Author: tirana

Prej kohësh përflitet për rikthimin e “Big Brother”, rikthim ky i konfirmuar edhe nga “Top Channel” në shtator të këtij viti. Gjatë festës së madhe të përvitshme të “Top Medias “, prezantuesit Isli Islami dhe Ori Nebiaj zbuluan programet që do të shfaqeshin në “Top Channel” dhe mes tyre ishte edhe “Big Brother”. Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani në një intervistë për “Revistën Who” foli rreth rikthimit të mundshëm të këtij programacioni dhe mundësisë për të qenë ajo moderatorja e “Big Brother”. Arbana tha se ka dilemat e saj në lidhje me këtë rikthim dhe theksoi se…

Read More

Planaj u arrestua për veprën penale “Largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Planaj rezulton si person me precedent të theksuar kriminal. Planaj është arrestuar në Lushnjë mesditën e sotme, nga Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Policinë e Lushnjës pas informacionit të marrë nga Policia e Shkodrës se Planaj kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kishte udhëtuar në drejtim të Lushnjës. Më datë 03.12.2018 nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër është lëshuar urdhër-ekzekutimi në bazë të vendimit penal nr.1168, datë 29.11.2018, në të cilin është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg”…

Read More

Vallja e Tropojës apo më mirë të themi “kcimi i Tropjës’ siç preferoi ta quante koreografi i njohur Skënder Haklaj, është një vlerë kombëtare e jona, që pritet të njihet si trashëgimi botërore nga UNESCO Vetë z.Hakaj tregoi se prej kohësh ai bashkë me koreografë të tjerë kanë përgatitur një dosje me të gjitha materialet e nevojshme dhe brenda kritereve të kërkuara nga institucionet përkatëse, për ta përfshirë vallen e Tropojës në listën e trashëgimive të mbrojtura të Unesco-s. Pavarësisht reagimit pozitiv të akademikut Vasil Tole lidhur me këtë çështje, koreografi Skënder Hakaj shprehu shqetësimin se ky process është duke…

Read More

Egla Harxhi  është komentuar gjatë për marrëdhënien e saj treshe me Alexandre de Basseville dhe një vajzë të quajtur Alesia. Në mars të vitit 2018 Alesia i dha fund me vajzën. Egla u bë nënë e një vogëlushi të cilin e pagëzoi me emrin Luxifer dhe gjatë intervistave tregoi se i ati i fëmijës, Alexandre, nuk qëndronte thuajse aspak me të dhe djalin. Madje, duket se gjërat mes tyre u ftohën aq shumë, sa tashmë dyshja i ka dhënë fund. Këtë lajm e konfiromoi vetë Egla në një intervistë për “Story.al”. “Jo, s’kam më të bëj fare me Alen në…

Read More

Angelina Statyeva, nga Ukraina, këndoi në “The Voice of Greece” një pjesë të këngës arbëreshe “Vajta kalova gjithë Kalabrinë”, të cilën e njohim edhe si “Lule lule”. Nisur nga Instagrami i saj, Angelina nuk ka ndonjë lidhje të fortë me Shqipërinë, por megjithatë, e kontaktuar nga Anabel, ajo tregoi se arsyeja pse zgjodhi një këngë shqiptare lidhet me admirimin për kulturën e pasur të Ballkanit, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Pavarësisht vështirësive në shqiptimin e frazave, që është mëse e kuptueshme, këngëtarja ia doli të tërhiqte vëmendjen e jurisë së përbërë nga Eleonora Zouganeli, Panos Mouzouraki, Elena Paparizou dhe Sakis…

Read More

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, sekuestrohen 43.5 kg lëndë narkotike kanabis në formë çokollate. Pas një hetimi njëmujor me përdorimin e metodave speciale të hetimit, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Task-Forcën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe DVP Vlorë u finalizua operacioni antidrogë i koduar “Zhupani”. Operacioni filloi që në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “1 Maj”, në Fier dhe u finalizua në qytetin e Vlorës. Në përfundim të këtij operacioni, u bë…

Read More

Ditën e djeshme, dyshja e njohur Fatma Methasani dhe Alfio rrotani zbuluan me anë të një videoje të publikuar në rrjetet sociale se ishin në pritje të një djali. Menjëherë pas këtij momenti miq dhe fansa të dyshes e përgëzuan çiftin për këtë moment kaq të ëmbël në jetën e tyre. Ndërsa ditën e sotme Rrotani ka zgjedhur t’i dedikojë fjalët më të bukura, vogëlushit i cili pritet të vijë shumë shpejt në jetë. “Është një princ dhe babushi e do shumë që tani”, ka shkruar Alfio krah videos në motor së bashku me Fatmën. Me siguri Rrotani duhet të…

Read More

Merr përmasa më të mëdha dhe intensifikohet zjarri në masivet pyjore të Nikolicës. Flakët e zjarrit po përhapen me shpejtësi për shkak të erës, ndërsa ato kanë depërtuar në brendësi të pyllit duke djegur një masiv të madh pyjor në këtë zonë. Forca të shumta zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë e kanë të vështire të mbajnë nën kontroll zjarrin i cili prej mesditës është bërë me intensiv. Autoritetet lokale i janë drejtuar për ndihmë autoriteteve greke për të ndërhyrë nga ajri për shuarjen e flakëve, ndërsa deri tani nuk ka ardhur ende një përgjigje pozitive prej tyre. Gazetarja Lorena  Kodra…

Read More

Qyteti i Vlorës është rrethuar ditën e sotme nga Policia e Shtetit, FNSH dhe RENEA, teksa po kryhet një aksion i gjerë anti-drogë, që prej orëve të para të mëngjesit. Aksioni është shtrirë në të gjithë qytetin bregdetar, por është fokusuar më shumë në zonën e Skelës, ku forca të shumta policore kanë rrethuar zonën. Mësohet se deri më tani janë kontrolluar banesa dhe automjete të shumë personave, të cilët dyshohet se merren me trafik droge. Dyshohet që policia ka shoqëruar disa persona, por deri më tani nuk ka asnjë detaj rreth operacioni.

Read More

Ministri gjerman i Financave Peter Altmaier përfundoi pa ndjenja sepse ra nga podiumi pak pasi kishte mbaruar fjalën e tij në një konferencë. Ngjarja ka ndodhur të martën dhe sipas “Reuters”, ministri kishte pësuar një frakturë në hundë, si dhe gërvishtje. Kështu i tha medias një zyrtar i cili kishte dijeni mbi gjendjen shëndetësore të ministrit. Ministri, 61 vjeç, ra teksa zbriste nga podiumi në fund të fjalimit të tij në një konferencë mbi strategjinë dixhitale të Gjermanisë në qytetin e Dortmundit. Konferenca po transmetohej live dhe qytetarët kanë parë momentet që treguan Altmaier teksa ra duke ndërprerë duartrokitjet. Mjekët…

Read More

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Greqi ku në një intervistë për “Euronews”, foli edhe për pakicat greke në Shqipëri dhe në veçanti për rastin e ekstremistit të vrarë nga RENEA-t në Bularat, Konstandinos Kaçifas. Aktin e Kaçifasit, numri një i maxhorancës e cilëosoi si një “çmenduri ekstremiste”. duke thënë: “Kam besuar dhe besuar se dikush që drejton botën duke mbajtur një armë dhe duke kërcënuar jetën e njerëzve është i rrezikshëm. Unë nuk mendoj që rasti i tij mund të nisë një konflikt mes dy vendeve. Përkundrazi, besoj se historia e dy komuniteteve tregon që nëse politika nuk ndërhyn…

Read More