Author: tirana

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, ndërsa komentoi refuzimin për çeljen e negociatave, tha se Shqipëria nuk i ka përmbushur detyrat e shtëpisë. E ftuar në “Kjo Javë”, në Neës24, Dade tha se qasja e kryeministrit Rama nuk është ajo e duhur. Ndërsa vlerësoi qëndrimin e kryeminsitrit të Maqedonisë së Veriut, i cili çoi vendin në zgjedhje të parakohshme, dade tha se një kryeministër normal duhet të bëjë verifikimin e maxhorancës. “Nëse ti i ke arritur këto, si nuk ke mundur tia bësh me dije këto arritje vendeve të BE, qoftë edhe vendeve që ishin kundër, pse Francën nuk e binde?…

Read More

Nga 1 janari të gjitha automjetet e përdorura që nuk përmbushin standardin euro 4 do të ndalohet të importohen në Shqipëri. Por pavarësisht shtyrjes së afatit me 10 muaj nga vendimi fillestar i qeverisë, të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se numri i makinave që plotësojnë këtë normë të regjistruara për herë të parë në vend është rritur me 47%. Megjithatë, sipas Ministrit të Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi duhen shtuar masat për të reduktuar ndotjen dhe trafikun. “Ka ardhur koha që ta reduktojmë gjithnjë e më shumë numrin e makinave të dala jashtë…

Read More

Ndodhemi afro katër kilometra larg qendrës së kryeqytetit, jo shumë larg Parkut të Liqenit dhe Kopshtit Botanik. Me siguri që e kuptuat se bëhet fjalë për Kodrën e Diellit, një nga zonat më të preferuara të personazheve të njohur shqiptarë, të të gjitha fushave. Nuk do të ishte çudi të ndesheni aty rrotull me presidentin që bën pazar, i veshur me xhaketë xhins. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë dy nga emrat e politikës që jetojnë në këtë zonë. Po kështu edhe Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa banojnë këtu. Klajda Gjosha mbyll listën e politikanëve. Shtojmë se gazetari Çim Peka…

Read More

Më shumë se 454 çifte i janë drejtuar dyerve të gjyqësorit në Durrës me kërkesë për zgjidhje martese, përgjatë 9 muajve të parë të vitit 2019. Por a është zgjidhja e martesës fundi i problemeve mes çifteve? Rasti i Nexhmies dëshmon se jo. “Ndjehem shumë e frikësuar, si unë, edhe vajza ime. Vajza është shumë e trishtuar”, thotë ajo. Pasojat e divorcit, veçanërisht kur ka edhe fëmijë në moshë të mitur, i vuajnë edhe këta të fundit. Pasi legjislacioni shqiptar në mënyrë paradoksale, edhe pse është i pafuqishëm të mbrojë bashkëshorten nga dhuna verbale dhe psikologjike dhe të detyrojë bashkëshortin…

Read More

Në disa raste, histori të transmetuara në media kanë përforcuar stigmën e marrëdhënieve aspak të mira mes nuses dhe vjehrrës, por nga ana tjetër, ngjarje të tjera kanë treguar të kundërtën. Në vijim kemi përmbledhur disa nga rastet më të diskutuara të vjehrrave shqiptare. Vjehrra e famshme Liri Berisha, gruaja e ish-kryeministrit Sali Berisha, me të cilin ka dy fëmijë, Argitën dhe Shkëlzenin, ishte e njohur përpara se të bëhej vjehrra e Armina Mevlanit. Liri Berisha njihej nga publiku jo vetëm si bashkëshortja e një politikani, por edhe për shkak të Fondacionit Fëmijët Shqiptarë, me fokus kryesor fëmijët me spektrin…

Read More

Kandidati për kryeministër i Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shënuar një rekord të ri të votave, që ai ka arritur t’i marrë në zgjedhjet e 6 tetorit. Sipas mediave në Kosovë, ai ka arritur të marrë 185 mijë vota, numër që nuk është arritur asnjëherë nga asnjë politikan në vend. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-deputetja kosovare Arbërie Nagavci, ka publikuar disa shifra, ku rezulton se në zgjedhjet e fundit që janë mbajtur në qershor të vitit 2017, Kurti ka marrë 142 mijë vota. Ndërsa dy vite më pas, ai rezulton me një numër më të madh…

Read More

“Make up-i” mund të ndikojë keq në lëkurën tuaj nëse e vendosni gjatë kohës që stërviteni, ndaj duhet ta shmangni patjetër këtë gjë. Ka 3 arsye kryesore pse nuk duhet të shkoni asnjëherë grimuara në palestër. Për shkak të djersës dhe gjithë baktereve fytyra juaj mund të preket më lehtë nga infeksionet e lëkurës. Stërvitja është një mënyrë e mirë për të larguar toksinat nga trupi dhe grimi nuk do e lejojë që ta bëjë këtë gjë. Aknet dhe poret e bllokuara mund të trajtohen, por dëmi më i madh është ai i poreve të mëdha. Ushtrimet në palestër hapin…

Read More

Nuk kishit parë asgjë akoma! Dita ditës, Ermal Mamaqi po publikon pamje nga filmi “I love Tropoja” me anë të teaser-ave që po na bëjnë edhe më shumë kuriozë. Pak më parë producenti i këtij super filmi, Ermal Mamaqi ka publikuar një video me pamje nga “I love Tropoja” që ç’tju themi. Vajza me rrobabanjo, lagie me shampanjë, kërcime provokuese e shumë të tjera. Kjo është vetëm pak nga ajo që pritet të shohim në 2020, atëherë kur do të publikohet edhe filmi. Ndërkohë presim që në ditët në vazhdim Ermali të na sjellë sërish pamje nga “I love Tropoja”.

Read More

“Hajdutët e xhepave” në urbanet e Tiranës janë në numër masiv. Ky është një problem serioz për qytetarët, të cilëve ju ndodh shpesh herë që t’ju vidhen portofol apo telefona. Kjo ndodh edhe për shkak të tejmbushjes së urbaneve duke ja u bërë më të lehtë “punën” hajdutëve. Por ndodh shumë rrallë që ata të vihen përpara përgjegjësisë. Por së fundmi, qytetarët kanë identifikuar një prej tyre, të cilët e kanë kapur në urbanin e linjës Kombinat-Kinostudio. Ata kanē njoftuar Policinë dhe kanë mbyllur dyert por siç shihet dhe nga pamjet e videos, ai ka tentuar të dalë nga dritarja…

Read More

Pak kohë më parë në media u aludua se këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Genta Ismajli, ishte shtatzënë, duke patur parasysh faktin se këngëtarja ka qëndruar larg rrjeteve sociale dhe ka munguar të sjellë këngë të reja për fansat e saj për një kohë të gjatë. Mirëpo kjo gjë u hodh menjëherë poshtë nga vetë Genta. Ndërkohë, ditën e sotme Genta ka postuar në rrjetet e saj sociale, duke na treguar se ndodhet me pushime në Venecia, Itali. Edhe pse ende nuk dihet se kush e shoqëron këngëtaren, ajo duket në super formë e veshur me…

Read More

Pas ish-kryeministres Theresa May, Parlamenti i Britanisë së Madhe ka rrëzuar edhe kryeministrin aktual, Boris Johnson, sa i takon marrëveshjes së Brexit për daljen nga Bashkimi Evropian. Në një seancë historike këtë të shtunë, Parlamenti britanik ka votuar për shtyrje të Brexit. Vetëm pak ditë më parë, u arrit një marrëveshje e re për Brexit mes Johnson dhe BE, në të cilën thuhej se Britania e Madhe do të dalë nga BE brenda muajit tetor. Kujtojmë që Theresa May dha dorëheqjen më 7 qershor të 2019, pasi nuk arriti dakordësi në Parlament për çështjen e Brexit. Ajo u pasua nga…

Read More

Kreu i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, ndërsa komenton refuzimin e çeljes së negociatave, thotë se çështja nuk duhet bastarduar duke e trajtuar si “ndeshje futbolli, ku një pjesë bëhen me Gjermaninë, ndërsa të tjerët me Francën”. Në facebook, Patozi shkruan se ky lloj tifozllëku është qesharak, ndërsa shton se ata që mallkojnë Macron, në fakt duhet t’i jenë atij mirënjohës. “Ndaj edhe në rastin e djeshëm ne ngjasojmë me atë studentin përsëritës, që kthehet i gëzuar në shtëpi për shkak se pedagogët e komisionit nuk janë marrë vesh me njëri-tjetrin për tezat e provimit. A thua se e ka…

Read More