Pas vendimit të presidentit Ilir Meta, i cili i dërgoi një letër Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE në Kopenhagen, asaj në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit pranë MEPJ në Tiranë në të cilën thuhej se Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchadt nuk është më i mirëpritur në Institucionin e Presidentit, vjen një reagim nga ky i fundit. Teksa hynte në një takim në selinë e PD-së, ambasadori u pyet nga gazetarët për vendimin e Metës, duke u përgjigjur: “OSBE organizatë legjitime në Shqipëri. Më lini të qetë”. “Z.Bernd Boschardt, i cili vuri në diskutim dekretin e…
Author: tirana
Kongresmeni amerikan Eliot Engel paralajmëron kundër idesë së ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë i tha Zërit të Amerikës, se shpreson që qeveria e ardhshme e Kosovës të ketë një bazë sa më të gjerë dhe se do të bëjë të pamundurën për të ndihmuar Kosovën dhe Shqipërinë. Gazetari Burim Goxhuli foli me zotin Engel në Nju Jork. Engel thotë se është skeptik për idenë e ndryshimit të kufijve, pasi nuk do të ndalte me Kosovën. “Kjo do të shkaktonte një reagim zinxhir që unë mendoj se nuk…
Divorci i aktores Rudina Dembacaj me bashkëshortin e saj, Aleksandër Varfaj, është kthyer tashmë në lajmin kryesor të portaleve rozë në Shqipëri. Siç edhe u aludua në media, Rudina ka nisur një romancë të re me ish-deputetin Mark Frroku. Bashkëshorti i saj ende ligjërisht, Aleksandri me profesion mekanik ndan hera-herës në rrjetet sociale momente nga përditshmëria e tij. Jo më larg se sot, ai ka postuar në rrjetet sociale, një “meme” lidhur me profesionin e tij, ku thotë se çfarë i ndodh zakonisht kur sapo lan makinën dhe nis shiu. Të premten mbrëma, aktorja inaguroi biznesin e saj të ri,…
Këngëtarja e njohur Anila Mimani është rikthyer në muzikë dhe po sjell hite nga më të ndryshmet. E ftuar së fundmi në emisionin “Why Not”, është një prej emrave më të njohur të estradës shqiptare që gjithmonë ka tërhequr vëmendjen me muzikën e saj. Këngët e saj kanë mbetur gjatë në memorien e publikut dhe sa herë që dëgjohet ndonjë prej hiteve të saj, të jep të njëjtën ndjesi si vite më parë. Gjatë intervistës këngëtarja është shfaqur me një luk të ri, me baluke të prera drejt që i mbulojnë ballin. E që në momentet e para ajo është…
Ambasada amerikane në vendin tonë me anë të një postimi në “Facebook”, ka reaguar në lidhje me rrjetin 5G dhe ardhjen e tij në Shqipëri. “Është jetike të merret në shqyrtim nëse furnizuesit i nënshtrohet kontrollit nga një qeveri e huaj pa një shqyrtim gjyqësor të pavarur, nëse respektohen të drejtat e pronësisë intelektuale, dhe çfarë të kaluare kanë palët shitëse në lidhje me respektimin e shtetit të së drejtës. Në këtë këndvështrim, Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe aleatët e NATO-s duhet të largohen nga ofrues dhe rrjete furnizmi jo të besueshme të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në ato…
Pas ambasadorit Borchardt, i cili pasditen e sotme u shpall “non-grata” nga Presidenti Ilir Meta, e ka radhën një tjetër ambasador. Në një artikull, “Gazeta Koha Jonë” , Nikoll Lesi shkruan se burime të rezervuara për ata kanë treguar se një ambasador tjetër është në listë në listë për t’u shpallur non-grata nga Meta. Sipas tyre, arsyeja mësohet të jetë një video ku ambasadori në fjalë shihet duke kryer marrëdhënie seksuale me një zyrtare të kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu, të njëjtat burime shkruajnë se janë gjetur fatura dhe se janë regjistruar biseda që janë jashtë statusit të tij diplomatik.
Këngëtarja kiliane Mon Laferte në ndarjen e çmimeve Grammy, mbajtur në Las Vegas, shëtiti në tapetin e kuq me gjinj të zhveshur, i cili paraqiste një mesazh politik. Ajo veshi një xhaketë të zezë, i cili zbuloi gjoksin mbi të cilin ishte shkruar: Në Kili, ata torturohen, dhunohen dhe vriten. Protestat masive antiqeveritare janë mbajtur në vendin e Amerikës së Jugut muajin e kaluar, të organizuar fillimisht për të rritur transportin publik. Në këto demonstrata janë vrarë të paktën 20 njerëz deri më tani, me mbi 1.000 të plagosur. Mon Laferte në këtë ceremoni mori çmimin për albumin më të…
Ditën e djeshme në emisionin “Thumb On” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu ishte i ftuar shkrimtari i njohur Agim Doçi. Në studio ata diskutuan rreth teksteve të këngëve në ditët e sotme që kanë degjeneruar në larg poezisë e shpesh në to dëgjon gjëra nga më të çuditshmet. Aulona e ka ngacmuar poetin e njohur se një nga komentuesit ka quajtur të pakuptimtë edhe një nga tekstet që ai ka shkruar, “Ti nuk din as me ma lyp”, kënduar nga Bleona Qereti. “Nuk dinë tekstin. Unë e kam shkruar këtë tekst dhe më vjen shumë mirë që e kam…
“Të lutem më lër të qetë nuk mban më ujë pilafi”. Këto janë fjalët e imamit të “Rrugës së Kavajës”, në Tiranë, Ahmet Kalaja pasi një qytetare e bezdiste tashmë prej tre vitesh. Kalaja tregon se gruaja e bezdiste vazhdimisht në telefon, pavarësisht se ky i fundit i kishte thënë se ishte Imam. Por kur ka parë që gruaja me inicialet R.V ka vazhduar t’i shkruajë ngado, imami i është drejtuar policisë dhe e ka kallëzuar. Imami i është drejtuar komisariatit numër 3 dhe ka denoncuar pas reagimit të 41 vjeçares e cila e ka kërcënuar duke i thënë se…
Ditën e sotme këngëtarja Rezarta Shkurta feston ditëlindjen e saj duke mbushur 33 vjeç. Sigurisht që dhuratën më të madhe ditën e sotme ajo e ka pritur nga bashkëshorti i saj, nipi i diktatorit Enver Hoxha, Ermali. Por këngëtarja nuk ka pritur për sot! Që dje në mesnatë, teksa rrinin në shtrat të dy, Rezarta i ka kërkuar që t’i japë dhuratën e rastit. “Po i thoja: Ermal Hoxha se është ora 12:00 quhet dhe të ma japësh tani dhuratën, se nuk po më durohet,“-shkruan Rezarta. Çifti është bashkë prej shumë vitesh dhe janë prindër të një vajze e cila…
Nga Ilir Yzeiri Për të parë ndeshjen Shqipëri- Francë, më 17 nëntor, ditën që do të bëhej edhe përurimi i stadiumit të ri, e kisha vendosur që do të shkoja në stadium dhe ashtu bëra. Sigurova një biletë në tribunë 102 E, poshtë në reshtat e parë paralel me portën dhe përballë tribunës. Biletën e mora disa ditë më parë dhe, megjithëse kërkova një më të mirë, në tribunë mundësisht, me çfarëdolloj çmimi, më thanë që i ka në dorë Federata dhe, me qenë se Armandon as e njoh dhe as kam dëshirë ta njoh, u ngushëllova me biletën që…
Sezoni i dytë i emisionit shumë të ndjekur të gatimit ‘Hell’s Kitchen’ nga Renato Mekolli startoi me datë 11 Tetor. Autorët e programit menduan që emisioni të vijë në formën e një ‘reality shoë’dhe kjo ka nxitur debat në rrjet. Padyshim, diçka e tillë kërkon më shumë përgjegjshmëri dhe përkushtim. Në një postim të bërë në Instastory, Renato ka treguar se atij i duhet të punojë 24 orë pa ndalim. Ai ka publikuar një foto të tijën, e cila është realizuar në orën 5:44 të mëngjesit dhe shkruan: “Pas 24 orë xhirime pa ndaluar as për të ngrënë dhe 35…