Loredanës, edhe Fifi ka shprehur publikisht vlerësimin e saj. Ajo e ka…
“Historia ime” në Tv Klan ka sjellë sot historinë e pazakontë të një burri 74-vjeçar nga Mallakastra. Ai është baba i 4 fëmijëve dhe prej 10 vitesh është i divorcuar. Në moshën 16-vjeçare, nga shpërthimi i një granate, ju dëmtuan sytë dhe me kalimin e viteve shikimi ju dobësua dhe sot është i verbër. Edhe pse është ndarë nga gruaja me vendim gjyqësor, ai jeton me ish-bashkëshorten në të njëjtën shtëpi. 74-vjeçari ndihet vetëm sepse fëmijët nuk e takojnë shpesh. Në gjendjen që ai është, në pamundësi për t’u kujdesur për veten dhe krejt i vetëm, ai dëshiron të njihet…
Napoli kërkon ndryshim dhe Xhenaro Gatuzo e sheh për momentin këtë ndryshim te Elseid Hysaj. Pikërisht mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, sipas mediave italiane, do të jetë ai që do të zgjidhë një nga telashet më të mëdha të rreshtimit të Napolit e mund të bëhet përsëri element i rëndësishëm nën drejtimin e trajnerit të ri. Nëse krahu i djathtë tashmë ka gjetur “zot”, duke i kaluar përfundimisht Di Lorencos, për Hysajn hapen mundësitë për të luajtur rregullisht në krahun e majtë të prapavijës. Gatuzo është i ndërgjegjshëm që Hysaj nuk është një lojtar i cili luan me të majtën, por…