Tayna është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale si dhe një prej këngëtareve më të suksesshme aktuale në tregun muzikor. Profili i saj në Instagram ndiqet nga më shumë se një milion njerëz, ndërsa krahas imazheve që janë pjesë e karrierës artistike, ajo ndaj edhe fotografi që vë në plan të parë dukjen e saj. Dhe sa herë që poston imazhe të tilla, interesimi i fansave është shumë i madh. Gjatë të shtunës, Doruntina Shala (Tayna) ka publikuar një fotografi, në të cilën ka pozuar në mënyrë atraktive e veshur me fustan të kuq që vinte në pah bukurinë e…
Author: tirana
Pasi gjykata la në burg 3 protestuesit që u arrestuan pasi bllokuan rrugën tek “Astiri”, vjen një reagim nga kryetari i PD-së Lulzim Basha. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Basha sulmoi Ramën, ndërsa shtoi se në vend të tre baballarëve, në burg duhet te ishte kryeministri. Po ashtu Basha njoftoi se sot në orën 18:00 të bashkohet protestës në krah të banorëve te Unaza e Re. “Me urdhër të Edi Ramës, gjyqtari Arben Micko dhe prokurori Bledar Maksuti mbajtën sot në arrest Skender Dodën, Gramoz Shehun dhe Ilias Katiraj. Tre baballarë mbahen në burg sepse mbrojnë shtëpitë e fëmijëve nga…
Domatja është një ndër perimet më të pasura me vlera ushqyese që nuk mungon kurrë në tryezën tonë. Nëse e konsumoni atë në formë të papërpunuar, do të përfitoni shumë vitamina, minerale, fibra dhe antioksidantë. Por, domatja ka edhe anën e saj të errët, e cila shkakton efekte anësore në shëndet. Ja cilët janë efektet negative të saj nëse konsumohet në një masë të madhe: Rënie imuniteti: Elementi kryesor që gjendet në domate të freskët të papërpunuar është likopeni, një ‘pigment karotenoid’. Është një përbërje kimike që supozohet të mbajë larg shfaqjen e kancerit të gjirit. Por, konsumimi i tepërt…
Gjykata e Kavajës ka lënë në burg policin Bledar Toçi, i cili akuzohet për vrasjen e Dritan Haxhollit. Ngjarja në fjalë ndodhi ditën e enjte, në lagjen nr. 2 të Kavajës në banesën e Marsida Qatjas. Nga ambientet e spitalit të Durrësit, atje ku ai qëndron i shtruar pas një plumbi që mori në qafë.Nga hetimet e deritanishme, shkaku i kësaj ngjarjeje të rëndë me 1 viktimë, u bë 30-vjeçarja, nëne e 3 fëmijëve, e cila kishte pasur një marrëdhënie intime me Haxhollin, dhe më pas kishte vendosur të ndahej nga ai. Ky i fundit pasi nuk pranonte ndarjen, kishte…
Procesi i numërimit dhe verifikimit të zarfeve me vota, të ardhura nga Serbia, është ndërprerë rreth orës 11:00 të paraditës së sotme. Kjo pas aromës jo fort të këndshme që mbanin këto zarfe, arsyje për të ngritur dyshimet për mundësinë e ndonjë substance helmuese. Si pasojë raportohet të jenë helmuar rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve. Disa prej verifikuesve kanë pësuar alergji pasi kanë prekur zarfet me votat e ardhura nga Serbia. Disa prej verifikuesve u është shfaqur alergji në duar dhe fytyrë. Procesi është ndërprerë dhe nuk dihet kur do të rinisë.…
Piloti i ‘Mercedes’ Valteri Bottas ka fituar Çmimin e Madh të kësaj javë në Formula 1 të zhvilluar në Japoni. Finlandezi bëri një nisje spektakolare të garës ku nga vendi i tretë arriti shpejt të dilte në krye, një pozicion të cilin e mbajti deri në fund. Kjo ishte hera e tretë që Bottas arrin të fitojë një Çmim të Madh për këtë sezon. Ky është vitit i gjashtë radhazi që Mercedes triumfon radhazi, në të gjitha rastet po ashtu me Ferrari-n pasues në vendin e dytë.
Bernard Toçi, vëllai i policit që mbeti i plagosur pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Kavajë, ku u vra një person, është lënë sërish pas hekurave. Gjykata e Kavajës caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg”. Toçi u arrestua ditën e enjte, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia, pak pas vrasjes së Dritan Haxhollit në banesën e Marsida Qatjas, iu gjetën 7 dosa kokainë. Bernard Toçi akuzohet pasi iu gjet një sasi lënde narkotike në banesën e tij, për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Po sot do të mbahet seanca gjyqësore edhe për vëllain e tij…
Pas dy vitesh mungesë, ishte pikërisht ‘Klanifornia’ që e riktheu Marinën në ekran më të përgatitur se kurrë më parë. Në pjesën e parë që u zhvillua para një jave, moderatorja shkëlqeu me pamjen e saj, e veshur me një fund të gjatë të çarë në të dyja anët e këmbëve. Pak më parë, Marina ka zbuluar dhe look-un e mbrëmjes dhe sërish ka pikasur me zgjedhjen e saj. Ajo ka zgjedhur një bluzë të shkurtër me mangë të gjata që vjen kostum me një fund të zi dhe të ngushtë për trupi.
Biznesmeni dhe njëherazi vëllai i kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli, Eduard Leli është ndarë nga jeta paraditen e sotme në spitalin e Vlorës. 53 vjeçari Eduard Leli vuante nga një sëmundje e rëndë, prej të cilës kurohej prej një viti. Leli ishte ekonomist në profesion, ndërsa prej 30 vitesh kishte eksperiencë në tregun ndërkombëtar në proceset prodhuese të materialeve të ndërtimit dhe në industrinë e drurit.Ai ishte edhe drejtues i një televizioni lokal atje, ndërsa ka mbajtur edhe postin e menaxherit të konfindustrisë në qytetin e tij të lindjes.
Përmes një deklarate, avokati i Izet Haxhiajt, Idajet Beqiri ka sqaruar incidentin e ndodhur në 9 tetor, ku Haxhiaj u lëndua në furgonin e policisë. Sipas avokatit, pasi kishte dhënë dëshminë për rreth 36 orë tek Krimet e Rënda, Haxhiajt i është kërkuar që të ngrihet nga furgoni dhe në këtë moment sipas tij mjeti ka frenuar ashpër. Po ashtu ai thekson se Haxhiajt i është përplasur koka në kafazin e furgonit. “Një polic, që ndodhej në sedilen përpara kafazit të furgonit, i ka bërë shënjë Izetit të afrohej tek telat e izolimit të kafazit. Në momentin që Izet Haxhiaj…
Mijëra njerëz, disa duke bërtitur “Erdogan terrorist”, dolën në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera evropiane të shtunën në protestë ndaj sulmit turk ndaj kurdëve në Siri, raporton AFP. Protestuesit duke marshuar nën flamurin kurd të gjelbër, të kuq dhe të verdhë, tundnin pankarta duke lexuar “Trump = vrasës serik” ose duke e quajtur presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan “udhëheqësin e vërtetë të Daesh”, akronimin arab për grupin xhihadist të Shtetit Islamik. Organizatorët thanë se “më shumë se 20,000 njerëz” morën pjesë në demonstratat në Paris pasi Ankaraja përshpejtoi sulmin e saj mbi qytetet kufitare të mbajtura kurde në…
këngëtarja Gjira Kajtazi u bë nënë për herë të parë me një djalë, të cilit i vendosi emrin e veçantë Maël. Që nga momenti i ardhjes së tij në jetë, Gjira ka postuar vazhdimisht foto familjare në rrjete sociale. Duke qenë se reperja është nënë për herë të parë, shumica e pyetjeve që i janë drejtuar janë për të birin. Një ndër fansat e ka pyetur për emrin e vogëlushit, përsa ka zgjedhur ta quajë Maël dhe ç’kuptim ka si emër. ‘Tingëllon bukur, është melodik dhe i rrallë, do të thotë ‘princ’, Maël dhe nëna e tij- princesha Argjiro,’ ka…