Trajneri Ilir Daja në një intervistë për RTV Ora thotë që pëlqen Pep Guardiolën, por edhe Jurgen Klop. Për këtë të dytin, Daja thekson se adhuron mënyra e spostimit të lojës te porta kundështare. “Më pëlqen mënyra se si menaxhon Guardiola ekipet nga ana teknike dhe taktike, dhe shpesh herë mundohem të mësoj prej tij dhe t’i zbatoj te ekipet e mia”. I pyetur për sa i përket informacionit në internet, 53-vjerçari tregon se jo të gjitha gjërat mund t’i marrësh aty. “Klubet janë të kujdesshme që gjërat profesionale të mos i nxjerrin në rrjet. Por t’i mund të kuptosh…
Author: tirana
Një person ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy makinave në Shijak, në zonën e Hardhishtes. Nga informacionet e para mësohet se viktima është njëri prej drejtuesve të mjeteve, rreth 40 vjeç. Gjithashtu i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit tjetër, i cili është në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka shkruar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të sa
Avokati Maks Haxhia ditën e sotme është shtruar me urgjencë në spital. Mësohet se Haxhia ka pësuar hemorragji cerebrale. Për momentin, nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Mësohet se Haxhia se ka qënë në shtëpi dhe është transportuar për në një spital privat ku pritet ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Kujtojmë se Maks Haxhia është avokati që ka mbrojtur së fundmi dhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe është një nga avokatët penalistë më të mirë vend.
Nëse ka një person që ish-konkurentja e Big Brother, Xhensila Pere, do të donte ta largonte nga ekrani, e para është Eliona Pitarka Në rubrikën “Pyetje Hot”, në emisionin Glamour Zone, Xhensila u tregua më e sinqertë se kurrë duke përmendur emra. Moderatorja Ester Bylyku e pyeti konkretisht: Nëse do të kishe mundësi të largoje nga ekrani një figure publike, cila do të ishte dhe pse? Dhe Xhensila u përgjigj duke thënë emrin e aktores, që sipas saj nuk bën për atë rol që është përzgjedhur në emisionin “Klanifornia”. “Femër është. Nisur edhe nga ajo që sapo ka startuar… pashë…
Prokuroria e Apelit Durrës ka rrëzuar kërkesën e Prokurisë së rrethit, në lidhje me rastin e zv.drejtoreshës së Agjencisë Shtetërore të kadastrës Durrës, Lusiana Kola. Prokuroria e apelit pohon se pretendimet e prokurorit Arjan Ndoja, mbi çështjen në fjalë, janë të pabazuara në ligje e prova. Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, janë rrëzuar pretendimet e dërguara nga Prokurori i çështjes Ndoji, hetimet e të cilit çuan në burg drejtorin e këtij Kadastrës Durrës, Liridon Pula. Në seancën në ngarkim të zv.drejtoreshës, Lusiana Kola, prokuroria e apelit ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura për shpërdorim detyre, ndërsa është dhënë…
Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili ka pranuar prirjet e tij seksuale është gjithmonë në qendër të mediave rozë. Postimet e tij në rrjetet sociale kthehet jo pak herë në lajme. Së fundmi, biznesmeni ka reaguar shumë ashpër mbi faktin që Holanda doli kundra vendimit për hapjen e negociatave, duke vendosur disa pika për plotësimin e tyre. Madje Ilirjani nuk ka hezituar edhe të ironizojë. ‘I dashur Alvanoz Kavanoz, Holandezi Këndezi jua mblodhi nëse si lyej unë buzët lirshëm nuk hyni në BE. Prandaj po ri-filloj t’i lyej, do zoti jua kthej mendjen këto 7-8 ditë’, ka shkruar biznesmeni në…
Dyshja shumë e njohur e ekranit, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, tashmë nuk ngurrojnë ta pranojnë hapur dashurinë e tyre dhe aty këtu kemi dëgjuar nga të dy edhe deklarata dashurie për njëri-tjetrin. Madje, gjatë premierës së filmit të tij, regjisori iu drejtua Arbanës si “gjëja e tij më e mirë”, duke marrë vëmendjen e të gjithëve. Ata janë mbështetësit më të mirë të njëri-tjetrit dhe bashkëpunojnë për gjithçka. Së fundmi, Eduarti po e ndihmon Arbanën me librin e saj të ri të gatimit. Ai po asiston si fotografi personal i moderatores, duke shkrepur fotot e të gjitha ushqimeve që…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar në rrjetin social twitter pas vendimit të Komitetit të Nobelit për t’i akorduar këtë çmim për Letërsinë shkrimtarit austriak Peter Handke. “Nobeli për Letërsi iu dha Peter Handke, glorifikuesit të Millosheviçit, mbështetësit të genocidit kundër shqiptarëve të Kosovës, njeriut që qau në varrimin e kasapit të Ballkanit. Fal Zotit nuk është gjallë Hitleri se Nobelin do e fitonte “Mein Kampf”-i. #TurppërKomitetin”- shkruan ministrja Spiropali. Peter Handke njihet për mbështetjen e tij të hapur ndaj Sllobodan Millosheviçit. Ai gjithashtu ka qenë dhe një nga personat që ka mbajtur një fjalim…
Dashi Dashuria: Mos harxhoni më shumë kohë duke sqaruar një çështje që është e dashur për ju. Vetëm atëherë mund të gjesh harmoninë në jetën tënde private dhe të çlirohesh nga ajo që të mundon. Beqarët do kenë kthime dashurore dhe do të jenë në gjendje të rimarrin entuziazmin për të ardhmen. Puna: Ju duhet të rimerrni vendosmërinë dhe këmbënguljen që keni humbur për një kohë. Sidoqoftë, një lajm interesant po vjen. Demi Dashuria: Shumë çifte mund të planifikojnë një bashkëjetesë ose dasmë: do të jetë ëndrra e atyre që e presin këtë moment për kaq shumë kohë! Beqarët, nga…
Atmosfera në prag të takimit Turqi-Shqipëri nuk është aspak pozitive. Kjo pasi sipas FSHF-së federata turke po nxjerr probleme dhe pengesa për tifozët shqiptarë. E para është numri i biletave të vënë në dispozicion, pasi është thyer rregulli i FIFA-s me 5% të tifozërisë mike. Duke qenë se stadiumi i Fenerbache-s ka një kapacitet prej 50 mijë vendesh Shqipërisë i takonin 2500 bileta, por në dispozicion janë vënë vetëm 1 e 500. Punonjësit e federatës turke po bllokojnë materialet e lejueshme të tifozëve si shalle, flamunj dhe banderola.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë Kavajën në mesnatë. Një person me emrin Ditan Haxholli, ka mbetur i vdekur dhe një polic me emrin Bledar Toçi është plagosur. Deri më tani dyshohet se e gjitha kjo ka ndodhur për shkak të një femre të quajtur Marsida Qatja. Viktima mësohet se ka qenë ish i dashuri i Marsidës, i cili prej kohësh nuk pranonte ndarjen. 30-vjeçarja kërkonte që ai të largohej nga jeta e saj dhe kishte kërkuar ndihmë nga polici, Bledar Toçi për ta mbrojtur. Pas ngjarjes së rëndë, për “News21” ka folur edhe nëna e viktimës, Dritan Haxhollit.…
Dëshmia e Marsida Qatjës, të resë, në shtëpinë e së cilës ndodhi sherri duke sjellë një të vrarë dhe një të plagosur ka zbardhur shumë nga detajet e ngjarjes që tronditi Kavajën. Në dëshminë e saj para oficerëve të policisë gjyqësore, Qatja është shprehur se e ka bashkëshortin në burg në Gjermani. Mësohet se bashkëshorti i saj I.Hyseni është përmendur edhe nga ish-kryeministri Berisha pak vite më parë duke e akuzuar se ishte “pjesë e bandës së Elvis Roshit”. Bashkëshorti i Marsidës është dënuar për trafik droge në Gjermani dhe sipas dëshmisë së saj pritet të lirohet sëfundmi, gjë e cila kishte…