Parashikimi i motit nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit: RESHJET Sot nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). TEMPERATURAT Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 19 / 30 °C në vendet e ulëta: 18 / 32 °C në vendet malore: 12 / 25 °C. ERA Sot era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare
Author: tirana
Policia e Krujës zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur në mesnatë në Nikel, Krujë ku në një biznes parukeri, u vendos lëndë plasëse. Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin që është 23 vjeçari me iniciale ‘L.C’. Dyshohet se në biznesin (parukieri) të shtetases R.Sh., 23 vjeçari ka vënë një sasi lëndë plasëse e llojit tritol, ku për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme material. Njoftimi i Policisë: Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një pune hetimore intensive kanë bërë të mundur…
Ditën e djeshme është shënuar një aksident tragjik me 4 punëtorë, të cilët ranë nga një skelë ndërtimi te rruga e Elbasanit në Tiranë dhe si pasojë, dy prej tyre ndërruar jetë. Përmes një video të publikuar në ‘Facebook’, ‘Nisma Thurje’ denoncon se në pallatin ku po kryeheshin punimet jeton zëvendës kryeministri Erion Braçe. Sipas denoncimit, në këtë pallat po implementohej një projekt i financuar nga Bashkia Tiranë për rregullimin e fasadës. ‘Policia dhe prokuroria kanë shumë punë për të bërë. Kjo ngjarje nuk mund të kalojë në heshtje e pa ndëshkim. Sepse kur nuk ka siguri teknike te projekti…
Për vdekjen e gazetarit të njohur Fatos Baxhaku shprehu ngushëllimin dhe Akademia e Shkencave. Përmes një postimi në ‘Facebook’, ASH ka përcjellë një mesazh mjaft prekës. ‘Fatos Baxhaku krijoi modelin e reporterit televiziv në një shoqëri të lirë. Ishte i pari që, me emisionin dokumentar ‘Jashtë bulevardit’ e shpërnguli gazetarinë shqiptare nga sallat e konferencave të shtypit, ku ishte vetëngujuar, tek jeta e njerëzve të zakonshëm të popullit, të braktisur në fatin e tyre’, shkruhet ndër të tjera në mesazhin ngushëllues të ASH. Statusi i plotë: Fatos Baxhaku u nda nga jeta. U nda nga jeta në mënyrë të parakohshme…
Nga Mero Baze / Kokëdhima në Portopalermo nuk është një njeri normal. Dhe njihet nga kushdo që ka shkuar qoftë dhe një herë, që nuk është normal. Nuk besoj se aty ka turistë apo vizitorë, që shkojnë për herë të dytë . Ai ka mbijetuar fal pozicionit që ka zaptuar në atë rrugës, privatizimit të plazhit dhe rezevateve të peshkut që ka bërë aty. Skena makabër me turistët spanjoll, tejkaon cdo skenar hollivudi dhe nuk ka aktor që ta merr përsipër. Por cdo gjykim mbi një të sëmurë mendor është humbje kohe. Është njësoj si të gjykosh atë që vrau…
Shumë shpejt, Europa Perëndimore do të përballet me një kërkesë të lartë për fuqi punëtore, për shkak se, në shumicën e vendeve të zhvilluara, sidomos në Gjermani, popullsia në moshë pune është futur në një cikël rënës, analizoi së fundmi Instituti Ndërkombëtar i Vjenës për Studime Ekonomike. Por gjithashtu, vendet e Lindjes dhe Ballkani Perëndimor dhe sidomos Shqipëria do të përballen me tkurrje të forcës së punës edhe më shumë se Europa Perëndimore për dy arsye, atë të emigracionit të lartë dhe rënies së numrit të lindjeve. Instituti i Vjenës i bëri thirrje Bashkimit Europian përmes këtij studimi se zgjidhjet…
Rregulloja e Ballkanit Perëndimor ka sjellë qindra mijëra punëtorë nga vendet e rajonit në Gjermani. Por si i shikon ata ekonomia gjermane? Eksperti Ëido Geis-Thöne bën një bilanc për Deutsche Ëellen. Deutsche Ëelle: Zoti Geis-Thöne, tregu gjerman i punës nuk ia del dot pa fuqinë e huaj punëtore: Rregullorja e Ballkanit e qeverisë gjermane ka sjellë vitet e fundit mijëra punëtorë nga Ballkani Perëndimor në Gjermani, si do ta vlerësonit ecurinë e saj deri tani? Geis-Thöne: Rregullorja e Ballkanit Perëndimor është një sukses i madh, deri vonë në vitin 2015 ne kishim një numër të madh azilkërkuesish në Gjermani, qe…
Futbolli është i paparashikueshëm, por ndonjëherë dhuron përralla të vërteta.Veterani i Bilbaos, Aduriz, u fut në minutën e 88-të në vend të i Naki williams, por mjaftoi 1 minutë që të bëhej protagonist me një gjysmëroveshatë që çmendi stadiumin “San Mames” dhe ngriti në këmbë të gjithë. Një gol që do të mbahet mend gjatë. Fitore spektakolare dhe 3 pikë me peshë për Athletic. Barcelona goditet kështu që në start. Jo vetëm që humbet Suarez për dëmtim, por edhe ndeshjen. Aduriz, një përrallë për t’u treguar. Futbollisti më i dashur për tifozët që shënon…
Prefekti i Shkodrës, Çesk Millja ka thirrur të hënën mbledhjen për konstituimin e Këshillit Bashkiak të bashkisë Shkodër. Mbledhja do të zhvillohet jo në ambientet e bashkisë, por në ambientet e rektoratit “Luigj Gurakuqi”. Mbledhja ka në rend ditë 3 pika. Konstituimin e Këshillit Bashkiak dhe zgjedhjen e organeve drejtuese e përfaqësuese. Zgjedhjen e përfaqësuesve të këshillit të bashkisë në këshillin e qarkut Shkodër dhe shpalljen e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të bashkisë Shkodër. Por në kushtet ku ndodhet bashkia Shkodër, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, pika e tretë e rendit të ditës është e pavlefshme.
Nje 31 vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të Liqenit të Thatë, në Tiranë. Policia ka gjetur pa shenja jete shtetasin G. S., 31 vjeç, banues në Tiranë. Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati Nr 2 Tiranë më datë 08.08.2019, për largim nga banesa Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me dhunimin e turistëve spanjollë në jug të vendit nga pronari i një lokali. Në facebook, Rama e quan barbar pronarin e lokalit, ndërsa uron që ai mos i shpëtojë drejtësisë. Për turistët, Rama tha se i ka kërkuar falje dhe thotë se ata do të rikthehen përsëri në Shqipëri. Rama në Facebook Barbari që goditi miqtë spanjollë, shkeli mbi kodin e shenjtë të mikpritjes shqiptare, duke na turpëruar te gjithëve. Mikpritja është fuqia më e pakonkurrueshme e turizmit shqiptar, e cila mbreson të gjithë të huajve që na vizitojnë dhe përtej defekteve,…
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se kryeministri Edi Rama urdhëroi Valdrin Pjetrin që të largohej. Në një reagim, Bardhi thotë se dorëheqja e Pjetrit nuk është as pendëse dhe as reflektim, por mashtrim. Gazment Bardhi thotë se rasti i Shkodres i dha te drejte opozites, që pa largimin e Rames nuk ka mirëqenie. Reagimi i Gazment Bardhit Përballë presionit të opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtarë, pasi konfirmoi edhe njëherë, në mënyrë të përsëritur, se pushteti i tij mbijeton vetëm për shkak të lidhjeve me krimin, Edi Rama urdhëroi drejtuesin e tij politik në Shkodër të tërhiqej.…