Kësisoj, ushtrimet Qigong do jenë idealja për ta arritur një gjë të tillë. Por, përfitimet nuk mbarojnë këtu: ajo ju ndihmon edhe të humbni peshë. Përpara se të filloni ushtrimet, është e rëndësishme të ajroset dhoma dhe të ngrohen muskujt, transmeton lajmi.net. Me lejen e autorit të metodës Sergey Borodin, ekipi i Bright Side ka ndarë instruksionet e përforcimit fizik 10-minutësh. Imitimi i lojës me litar Mjafton të luani dorën nga njëra anë në tjetrën. Vendosini këmbët në gjerësi të shpatullave, lirojini duart tërësisht dhe filloni të rrotulloni trupin rreth boshtit të shtyllës kurrizore. Rrotullimi Shtrihuni në dysheme. Tërhiqni këmbët…
Author: tirana
-OSSHE ka njoftuar të tjera ndërprerje energjie në Tiranë për shkak të rikonstruksionit të kabinave. Përmes një njoftimi në Facebook, OSHEE bën me dije se për shkak të punimeve që po kryhen për rikonstruksionin e kabinave, në datat 18-19 shtator do të stakohet energjia në disa zona në kryeqytet: 18 shtator 12:00-15:00 rruga “Mihal Duri” 09:00-13:30 Rruga “Agush Gjergjevica”, Rruga “Todi Shkurti”, rruga “Budi” si dhe një pjesë e Qytetit Studenti 09:00-12:00 code it albania rruga “Sandër Prosi” pranë Fondit të Sigurimeve Shoqërore 19 shtator 09:00-15:00 Rruga e Elbasanit pranë ish-Trikotazhit pjesërisht 09:00-13:30 Rruga “Agush Gjergjevica”, Rruga “Todi Shkurti”, rruga…
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, studiuesi Erald Kapri ka publikuar një foto të rrallë të pistoletës tip “Revolver”, e cila i përkiste Mbretit Ahmet Zogu. “Një revolver i rrallë bërë me porosi për Mbretin Zog me gdhendje të artë “A. Zogu” në të. Truproja e Zogut ia fali oficerit polak Michael Lis (Michal Gradowski) i cili luftoi një vit në Shqipëri nën uniformën britanike. Sot, pjesë e koleksionit të armëve në Muzeun Imperal të Luftës në Londër”, – shkruan Kapri.
Sapo përmend emrin e blogerit Olti Curri mendja të shkon tek buzëqeshja me të cilat lëshon fjalët thumbuese, ndoshta edhe tek thurja e ndonjë lavde që nuk e jep nëse nuk e meriton. Këtë herë është barku i tij në qendër të vëmendjes. Rënia e dukshme në peshë e ka një shkak: rreziku nga sëmundjet. Për këtë arsye Olti vendosi të gjejë një zgjidhje të shpejtë ndërhyrjen në një klinikë proivate. Ekperiencën e tij para dhe pas ndërhyrjes për zvogëlimin e stomakut (sleeve gastrectomy) Olti Curri e tregon gjatë një interviste për ABC Neës. Pyetje: Olti, trupi yt ka marrë…
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë një interviste në Ditari në A2, mohoi të ketë negociata të fshehta për zgjidhjen e krizës politike. Kryemadhi nguli këmbë se opozita vazhdon të jetë e bashkuar dhe qëndrimin e saj të ndryshëm nga Lulzim Basha për t’u përballur në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, ajo e shpjegoi me arsyetimin se femrat janë më sfiduese se meshkujt. “Unë gjithmonë e kam thënë që politika duhet të përballet me sfidat e saj. Basha ka shumë të drejtë sepse në çfarë zgjedhjeje do të hysh me një kryeministër që akuzohet për bashkëpunim me krimin për vjedhjen…
Gonzalo Higuian ka shpërthyer në nervozizëm. Gjithçka ndodhi pasi nuk mundi të arrijë të kontrollojë një top. Kjo e nervozoi së tepërmi 31-vjeçarin, që reagoi ashpër. Fillimisht tentoi të sulmojë një prej trajnerëve te Juventusi, teksa më pas goditi me shkelm reklamat anash fushës. Situata kaloi pas ndërhyrjes së lojtarëve, Leonardo Bonucci, Paolo Dybala dhe Juan Cuadrado. Kjo nuk është hera e parë që Higuain humb qetësinë gjatë stërvitjes me ekipin. Një gjë e tillë ndodhi edhe në fund të sezonit të shkuar, ku në një seancë stërvitore me Chelsea humbi turuan duke debatuar me tone të ashpra me shokët…
Nga se shfaqet refluksi tek bebet dhe si ta trajtojmë? Një refleks natyral Regurgitimi ose refluksi janë terma mjekësore që shpjegojnë procesin e nxjerrjes së sasive të vogla të qumështit pas ushqyerjes. Është situatë normale tek bebet e shëndetshme dhe mendohet që vjen si rrjedhojë e sistemit të tretjes ende në zhvillim. Në shumicën e rasteve, nuk ka arsye për shqetësim. Tek bebet e vogla, valvula ndërmjet ezofagut dhe stomakut mund të mos funksionojë sic duhet duke mos arritur të mbyllë stomakun plotësisht. Në këtë moment qumështi mund të kthehet mbrapsht në ezofag ose në gojë. Kur bebja arrin në…
Pas vizitës 2 ditore për çështjen e shkarkimit të Presidentit Meta, një tjetër delegacion i Komisionit të Venecias do të mbërrijë në Tiranë nga 18 deri më 19 shtator 2019. Kësaj here Komisoni i Venecias do të jetë në kryeqytet si pjesë e hartimit të një opinioni për ligjin e Pasurive të Palujtshme. Ekspertët e Komisionit të Venecias do të rikthehen të enjten në Tiranë, megjithatë edhe më parë Ligji “Për Trajtimin e Pronës” është vlerësuar në përputhje të plotë me standardet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut nga Komisioni i Venecias. Në vitin 2016 Gjykata Kushtetuese i…
Nga Jeta Dedja “Koha për një përshkallëzim të ri kundër korrupsionit! Po punojmë për një program nxitjeje kundër heshtjes dhe denoncimit me provë abuzuesit. Një ide në diskutim është: Çdo student denoncues që sjell provë për presion korruptiv nga kushdoqoftë, zeron tarifën e merr bursë njëvjeçare!” Ky status i kryeministrit shqiptar në Twitter dhe Facebook më solli ndër mend filmin “Aromë gruaje” me Al Paçinon në rolin e një koloneli në pension, të cilit, gjatë një fundjave, meqënëse kishte humbur shikimin në luftë, e bija i punëson si shoqërues një student të quajtur Çarli. Studenti nuk rridhte nga një familje e…
Gjashtë kandidatë kanë shprehur interesin për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë. Pas rishpalljes nga Kuvendi i Shqipërisë, në datën 21.8.2019, të hapjes së procedurave të aplikimit për vendin vakant për 1(një) anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e “vakancës së parakohshme” të krijuar për shkak të mbarimit para afatit ligjor të mandatit të Fatos Lulo, kanë paraqitur kërkesën për shprehje interesi, si dhe dokumentacionin përkatës, kandidatët: 1. Ardita Buna Alsula2. Ded Kasneci3. Klodian Rado4. Regleta Panajoti5. Shaqir Hasanaj6. Vjosa Bodo Mujo
1-Përdorimi i krehërve të vjetërGabimi më i madh që bëjmë është mos largimi nga krehëri flokët e mbetura të cilët janë të mbushur me bakterie dhe mikrobe. 2-Përdorimi i një lidhëse elastike të fortëLidhëset më të mira për flokë janë ato të cilat janë të buta dhe që nuk i shtrëngojnë flokët shumë. 3-Përdorimi i kimikateve të ndryshme për flokëShumë kimikate të ndryshme për flokë nuk i dëmtojnë vetëm flokët mirëpo edhe shëndetin tuaj. 4-Të ngrini temperaturën shumë lart kur përdorni tharëse të flokëve Është thënë nga shumë stilist që temperatura e lart kur thani flokët nuk preferohet, duhet të…
Një mësues nga fshati Gremë i Komunës së Ferizaj shihet duke rrahur në orë të mësimit një nxënës me shuplaka.Në një video të publikuar nga mediet kosovare, shihet momenti i rëndë, kur mësuesi rreh nxënësin, ndërsa raportohet se ngjarja ka ndodhur në shkollën fillore “Enver Topalli”, në këtë fshat. Ndërkohë, raportohet se profesori me inicialet XH.T vazhdimisht ushtron dhunë fizike ndaj nxënësve. Komuna e Ferizajt ka marrë masa disiplinore ndaj mësimdhënësit Xh.T për ushtrimin e dhunës fizike ndaj nxënësit të shkollës “Enver Topalli” në Greme të Ferizajt.