Author: tirana

Nëse vite me parë fëmijët me syze optike numëroheshin me gishta në shkollë, sot, në çdo klasë është i konsiderueshëm numri i tyre. Mjekët fajësojnë teknologjinë dhe aparaturat elektronike si shkaktarët kryesorë të dëmtimit të shikimit tek fëmijët. Pas vizitave të detyrueshme në grupmoshat 5-6 vjeç, para fillimit të shkollës, okulistët konstatuan se 3 në 10 fëmijë kishin ulje të shikimit dhe probleme te tjera. Sipas tyre, drita e telefonit dhe koha e gjatë përdorimit po shkakton probleme tek brezi i ri. “Në 10 fëmijë që do të regjistroheshin si grup në parashkollor apo klasën e parë, 3 nga këto…

Read More

Nga Mero Baze / Në fillim OSBE dhe më pas Bashkimi Evropian, kanë refuzar publikisht propozimin e Partisë Demokratike për aktorët që duhet të jenë në tryezën e bisedimeve për reformën zgjedhore. Propozimi I PD që bisedimet të jenë një pazar mes PS , PD, së Lulzim Bashës dhe një përfaqësuesi ndërkombëtar, në fakt më shumë se sa një formulë që zgjidh problemin e reformës elektorale, është një përpjekje e Lulzim Bashës për ti vënë vetes një çmim para se të ulet në treyzë. Ai kërkon të ulet në tryezë me kusht që Perëndimi dhe PS të marrin pjesë në…

Read More

Rudina Hajdari,deputete e PD, relativisht ka një karrierë të paktë në politikë. Por falë angazhimit të saj dhe mbiemrit të madh që mban,ajo tashmë është një ndër figurat më të njohura në opozitë. Por deputetja Hajdari vihet shpesh në qëndër të vëmendjes falë gafave që bën gjatë fjalimeve politike. E tillë ishte dhe gafa e sotme ku sipas saj, Lapraka është kryeqyteti i Tiranës. Deputetja Rudina Hajdari në teksa fliste për tryezën e thirrur nga OSBE-së për reformën zgjedhore dhe ndryshimin e sistemit elektoral, lëshoi perlën e rradhës. Deputetja ka folur për ndotjen e mjedisit në zonën e Laprakës, që…

Read More

“Lufta” në distancë mes Juventusit dhe Interit për titullin e sezonit 2005-2006 ka nisur një tjetër seri. Klubi bardhezi e ka apeluar sot titullin që aktualisht i ka kaluar Interit në gjykatën e CONI (Bordi i Garancive Sportive). Një titull që apelohet për herë të tretë nga ana e “Zonjës së Vjetër”, e cila e humbi për shkak të skandalit të Calciopoli në vitin 2006. Ky trofe i kaloi Interit, rivalit të Juventusit këtë fundjavë në kampionat.

Read More

Kokaina u zbulua nga autoritetet greke në Portin e Piresë dhe atje u vendos të zëvendësohej me oriz dhe të bëhej dorëzim i kontrolluar, me qëllim identifikimin e pritësve të ngarkesës. Ardian Bega rrëfen për hetuesit se me pronarin e anijes Anyway, Gentian Malindi njihet prej një viti e gjysmë dhe në port ai kishte marrë përsipër të shmangte rojen e në hyrje të Terminalit. “Gentiani më tha se do të më jepte 20.000 lekë të reja dhe më tha se s’kishte asnjë problem”, tha ai. Ai shpjegon se 15 minuta më vonë, është ngjitur më makinën që drejtonte Gentian…

Read More

Disa ushtarë spanjollë janë vënë në qendër të një debati. Një hetim ka nisur për ta, pasi u shfaqën në foto duke pirë birrë ndërsa i kishin lënë armët e tyre në tokë. Ushtarët u fotografuan të shtunën në Villafranca del Penedes teksa ishin kthyer nga një stërvitje në veri të Francës. Një zëdhënës i ushtrisë tha të hënën se ka nisur një hetim, ndërsa la të kuptohet se do të ketë masa disiplinore nëse do të konfirmohet se ushtarët po konsumonin birrë teksa mbanin edhe armët e rënda. Gjithashtu, ushtarët janë fotografuar brenda në një supermarket me armët në…

Read More

Pas OSBE-së edhe BE-ja ka dalë kundër propozimit të PD-së për krijimin e një strukture të posaçme me praninë e ndërkombëtarëve për reformën e re zgjedhore në Shqipëri. Zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Kociajancic tha për A2 se kjo nuk është një çështje që i takon BE dhe apelon për dialog mes palëve. “Nuk i takon Bashkimit Europian që të përcaktojë ose të bëjë komente mbi strukturën që duhet të përdoret për të lehtësuar konsultimet dhe më tej reformën zgjedhore. BE rithekson nevojën që të gjithë aktorët politikë të demonstrojnë gatishmëri të vërtetë për të kontribuar, përmes dialogut konstruktiv dhe…

Read More

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili ka pranuar prirjet e tij seksuale është gjithmonë në qendër të mediave rozë. Postimet e tij në rrjetet sociale kthehet jo pak herë në lajme. Së fundmi, biznesmeni ka vendosur t’i kthejë përgjigje të gjitha reagimeve jo fortë të këndshme. Përmes një postimi në ‘Instastory’, Ilirjani ka publikuar një foto ku qëndron i ulur në një bordurë, ku një shigjetë tregon drejtimin për në tualet. ‘Dedikuar injorantëve dhe idiotëve; më marshi të keqen dhe syri juaj në hale; Ishallah!’, shkruan ai mbi foton. Ndërsa në një tjetër foto biznesmeni shkruan: “Më marshin të keqen…

Read More

Deputetët e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë kërkojnë që 21 Janari të shpallet festë kombëtare zyrtare. Sipas tyre kjo datë përkon me çeljen e punimeve të Kongresit të Lushnjës në 21 Janar të vitit 1920. Por 21 janari përkon edhe me protestat e PS kundër qeverisë “Berisha” në vitin 2011, ku vdiqën para godinës së kryeministrisë katër protestues. Por çfarë është Kongresi i Lushnjës? Kongresi i Lushnjës është një nga kuvendet kombëtare më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Kongresi i Lushnjës rrëzoi Qeverinë e Durrësit dhe zgjodhi një qeveri të re kombëtare të drejtuar nga Sulejman Delvina. Kryeqytet…

Read More

Interi do të presë në fundjavë Juventusin për javën e shtatë të Serisë A italiane, aty ku me interes pritet debutimi i Kontes në derbi, përballë ish-skuadrës së tij. Zikaltërit po bëjnë shumë mirë deri më tani dhe kanë arritur të marrin 6 fitore në 6 ndeshjet e para, teksa Juventusi është ndalur në një barazim. Takimi do të zhvillohet në një stadium të tejmbushur, aty ku në “San Siro” do të ketë rreth 76 mijë tifozë. Deri më tani, janë shitur 72 mijë bileta dhe mediat italiane raportojnë se deri në orët e mbrëmjes do të jenë shitur të…

Read More

Këngëtarja, Çiljeta Xhilaga është e vendosur që në jetë, të mos merret vetëm me këngën, por të ketë edhe një biznes të sajin. Disa vite më parë, Çiljeta eksploroi në fushën e dyqaneve të veshjeve luksoze, por duket se nuk pati sukse, dhe përfundoi duke e mbyllur. Pas dështimit në biznesin e butiqeve, Çiljeta vendosi që bashkë me kushërinjtë e saj të operojë në një tjetër fushë, atë të restoranteve. “Piceri Berlusconi” është restoranti që u hap, i cili rezultoi i suksesshëm. Por, ditën e djeshme ka treguar se në të njëjtin emër me butikun që nuk pati sukses vite…

Read More

Në vitin 2000, Edi Rama do të garonte për Kryetar Bashkia në Tiranë. Aty do të fillonte edhe ngjitja e tij politike, ndërkohë që sikurse shihni edhe nga kjo video, bie në sy marrëdhënia e tij me Monika Kryemadhin mjaft e ngrohtë. Por ndryshe nga marrëdhënia e tyre aktuale tejet konfliktuale, mes dy këtyre figurave të rëndësishme politike ka pasur një marrëdhënie mjaft të mirë, madhe Kryemadhi nuk hezitonte që ti thurte lëvdata. Në atë kohë Kryemadhi kandidonte për këshilltare të PS në Këshillin Bashkiak të Tiranës. “Është ca hilacak ky Edi Rama. E ardhmja e një kombi është rinia…

Read More